Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:39 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike
12 Tetor 2017 - 11:09 | përditesuar në 15:01
Rama i kthehet ashpër Dules:
Mësoi këto që po të them se ...
Pakinat kombëtare kanë përplasur ashpër deputetët në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvend. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka replikuar me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.

Me tone të ashpra, Rama i tha Dules së po përfaqëson gjithnjë e më pak minoritetin, duke shtuar se ligji është një krenari për Parlamentin dhe një arsye që të tjerët të mësojnë si respektohen minoritetet. Më tej, i pari i qeverisë i kujtoi Dules se Evropa nuk është as kishë dhe as xhami, por një kontinent ku ne jemi pjesë.

“Nëse s’do të të njihja, do mendoja se e ke nga mendjelehtësia, por duke të njohur, Dule i dashur ti je i qëllimshëm, sa herë më vë gjëra në gojë që unë s’i kam thënë kurrë. Së pari, ti je minoritar dhe jo minoriteti dhe je gjithnjë e më pak përfaqësues i atij minoriteti të denjë që ne i kemi dhënë dhe respektin që i japim edhe me ligjin që kalojmë sot. Së dyti, Evropa Vangjel nuk është as kishë dhe as xhami, Evropa është një kontinent ku ne jemi pjesë. Fakti që s’jemi në BE nuk na bën më pak evropianë dhe si të tillë ne kemi të drejtën të themi atë që mendojmë për BE dhe jo zotrote të vijë këtu dhe të vërë në gojë gjëra që s’i kam thënë kurrë, kështu që mësoi këto. Ligji është krenari për këtë Parlament, është një arsye që tjerët rreth nesh të mësojnë si respektohen minoritetet”, tha Rama. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Shqipėria si Finlanda, modeli i ri i arsimit nga zv.ministrja Shahini
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Mediu: Pyetja ime pėr Bashėn pse opozita s'ėshtė nė sheshe?
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 24/11/2017, VITI VII- NR.278