Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 17:41 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike
11 Janar 2018 - 16:51
Miratimi i gjuhës shqipe, Bushati: Gur
themeli për të ardhmen e Maqedonisë
Ministri i Jashtëm Bushati ka reaguar duke përshëndetur miratimin e gjuhës shqipe nga parlamenti maqedonas.  Ai e konsideron si një arritje të rëndësishme për shqiptarët si popullsi shtetformuese dhe hap përpara për demokratizimin e forcimin e rrugës euroatlantike të Maqedonisë.

Me 69 vota pro dhe asnjë kundër, pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, sot Kuvendi i Maqedonisë miratoi propozimin për shpalljen e gjuhës shqipe gjuhë zyrtare në të gjithë vendin.

Statusi i Bushatit
GJUHA SHQIPE NË MAQEDONI!
Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni është një arritje e rëndësishme për shqiptarët si popullsi shtetformuese dhe hap përpara për demokratizimin e forcimin e rrugës euroatlantike të Maqedonisë.

Miratimi i ligjit garanton një akses më të mirë e më të drejtë në shërbime dhe një përfshirje të shqiptarëve në mirëqeverisje, politikat zhvillimore dhe ndërtimin e një shoqërie të hapur, pa mure ndarëse, e të bazuar në vlerat europiane.

Miratimi i ligjit është një investim me rëndësi të veçantë për forcimin e demokracisë, respektit dhe mirëkuptimit ndëretnik. Në të njëjtën kohë, ky akt është një gur themeli për një të ardhme më të mirë e më të sigurtë euroatlantike të fqinjit tonë, për çka shqiptarët në Maqedoni kanë qenë dhe janë mbështetës të palëkundur.

d.b/shqiptarja.com

17 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
gjeo-analisti-zvicer. po gjuha shqipe kur do te zyftarizohet ne greqi,.me te drejte automonie per shqiptar,me pranimin e nje monumenti te gjergj kastriotit.po nje shkollat shqipe kur do fillojn ne turqi.po etnia sbqiptare kur do njofet ne novi pazar.ah vetem une ju njofe sesa tragjik jeni ju ps kazanat.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Rama mesazh Bashės: S'ka pakt pėr mbylljen e dosjeve
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/01/2018, VITI VIII- NR.16