Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:33 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
22 Tetor 2012 - 18:29
PD: Ish të burgosurit politik do
dëmshpërblehen brenda 2017-ës
TIRANE - Partia Demokratike ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme akuzat ndaj grevës së urisë së ish të burgosurve politik dhe personave që sipas saj, e udhëheqin. Duke lënë pas Edi Ramën, të cilin PD e akuzon si personin që fshihet pas grevës, dhe mbi Skënder Tufën të cilit Partia Demokratike e ka cilësuar “trafikant të grave dhe vajzave shqiptare”, në fokus të deklaratës së sotme për shtyp të zëdhënëses të kësaj Partie Silvi Bardhi, ishte deputeti Pandeli Majko. Bardhi tha se në emër të Partisë Socialiste, Majko ka shpërblyer me lekë Ramiz Alinë, Nexhmie Hoxhën, Aranit Çelën, Rrapi Minon, Simon Stefanin e shumë të tjerë, të cilët PD i cilësoi si “xhelatët e gjenocidit komunist”.

“Dje nuk ishin më vetëm Rama dhe aleatët e tij, trafikanti i grave dhe vajzave shqiptare Tufa dhe përdhunuesi e gjobvënësi Patrioti apo Shqevi me tre emra që në një akt terrorist i vuri zjarrin për qëllime politike shokut të vetë me çrregullime të thella mendore, ata që mashtronin opinionin se grevistëve të tyre nuk iu është dhënë asgjë nga qeveria. Dje korit të tyre iu bashkëngjit edhe ish-kryeministri Pandeli Majko, njeriu që në emër të Partisë Socialiste do të shpërblente me qindra milionë lek xhelatët e genocidit komunist Ramiz Alinë, Nexhmie Hoxhën, Aranit Çelën, Rrapi Minon, Simon Stefanin e shumë të tjerë dhe do të bllokonte plotësisht me urrejtje klasore dëmshpërblimin e viktimave të tyre.”, u shpreh në një deklaratë për shtyp, Silvi Bardhi.

Nga ana tjetër, Bardhi theksoi se dëmshpërblimi i ish të burgosurve politik ka qenë dhe është prioritet i Partisë Demokratike.

“Janë vendosur tarifat prej 18.6 dollarë për ditë të vuajtjes së dënimit, tarifa më e lartë se në çdo vend tjetër ish-komunist; sipas ligjit dëmshpërblimi duhet të përfundojë brenda vitit 2017. Janë vendosur pensione shtetërore në çdo rast në shumën e pensionit mesatar shtetëror e sipër duke llogaritur për efekt pensioni 1 vit burg të barabartë me dy vite pune shumë të rënda ( jo në bujqesi pasi dihet se puna në bujqësi shperblehej shumë më pak). Shtojmë se pensionet nuk llogariten në shumën e dëmshpërblimit sipas tarifës 18.6 dollarë ditën e burgut. Janë vendosur pensione familjare për të gjithë personat në moshë nën 25 vjeç ose mbi 60 vjeç që kanë qenë në ngarkim të personave të pushkatuar ose që kanë vdekur në burgje dhe janë paguar detyrimet nga data e pushkatimit apo vdekjes në burg të kryefamiljarit e në vazhdim. Janë lidhur pensione invaliditeti për të gjithë personat e burgosur për qëllime politike në spitale psiqiatrike dhe të gjitha këto kanë qenë dhe janë plotësisht të merituara për martirët e gjallë të lirisë.”, sqaroi Bardhi.


ME POSHTE PJESE NGA DEKLARATA E PARTISE DEMOKRATIKE PER DEMSHPERBLIMIN E ISH TE BURGOSURVE POLITIK

Në zbatim të këtyre ligjeve nga qeveritë e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj nga viti 1992 e në vazhdim:

1- Janë lidhur 21 mijë e 400 pensione individuale, familjare dhe invaliditeti për martirët e gjallë të lirisë.

2- Janë dhënë 103 milion dollarë dëmshpërblim dhe të gjithë kanë marrë këstin e parë dhe vazhdon dhënia e këstit të dytë.

3- Janë dhënë si dëmshpërblim 2 mijë e 200 apartamente banimi për strehimin e tyre.

4- U janë shitur me lek privatizimi, me çmime simbolike martirëve të lirisë 2 mijë e 751 linja prodhimi, fabrika, ndërmarrje apo objekte industriale.

5- Për fëmijët e kësaj shtrese sipas listave të shoqatave të të përndjekurve politikë janë akorduar bazuar vetëm në kriterin e përkatësisë së kësaj shtrese, 22 mijë të drejta studimi, bursa ose tarifa të paguara në universitetet e vendit.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
MARKO Po eshte e vertete . Deri me 2017 te perndjekurit politike, me premtimet bajate te Berishes do te marin....Ate, te Ndoc Rrokut.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169