Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 08:24 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike
12 Tetor 2017 - 21:26
Mesazhi i fundit i Dritan Priftit për
politikën, ç'tha ai para zgjedhjeve
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjisë, Dritan Prifti, i cili sot u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, u shkëput nga jeta aktive në politikë që në vitin 2013. Ishin ngjarjet e janarit 2011 ato të cilat edhe shenjuan fatin politik të Priftit, duke trazuar jo pak edhe situatën politike në vend që u bë shkak për demonstratën e 21 janarit, ku humbën jetën katër protestues të opozitës së djeshme. 

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, Prifti rrëfeu publikisht sëmundjen e tij përmes një statusi në profilin zyrtar të Facebook, duke sqaruar edhe arsyen se pse ai nuk kandidoi dhe qëndroi larg fushatës elektorale. Në këtë deklaratë, Prifti i bëri thirrje qytetarëve të Fierit, ku ka qenë edhe vetë deputet, të votonin kandidatin socialist, Gramoz Ruçi, i cili renditej i nënti në listën shumëemërore. Gjithashtu, thirrja e Priftit shkonte edhe për mikun e tij në biznes, Tom Doshi i cili kandidoi në qarkun e Shkodrës nga lista e PSD-së.  

Postimi i plotë i Dritan Priftit, 21 qershor 2017:
Pershendetje te dashur miq, nuk kisha asnje deshire te jepja ndonje mesazh per zgjedhjet parlamentare kete here, sepse cfaredo qe te them e bej jo me entuziazem. Na duhet perseri te zgjedhim te keqen me te vogel nga partite qe garojne. Nuk kemi akoma nje alternative politike per te cilen ja vlen te votohet me entuziazem. Meqe eshte keshtu, une do ti pergjigjem shume miqve te mi qe me telefonojne dhe shkruajne cdo dite per te kerkuar mendim per cilen parti duhet te votojne.

Nuk dua te jap mendim se per cilet duhet te votojme ne rang vendi, sepse nuk i njoh kandidatet, por do guxoj te jap nje mendim per Qarkun Fier dhe Shkodren. Ne Fier une do votoja Partine Socialiste sepse i njoh kandidatet dhe socialistet jane superior. Numri 9 dhe 10 ne listen e PS qe mund te jene ne vendet e rrezikuara jane 2 persona qe e meritojne me shume se cdokush te jene ne Parlament. Gramoz Rucin e njoh per me shume se 30 vjet si nje shok i mire i babait tim. Deputet me eksperience te pakrahasueshme, i ndershem, qe nuk ka kerkuar dhe pranuar kurre poste ekzekutive. Dhe Xhevit Bushin e njoh qe nga koha qe ishte bankier e me tej.

Eksperienca e tij si bankier, financier dhe njohes i shkelqyer i gjendjes se popullit, veshtiresite e medha per te paguar kredite dhe mikrokredite qe po i marrin frymen popullit. Kjo eksperience i duhet Parlamentit te ri. Dikush duhet te mendoj per sektorin bankar dhe njerezit ne veshtiresi. Per keto arsye une ne Qarkun Fier do votoja Partine Socialiste. Sigurisht qe me pelqen fakti qe Rama arriti te bej nje marreshje para dhe pas zgjedhore me Bashen. 100 here me mire se bashkeqeverisja me LSI. Kurse per Qarkun Shkoder do kerkoja voten me gjithe zemer per Tom Doshin dhe Partine Social Demokrate.

Nuk kam njohur kurre ne jeten time deputet qe ben aq shume per elektoratin, qe i pergjigjet ne telefon cdokujt, qe kalon shumicen e dites me votuesit per 4 vjet te mandatit, dhe jo vetem ne fushate. Tomen une e kam me shume se mik. Politikanet e kriminalizuar jane perpjekur ta bejne pis, por nuk ja kane arritur. Donin ti mohonin kandidimin, donin ta burgosnin pasi deshtuan ta vrisnin. Por Toma vazhdon te ece perpara. Asgje nuk i bejne nje besimtari ne Zot kaq te sinqerte sa Toma. Per te gjitha keto arsye dhe per patriotizem shkodran nje luftetar si Toma duhet te jete ne Parlament. Pervec kesaj populli nuk do ja mbyll kur vetes nje dere te hapur per hallet e tyre.

Miqte e mi te dashur,

Si gjithmone nese ma degjoni keshillen nuk do dilni te zhgenjyer.

Zoti ju bekofte dhe mire u takofshim se shpejti.

Me falni qe nuk mund ti pergjigjem mesazheve tuaja ne fb sepse nuk e ndjek dhe nuk e administroj une ne kushtet qe kam.

Perqafime

Dritan Prifti

prifti
(Postimi i fundit i Dritan Priftit në Facebook)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

8 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
ita u presh ne oaqe Dritan Prifti do te mbahesh mend si nje djale i shkelqyer.
avatar
Anonim
Boston USA U preftė nė Paqe dhe ti rrojnė gjithė tė dashurit Dritan Priftit . Njė Atdhetar qė duhet marrė shembull sepse nuk u spraps kurrė nga Hajdutėt AntiShqiptarė dhe ja u nxorri tė palarat me ZĖ dhe me Figurė ! I Paharruar do ngelesh Dritan Prifti !
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Reforma nė Akademi, Gjinushi pėr Report Tv: Unė, rol katalizatori
Duma: PD po konsultohet pėr kandidatėt pėr kryebashkiakė
Gazidede, zbulohet lidhja sekrete me Sigurimin qė 1991
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/02/2018, VITI VIII- NR.44