Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 18:03 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike
12 Janar 2018 - 16:43 | përditesuar në 20:07
Qeveria ‘Rama 2’ ėshtė zhvendosur nė Lezhė nė fundjavė nė njė mbledhje dy ditore, qė ėshtė kthyer nė traditė me marrjen e mandatit tė dytė. Mbledhja ka si qėllim njohjen e kabinetit qeveritar me problemet e zonės. Mbledhja zhvillohet tė premten dhe tė shtunėn, ndėrsa ka nisur pasditen e sotme nė orėn 16:00 nė ambientet e bibliotekės.

Nė pėrfundim tė mbledhjes, kryeministri Edi Rama njoftoi pėr mediat edhe vendimet qė kishte marrė qeveria nė mbledhjen e sotme. Mbėshtetja pėr agro-turizmin, porti i Shėngjinit, debati pėr tepsinė, protesta e banorėve tė Torovicės, por edhe investimet nė qark ishin pjesė e mbledhjes dhe vendimeve.

Rama u shpreh se qeveria ka miratuar njė projekt pėr rindėrtimin e portit tė Shėngjinit, ndėrsa theksoi se ashtu si nė Durrės dhe kėtu duhet njė reformė e thellė, pasi ėshtė njė nga shembujt e tepsisė, ndėrsa kėrkoi hetim pėr keqqeverisjen nė administrimin qė ėshtė bėrė. "Nė port duhet njė reformė shumė e thellė e administratės sė portit. Ėshtė njė nga ato ēuditė e mėdha qė kemi trashėguar nga epoka e tepsive dhe nėse, ndėrkohė ka njė proces tė hapur penal, apo njė kallėzim tė paktėn penal pėr Portin e Durrėsit ku ėshtė bėrė njė hata e madhe e ku shpresoj shumė qė prokuroria tė bėjė punėn e vet pėr tė ndėshkuar pėrgjegjėsit, edhe kėtu, sigurisht, rruga e ndėshkimit duhet tė jetė pjesė e kėtij procesi reformimi". Porti i Shėngjinit nė mandatin e parė tė qeverisė Rama u drejtua nga pėrfaqėsues tė zgjedhur nga LSI, qė ishte aleatja kryesore nė bashkėqeverisje. 

"Vendosmėria ime pėr t’i shkuar deri nė fund ēuarjes sė tepsisė pėr skrap ėshtė mė e madhe se kur jam zotuar dhe do tė jetė cdo ditė edhe mė e madh, vėshtirėsia ėshtė cdo ditė edhe mė e madhe. Ky proces ka dy anė, njėra reformimi i administratės dhe kjo nuk ėshtė cėshtje drejtorėsh, por modernizimi".Pak ditė mė parė deputeti i PS, Pjerin Ndreu lėshoi kritika tė forta nė drejtim tė Ramės dhe qeverisė, pasi ende sipas tij po mbajnė nė administratė tepsinė e LSI-sė.

Rama sot u prit me protesta nė Lezhė nga banorėt e Torovicės, tė cilėt kėrkojnė ndėrtimin e rrugės. Kryeministri u shpreh se pas tyre qėndron opozita, ndėrsa rruga do tė ndėrtohet brenda mandatit. Njė tjetėr temė e rėndėsishme ishte edhe reforma e ujit, pėr tė cilėn Rama theksoi se pėr familjet nė nevojė matėsat do tė jenė falas. Kjo ėshtė mbledhja e parė e qeverisė pėr kėtė vit nė qarqe, ndėrsa vitin e kaluar u zhvilluan dy nė Vlorė dhe nė Dibėr

Deklarata e Ramės pas mbledhjes
Miratuam njė vendim pėr stimulimin e agro-turizmit, do tė ketė njė plan kombėtar pėr zhvillimin. Besoj qė do tė mbėshtesim ecurinė nė kėtė drejtim, pasi potencialet kėtu janė realisht tė mėdha. Subjektet do tė pajisjen me njė certifikatė tė posaēme. Kemi bindjen qė kėtu potenciali ėshtė i madh dhe ka njė hapėsirė pėr rritjen e punėsimit.

Nė javėt nė vijim do tė miratojmė edhe programin pėr agro-turizmin. Njė tjetėr vendim ėshtė ai i pėrcaktimit tė njė liste pas njė procesi relativisht tė gjatė bashkėrendimi pėr 100 fshatrat ku ne do tė stimulojmė zhvillimin e integruar rural pėr tė modelin e ri qė mė pas do tė shtrihet edhe nė pjesėn tjetėr tė hapėsirės rurale. Fishta ėshtė njė prej kėtyre 100 dallėndysheve tė para.

