Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 09:54 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike
12 Tetor 2017 - 11:52 | përditesuar në 15:00
Kryeministri Rama vizitė nė
Itali, intervistė pėr “La Repubblica”
Kryeministri Edi Rama ishte nė njė vizitė zyrtare ditėn e djeshme nė Itali ku u takua me homologun e tij Paolo Gentiloni. Prestigjozia “La Repubblica” ka zhviluar njė intervistė me Kryeministrin Rama. Gjatė intervistės Rama ka folur pėr bashkėpunimin mes Shqipėrisė dhe Italisė si dhe pėr procesin e integrimit tė vendit tonė nė BE.

Intervista e plotė e Kryeministrit:

Shqipėri, Kryeministri kėrkon Europėn: "BE-ja mund tė garantojė paqe dhe mirėqenie"

Lideri socialist Edi Rama, i rizgjedhur para pak kohėsh, u takua nė Romė me Paolo Gentilonin: "Me cilėndo qeveri italiane, simbioza ėshtė e thellė: Ndihmojmė njėri-tjetrin"

ROMĖ - "Shqipėria, shqiptarėt mbeten vendi dhe populli mė europianist nė Europė. Dhe jo vetėm sepse duan tė bėhen tėrėsisht pjesė e njė blloku politik dhe ekonomik qė e ndjejmė si shtėpinė tonė dhe qė do tė ndihmojė zhvillimin tonė, stabilitetin tonė. Por sepse Ballkani mbetet njė rajon ku kujtimi i luftėrave ėshtė ende i gjallė. Historia mund tė pėrsėritet dhe lindja dhe suksesi i BE-sė i detyrohen kėtij fakti: Ajo i garantoi popujve europianė paqe dhe mirėqenie, siē nuk kishte ndodhur kurrė nė tė kaluarėn”.

Edi Rama, lideri socialist shqiptar, ka pak qė ėshtė rizgjedhur si kryeministėr i vendit tė tij. Dje, ai kreu vizitėn e parė nė Europė pas rizgjedhjes, nė Romė, pėr t’u takuar me Paolo Gentilonin. “Me ēdo qeveri italiane, nga Prodi tek Berlusconi dhe Matteo Tenzi, prej vitesh tashmė, simbioza me Italinė ėshtė e thellė. Kam ambicien tė them se ndihmojmė njėri-tjetrin”.

Zoti kryeministėr, ju e pėrsėrisni gjithmonė se “Shqipėria ėshtė vendi mė europianist nė Europė”, objektivi pėr tė hyrė nė BE mbetet themelor pėr ju. Por mendoni se BE-ja, e hutuar dhe e pasigurt gjatė kėtyre viteve tė fundit, do ta gjejė ndonjėherė forcėn qė tė zgjerohet duke pranuar edhe Shqipėrinė?

“Tė gjitha sondazhet vazhdojnė tė konfirmojnė se populli shqiptar ėshtė mė europianisti mes popujve europianė. Ne shqiptarėt i kemi ende tė freskėta kujtimet e luftėrave, luftėrave tė Ballkanit qė kanė pėrfunduar para pak vitesh. E kemi ende tė gjallė kujtimin e regjimit komunist. E kuptojmė deri nė fund vlerėn e BE-sė, njė aleancė e lindur pėr tė sjellė paqe mes vendeve qė kanė luftuar me shekuj mes njėri-tjetrit, njė aleancė qė ka pasur njė sukses tė jashtėzakonshėm, edhe pse sot strukturat e saj duhet tė modernizohen.  Por tė vėsh nė diskutim mėnyrėn sesi funksionon BE-ja, ėshtė e dobishme; tė vėsh nė diskutim objektivat e saj strategjikė do tė thotė tė mos njohėsh historinė, tė dish se asgjė nuk ėshtė njė herė e pėrgjithmonė. Besoj se BE-ja do tė dijė tė bėjė dallimin mes krizave qė kanė tė bėjnė me rritjen e saj dhe braktisjes sė idealeve dhe parimeve tė saj strategjike. Projekti i BE-sė ėshtė absolutisht i vlefshėm si horizont paqeje pėr tė gjithė ne".

Pse Ballkani vazhdon tė jetė nė objektivin e Rusisė, Turqisė, fuqive autokratike qė duket se luajnė kėtu njė pjesė tė rivaliteteve tė tyre gjeopolitike?

