Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 12:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike NGA JAKIN MARENA
13 Prill 2013 - 02:00
“Merkato” e deputetëve
të PS, lëvizjet e reja
TIRANE - “Merkato” e deputetëve ka kohë që ka filluar, duke gërryer copë pas cope grupin parlamentar socialist por dhe figurat e saj, të cilat e kanë përfaqësuar atë në këto katër vite në Kuvend. Kështu nga socialistët ditët e fundit kanë ikur dy deputetë, dhe jo pa ndonjë peshë elektorale, por që kanë pasur mbështetje në zonat e tyre si dhe që kanë mbështetje tashmë dhe në zonat ku mendohet të kandidojnë.

Në fillim është larguar nga grupi parlamentar i PS deputeti i vetëm i qarkut të Kukësit Asllan Dogjani. Që kishte filluar me kohë përplasjen në grupin parlamentar të PS me kreun e kësaj partie, Edi Rama.

Por që kapaku iu vu pikërisht në momentin kur Rama i bëri të ditur se nuk do ishte kandidat për deputet në qarkun e Kukësit, por që ishte ngarkuar të punonte me elektoratin në zonën e Kamzës, Bathores e Paskuqanit, pikërisht aty ku ka pasur ardhje pas viteve ’90, duke i populluar këto zona dhe që janë një kontigjent i fortë elektoral për gjithë partitë.

Pasi është bindur se nuk do të jetë kandidat për deputet në qarkun e Kukësit në listën e PS, teksa Rama kishte prezantuar në krye të listës në këtë qark ish-prokurorin Vexhi Muçmatajn, deputeti Dogjani deklaroi se do të largohej nga PS dhe do të dalë jo vetëm deputet i pavarur por do kandidojë si deputet i pavarur.

Një deklaratë të tillë Dogjani e bëri pikërisht një ditë para se Berisha, pas largimit të LSI nga qeverisja do votonte në Kuvend ministrat e rinj, duke i dhënë të nesërmen dhe votën pro dhe duke shpëtuar qeverinë nga rënia. Ndërkohë Dogjani, përpos votës për mbajtjen në këmbë të kësaj qeverie dhe asaj të premtuar për ndryshimin e KQZ e votën për kandidatin e PR në vend të anëtarit të LSI, në vend që të punonte për PS në Kamzë, Bathore dhe Paskuqan, mësohet se tashmë po punon për PD pikërisht në këtë zonë, në përpjekje për të maksimalizuar votat për këtë parti.

Mësohet se deri më tani Dogjani ka takuar strukturat e PD dhe pritet që të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës që përfshin këto zonë elektorale, nga më të ndjeshmet në vend. Ende nuk është konfirmuar vendimi për kandidimin e tij në listën e PD. Vetë Dogjani ka deklaruar votën pro mazhorancës për anëtarin e KQZ, por dhe ka filluar takimet me strukturat e PD në zonat përreth Tiranës.

Një emër tjetër që ka lëvizur nga PS për të kaluar i pavarur, është dhe deputeti i qarkut të Lezhës Gjovalin Kadeli. Që ka një mbështetje të fortë në këtë qark dhe pritet të kandidojë në listën e PD. Madje burimet brenda selisë blu saktësojnë se do jetë i dyti në listë, pavarësisht se vetë Kadeli e ka mohuar këtë fakt.

Por për vetë mbështetjen që ka në këtë qark, Kadeli është i mirëpritur nga strukturat demokrate dhe për faktin se bashkë me të kanë lëvizur disa drejtues të PS të Lezhës por dhe të njësive vendore. Nga ana tjetër pritet që të lëvizin dhe deputetë të tjerë nga lista aktuale e deputetëve të PS, që nuk e gjejnë veten në listën përfundimtare të PS për qarqet respektive, në vendet e preferuara ku dhe të kenë shansin për të qënë deputetë.

Lëvizjet me të mundshme pritet të ndodhin në qarkun e Fierit, atë të Elbasanit, Vlorës, Durrësit, Tiranës por dhe të Korçës, por që këtë radhë destinacioni pritet të jenë partitë aleate, duke filluar me PBDNJ, ku një nga deputetët e Fierit ka filluar kontaktet, por e te PSD, LSI, PDS apo ndonjë parti tjetër, duke mos preferuar lëvizjen jashtë koalicionit opozitar.

Përjashtim bën deputeti Kastriot Islami, që ende nuk është fiksuar në asnjë listë kansidatësh për deputet, pavarësisht se asnjëherë nuk e ka thyer “vendimin” politik të PD, duke votuar gjithnjë për të.

“MERKATO” E DEPUTETËVE TË PS NDËR VITE

Lëvizjet e deputetëve 2009-2013

Largimet nga PS

Vangjel Tavo nga PS te LSI
Shpëtim Idrizi nga PS te PDIU
Gjovalin Kadeli nga PS i pavarur
Asllan Dogjani nga PS i pavarur
Kastriot Islami nga PS i pavarur

Lëvizjet e deputetëve 2005-2009

Largimet nga PS

Tom Doshi nga PS te PDK te PS
Petro Koçi nga PS te PSV 91
Luan Memushi nga PS te LSI
Taulant Dedja nga PS i pavarur
Durim Lamaj nga PS i pavarur
Durim Hushi nga PS i pavarur
Bukurosh Stafa nga PS i pavarur
Paulin Sterkaj nga PS i pavarur

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

12 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Te pa vleret Asnje nga ato emera qe shkruhen ne lista e te larguareve,nuk kane patur dhe nuk kane asnje vlere.jo vetem per PS,por as per familjet e tyre e jo me per partite tjere.A e shihni FRD qe ju thote s'ju duam,qe do te thore se i kane njohur mire se kush jane.Tradhetaret heret a vone kane te njejtin shperblim.Para partizane se e cliruat parlamentin.HA HA HA HA ,gallate deputetesh te pa dine e imane.
avatar
Anonim
AGAI i Floqit Keta qe largohen do te marin preshin e Kasharit...
avatar
Anonim
Andi Lere lere hall i madh se ikin keta lloj burrash. Me mire. Ishallah marrin me vete dhe ca te tjere dhe pastrohet ca PSja. Nuk ka nevoje e majta per keta palo. Ka plot te tjere me integritet e figura qe mund te na perfaqesojne.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 27/07/2017, Viti VII - NR.175