Ky model ka tė bėjė me infrastrukturėn, me ndėrhyrjet nė dobi tė trashėgimisė kulturore. Do ndėrtohet aksi Milot-Balldren dhe Shėngjin-Velipojė, do tė ketė edhe njė numėr projektesh nė infrastrukturė, rindėrtimi i terminalit tė pasagjerėve.

Ata qė kishin marrė pėr tė bėrė kėtė rrugė po inpenjohen duke stimuluar protestat. Pavarėsisht se kur e kishin nė dorė pėr ta bėrė rrugėn i bėnė atė qė nuk duhet. Nga ana tjetėr janė edhe disa projekte ujėsjellėsish. Duhet ėt shkojė deri nė fund reforma e ujit, sot ne kemi miratuar edhe njė vendim me rėndėsi pėr subvencionimin e kontratave nga shteti dhe vendosjen falas tė matėsve pėr familjet nė nevojė.

Pyetjet nga gazetarėt:
Nė lidhje me integritetin, sa nė dijeni jeni me drejtuesit qė janė emėruar nė Lezhė?
Vendosmėria ime pėr t’i shkuar deri nė fund ēuarjes sė tepsisė pėr skrap ėshtė mė e madhe se kur jam zotuar dhe do tė jetė cdo ditė edhe mė e madh, vėshtirėsia ėshtė cdo ditė edhe mė e madhe. Ky proces ka dy anė, njėra reformimi i administratės dhe kjo nuk ėshtė cėshtje drejtorėsh, por modernizimi. Me kėtė kuptoj edhe disa gjėra qė janė pėr t’u zhvilluar, uljen drastike tė kohės dhe shpenzimeve tė njerėzve qė kanė nevojė tė marrin njė shėrbim. Kjo ka ndodhur pėrmes kalimit tė shumė proceseve online. Po shkurtohet shumė masa e kontakteve qytetarėve dhe administratės. Sė shpejti do tė kemi njė event publik pėr kėto masa. Pėr ta prekur progresin do tė duhet ende kohė. Drejtorėt e rinj nė spitale, burgje dhe hipoteka janė tre muaj nė provė. Nuk ėshtė cėshtje partie, por tė gjitha kanė mėkatet e tyre. Nė harkun e kėtij mandati ndryshimi do tė jetė shumė i ndjeshėm.

Protesta e banorėve tė Torovicės?
Pėr ju qė kaloni cdo ditė, aty ėshtė njė torturė, por unė nuk iu kam thėnė do tė bėj sot, por brenda kėtij mandati. Mundėsitė tona kėto janė. Shumė me rėndėsi rruga Shėngjin-Velipojė, do tė sjellin zhvillim dhe patjetėr rruga e Torovicės ėshtė pjesė e planit, pasi ėshtė njė rrugė ferri, sikur thonė banorėt. Projektet i bėn bashkia dhe qeveria i mbėshtet.

Porti i Shėngjinit
Kemi miratuar sot njė projekt pėr portin e Shėngjinit pėr njė rindėrtim, por aty duhet njė reformė e thellė e administratės, ėshtė njė nga ēuditė e mėdha qė kemi trashėguar nga tepsia. Nėse ka njė proces tė hapur penal pėr portin e Durrėsit, ku ėshtė bėrė njė hata e madhe dhe prokuroria tė bėjė punėn e vet dhe kėtu rruga e ndėshkimit duhet tė jetė pjesė e kėtij procesi.

Financimet nė Lezhė
Nė tė gjithė qarkun kemi financuar 220 projekte, por do tė bėjmė edhe mė shumė. 

d.b/shqiptarja.com

18 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
honolulu Hetim dhe portit te Vlores, z. Rama, porti me i korruptuar ne shqiperi, sillnimnje ere ndryshimi per vloren tone, se ngelem vetem me nje port baktacinj dhe kazanxhinj qe i ka zene b;;;tha tutkall ne karrike...
avatar
Anonim
Saikeq tahiri Po edvin kemi besim te plote tek ty.ata miqte kriminele i takove andej nga lezha apo nuk mund te ekspozohesh shume keto kohe?
avatar
Anonim
Sailkeq lulush kryelopa Saliu, konja e tij Luli, Monalike kryelopa jane vrases, kriminele dhe hajdute te pangopur.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Rama mesazh Bashės: S'ka pakt pėr mbylljen e dosjeve
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/01/2018, VITI VIII- NR.16