"Ka njė dallim tė rėndėsishėm, nė perceptimin tonė, mes Turqisė dhe Rusisė. Ne shqiptarėt e shohim Turqinė si njė shtet tė rajonit, qė po pėrpiqet tė luajė rolin e tij, pa u munduar t’u imponojė asgjė vendeve tė Ballkanit. Ėshtė njė vend i lidhur me perspektivėn euroatlantike. Rusia ka lidhje me Serbinė, me botėn sllave, por e pėrdor kėtė lidhje sikur tė ishte njė gur shahu nė fushėn e interesave tė saj gjeostrategjikė; luan nė Ballkan pėr tė garantuar diēka tjetėr, nė nivel global, nė marrėdhėniet me Europėn dhe Shtetet e Bashkuara”.

Moska luajti rol nė pėrpjekjen pėr tė eliminuar Kryeministrin e Malit tė Zi, disa muaj mė parė. Mendoni se Rusia ėshtė kaq e fiksuar nga roli i saj nė rajon, sa tė arrijė tė bėjė lėvizje tė tilla?

"Nuk do e fusja sjelljen e tyre nė fushėn e “fiksimeve”. Ėshtė siē thashė, manovra qė do tė sabotonte hyrjen e Malit tė Zi nė NATO ishte pjesė e kėsaj loje gjeostrategjike qė pėrpiqet t’i ndryshojė rrjedhėn vendeve tona. Ne nuk e duam kėtė. Pėr Moskėn ishte e rėndėsishme tė thyente unitetin e vendeve tė Ballkanit qė nė bregdetin Adriatik janė tashmė tė gjithė anėtarė tė NATO-s”.

Nuk mendoni se SHBA-ja po heq dorė nga njė rol i fortė nė rajon?

"Roli i saj ėshtė thelbėsor. Pas 40 vitesh komunizmi totalitar shqiptar dhe fiksimi  anti-imperialist e anti-amerikan, populli shqiptar zhvilloi njė aspiratė tė thellė pėr vlerat liberale amerikane dhe europiane dhe roli i ekuilibrit tė Shteteve tė Bashkuara nė zonėn tonė ėshtė i domosdoshėm".

Ju e keni thėnė disa herė se pas luftėrave ballkanike nė vitet ’90-tė, vendet e rajonit po shndėrrohen nga “armiq nė fqinj”. Ē’do tė thotė kjo? Ēfarė marrėdhėnie keni me Serbinė?

"Katėr vite mė parė, unė vizitova Beogradin si kryeministri i parė shqiptar qė prej 1946-ės; Presidenti Vucic ishte i pari qė vizitoi Shqipėrinė pas 60 vitesh. Po ngremė nė kėmbė njė plan ambicioz pėr tė hequr tarifat doganore, lehtėsuar tregtinė dhe hap pas hapi, kjo do tė na ndihmojė tė tejkalojmė dallimet mes nesh, tė zgjidhim ēėshtjet tona. Kosova ėshtė njė pikė e mosmarrėveshjes, por arrijmė ta menaxhojmė. Mund tė bashkėpunojmė".

Meqė u pėrmend Kosova: ēfarė mendoni pėr ndarjen e Katalonjės?

"Nuk mė pėlqen kur dikush nga jashtė flet pėr punėt e njė vendi tjetėr. Por sigurisht preferoj proceset politike qė bashkojnė, qė afrojnė".

Shumė flasin pėr Lazaratin, fshatin ku kultivohej marjuana: ekzistojnė akoma kėto oaze tė krimit nė Shqipėri?

"Me ndihmėn e qeverisė italiane, tė Guardia di Finanza, kemi kontrolluar javė pas jave situatėn nė Lazarat dhe nė zonat ku organizatat kriminale vepronin. Po presim raportin e fundit tė Guardia di Finanza, por po ju them se kėto fusha tė paligjshmėrisė totale janė shkatėrruar".

la repubblica
(Intervista e Kryeministrit nė "La repubblica")

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

9 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Shqipėria si Finlanda, modeli i ri i arsimit nga zv.ministrja Shahini
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Mediu: Pyetja ime pėr Bashėn pse opozita s'ėshtė nė sheshe?
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 24/11/2017, VITI VII- NR.278