Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 05:17 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike Nga JAKIN MARENA
23 Tetor 2013 - 03:09
MPJ, ja 18 ambasadorët
që do largohen urgjent
TIRANE- Diplomacia shqiptare mund të quhet me tërë kuptimin e fjalës jashtë funksionit, pasi nga 55 përfaqësi që ka Shqipëria në botë, në 24 prej ambasadorëve tanë u ka përfunduar mandati katërvjeçar. Ndërkohë që pas ç’dekretimit të 6 prej ambasadorëve, janë dhe 18 ambasadorë të tjerë për t’u ç’dekretuar. Sipas ligjit, ministri i Jashtëm i propozon Kryeministrit kandidatin për ambasador dhe kreu i qeverisë ia propozon për dekretim Presidentit. Pasi merr firmën e Presidenti, kandidati për ambasador bën një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar të Punëve të Jashtme. Gjë që deri më tani nuk ka ndodhur ende, megjithëse ka ambasadorë që janë ngulur në karriket e këtyre ambasadave gati dhe tetë vite, përtej të gjitha limiteve kohore të mundshme.

Nga një shikim i thjeshtë në listën me vendet ku Shqipëria është e përfaqësuar në rang ambasadori, rezulton se shërbimet kryesore në BE, NATO, Këshillin e Europës e Organizatën e Kombeve të Bashkuara, krerëve të ambasadave në këto shërbime u ka mbaruar mandati. Më konkretisht Mimoza Halimi është dekretuar nga presidenti Bamir Topi si ambasadore në Mbretërinë e Belgjikës dhe e Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë BE më 21 qershor 2007 dhe mandati i saj katërvjeçar ka përfunduar që në vitin 2011. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ambasadorin tonë në NATO, Artur Kuko, i cili në të njëjtën ditë më 21 qershor 2007 kur u lirua si ambasador në BE u emërua ambasador në NATO. Ndërsa ambasadorit shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, i ka përfunduar mandati që më 5 gusht të këtij viti.

Nga përfaqësitë diplomatike, vendi vakant është dhe në Këshillin e Europës, ku ambasadores Margarita Gega i ka përfunduar mandati më 10 prill 2011. Në dy ambasada, në Arabinë Saudite e Republikën Çeke, duhet të plotësohet vendi i ambasadorit pasi aktualisht këto përfaqësi diplomatike drejtohen nga të ngarkuarit me punë. Listës me 24 përfaqësi diplomatike i janë shtuar edhe konsullatat e Milanos dhe Nju Jorkut, për shkak se konsujt u shkarkuan me firmë të Kryeministrit Rama. U ka mbaruar mandati dhe Rrok Logut ambasador në Vatikan, Behar Bejkos ambasador në Emiratet e Bashkuara, Agim Isakut ambasador në Sllovaki, Nuri Domiit ambasador në Egjipt, Pëllumb Qazimit ambasador në Kroaci, Bujar Skëndos ambasador në Izrael, Tonin Becit ambasador në Mal të Zi, Florent Çelikut ambasador në Poloni, Edmond Trakos ambasador në Portugali, Sokol Gjokës ambasador në Rusi, Ardian Simonit ambasador në Slloveni e Kastriot Robos ambasador në Spanjë. Tashmë pritet ç’dekretimi i këtyre ambasadorëve për t’u emëruar të rinjtë.
 
Vakuumi
“Nga 55 përfaqësi diplomatike që ka Shqipëria në botë, në 24 prej ambasadorëve tanë u ka përfunduar mandati. Sipas ligjit, ministri i Jashtëm i propozon Kryeministrit kandidatin për ambasador dhe kreu i qeverisë ia propozon për dekretim Presidentit”.
 
Ja ambasadorët jashtë mandatit
 
Ferit Hoxha, ambasador, në OKB
Rrok Logu, ambasador në Vatikan
Behar Bejko, ambasador në Emiratet e Bashkuara
Agim Isaku, ambasador në Sllovaki
Sajmir Bala, ambasador në Arabinë Saudite
Artur Kuko, ambasador në NATO
Mimoza Halimi, ambasadore në BE
Margarita Gega ambasadore në KiE
Genc Peçani, i ngarkuar me punë në Çeki
Nuri Domi, ambasador në Egjipt
Pëllumb Qazimi, ambasador në Kroaci
Bujar Skëndo, ambasador në Izrael
Tonin Beci, ambasador në Mal të Zi
Florent Çeliku, ambasador në Poloni
Edmond Trako, ambasador në Portugali
Sokol Gjoka, ambasador në Rusi
Ardian Simoni, ambasador në Slloveni
Kastriot Robo, ambasador në Spanjë
 
Shkrimi u publikua sot (23.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

6 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170