Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:36 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
08 Mars 2013 - 04:30
Nikoll Lesi: Berisha me
Nanon, pse unë jo me PS
Kreu i Demokristianëve Nikoll Lesi ka shpallur kandidaturën e tij për deputet të Lezhës, duke paralajmëruar se një mandat deputeti do ta marrë nga 4 mandatet që ka PD. Ai konfirmon se dëshiron të jetë deputet i vendlindjes së tij për të kontribuar në mandatin e ardhshëm në këtë zone.

Lesi që aktualisht vijon të mbajë postin e zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve është shprehur kundër mazhorancës, duke nënvizuar se vendi tashmë ka nevojë për fytyra të reja, pasi mazhoranca e sotme ka nevojë për reflektime të mëdha e analizë serioze.

Si zëri i vetëm kundërshtues brenda mazhorancës, Lesi nuk ka munguar të sqarojë dhe pozicionin e tij në lidhje me koalicionet, pa pasur asnjë paragjykim për PS, duke mos mohuar mundësinë e kalimit majtas.

“A kishte moral për ne si opozitë e vitit 2004, për PD e për Kryeministrin që erdhi në pushtet në korrik të 2005 me sloganin se duhet të shporrim kupolën e krimit të organizuar e korrupsionit zotin Fatos Nano e pas 6 muajve ai, pra zoti Nano e zoti Berisha dolën në Pallatin e Brigadave duke lavdëruar njëri tjetrin si burra shteti(!); kush mund të më akuzoje mua, ndërkohë që vetë si PD çfarë s’ka sharë e thënë për disa politikanë që para pak kohe ishin në opozitë e në bulevard në protestën e 21 janarit e tani puthen përditë me njëri tjetrin!

Ndaj moralin ta kërkojnë te vetja, pasi nëse duan të ‘kruhen’ me mua po iu deklaroj se jam gati të përballem, meqenëse dhe më ka marrë malli për “duele”, pasi po bëhen 8 vite pa përplasje të medha politike”, deklaroi Lesi.

Duke paralajmëruar se do të jetë i pamëshirshëm në fushatë ndaj disa politikaneve. “Një politikan shumë të rëndësishëm që si hiqet si i pa korruptuar këto vite do ta “masakroj” në fushatë”, përfundoi Lesi. Ai ka nënvizuar se tashmë kjo mazhorancë e ka ngrënë “racionin” e saj për 8 vite.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

5 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Marku z lesi nuk je duke bere pazare dhishe e delesh tani e gjete te tradhetosh doktor berishen .
avatar
Anonim
maloku bravo Lesi je njesh,je i vetmi qe nuk mundi te mposhte as nano as berisha,nuk meritojne te ju shkruhet emri me te madhe ketyre
avatar
Anonim
noshi lesi nuk e rruan per njeri. jepi e mos e caje trapin
avatar
Anonim
nano nikoll jepi e mos u terhiq fare. je njesh
avatar
Anonim
Fisi Zu-Lu Kur gomari dhe ujku flene bashke thote Lesi, pse moe dremit edhe une...
avatar
Anonim
Preng Gjergji Kjo mazhorance ka ngrene jo vetem "racionin" e saj per 8 vite, por ka ngrene mender edhe....
avatar
Anonim
frost ti shoku lesi je bere si sallaku i lushnjes qe e shet fytyren cdo 4 vjet per nje karrige. jeni bere si supaxhinj.....
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173