Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:06 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
08 Shkurt 2013 - 13:48
Mbikqyrja e SHISH, më 28 shkurt
miratohet ligji në Kuvend
Konferenca e Kryetarëve vendosi dje që në e datës 28 shkurt të miratohet ligji për mbikqyrjen e institucioneve të inteligjëncës në vend, përfshirë këtu edhe SHISH. Drafti i propozuar nga demokrati Leonard Demi, është shpërndarë për deputetët dhe miratimi i tij do të krijojë mundësinë që Kuvendi të kontrollojë të gjitha shërbimet informative.

Pr/ligji futet në Kuvend pas këmbënguljes së madhe të opozitës për mbikqyrjen parlamentare të Shërbimeve informative dhe të sigurisë në vend. Pr/ligji parashikon ngritjen e një nënkomisioni që të mundësojë ushtrimin e një mbikqyrje parlamentare efikase mbi shërbimet informative dhe të sigurisë, në veçanti mbi ligjshmërinë e aktivitetit dhe veprimtarisë së tyre mbi buxhetin dhe shpenzimet e tyre financiare si dhe nivelin mbikqyrës demokratik të ushtruar nga qeveria.

Ky nënkomision do të drejtohet nga nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni. Nënkomisioni do t`i paraqesë Kuvendit raportin mbi punën e tij gjatë vitit dhe përfundimet e përgjithshme të mbikqyrjes dhe i propozon Kuvendit të miratojë qëndrimet dhe vendimet lidhur me këtë mbikqyrje.

Mbikqyrja e shërbimeve informative është veprimtari e domosdoshme sepse mënjanon tensionet që krijohen midis shërbimit të fshehtë dhe demokracisë. Sipas relacionit të ligjit, Kuvendi duhet të informohet për aktivitetin e SHISH. Takimet e këtij nënkomisioni bëhen me dyer të mbyllura.

(sg/shqiptarja.com)

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172