Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:08 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
06 Mars 2013 - 19:16
Sondazhi për kandidatët, qindra
qytetarë në rrethe zgjedhin online
TIRANE - Qindra qytetarë të rretheve kryesore në vend prej dy ditësh janë bërë pjesë aktive e sondazhit të Shqiptarja.com, të cilët përmes votimit kanë përzgjedhur kandidatët që duan të shohin në garën e zgjedhjet parlamentare në dy partitë kryesore, PD e PS. Duket se ethet e kësaj gare elektorale kanë nisur edhe në qytetet kryesore të vendit, si në Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Korçë.

Kamera e televizionit A1 REPORT! ka kryer një vëzhgim më pikat kryesore të interneteve në këto qytete, ku duket se qytetarët kanë qenë shumë të interesuar t’i japin një votë provizore kandidatëve të tyre të preferuar. Ndërsa, ajo çka përbën edhe pikën më të rëndësishëm në këtë proces është se sistemi parashikon që një person mund të votojë vetëm një herë në çdo qark në sondazhin për zgjedhjen e kandidatëve dhe është ndërtuar në mënyrë të tillë për të reduktuar rrezikun e manipulimit online. Pra, pas votimit të parë, mundësia për një votë të dytë është e ezuruar.

KETU mund te votoni edhe ju / Zgjidhni kandidatin tuaj te preferuar

ELBASAN
Në Elbasan duket se qytetarët kanë votuar më shumë për kandidatët e Partisë Socialiste. Nga kjo parti kryeson Taulant Balla, i cili ndiqet më pas nga Ben Blushi e Alfred Peza. Ndërkohë, nga kandidatët e forcës së djathtë deri tani udhëheq Eduart Selami e me pas Rrahim Cota, i ndjekur nga Arben Imami etj.

SHKODER
Në Shkodër, elektorati socialist duket më shumë i angazhuar për të zgjedhur udhëheqësin e tyre politik. Tabela e votave të qytetarëve ka renditur kandidatët e Partisë Socialiste me më shumë vota.

Nga PS kryeson Keti Bazhdari, e ndjekur nga Paulin Sterkaj dhe Ilir Beqja. Ndërsa në forcën tjetër politike, konkretisht në listën e PD kryeson Jozefina Topalli, e pas saj qytetarët kanë preferuar të shohin në garën e 23 Qershorit Astrit Bushatin.

VLORE
Edhe në Vlorë elektorati i PS ka treguar më shumë interes për votimin e kandidatëve të preferuar. Në këtë listë renditet i pari Edmond Leka, më pas Aldrin Dalipi, Arben Isaraj e Valentina Leskaj .Në kandidatët e PD Myslym Murrizi është përzgjedhur i pari nga qytetarët, i ndjekur nga Sokol Olldashi.

KORCE

Në Korçë po ashtu, kandidatët e forcës politike qëndrojnë më në krye. Pandeli Majko ka marrë numrin më të lartë të votave deri më tani nga listat e PS-së. Pas tij renditet Ilir Gjakollari me një votë më pak, Alfred Dalipi dhe Ilir Pedavinji.

Ndërkohë nga kandidatët e PD duket se elektorati nuk ka qenë shumë i angazhuar duke nxjerrë të parin Eduart Ypin me vetëm 52 vota.

SONDAZHI
Në Europë dhe në botë i quajnë “Primarie” dhe bëhen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Pikërisht për të shmangur faktin që të jenë Partitë ato që vendosin se kush duhet të zgjidhet, siç lejon ligji aktual elektoral në Shqipëri, siç ndodh edhe në Itali, pra të jenë zgjedhësit ata që bëjnë një seleksionim të parë.

Sondazhi ynë përfshin vetëm PD dhe PS dhe jo partitë e tjera (psh LSI, PBDNJ etj.) sepse nuk pyet se për kë Parti do të votojë, por vetëm cilin kandidat do të zgjidhje per PD dhe PS dhe kështu u drejtohet vetëm zgjedhësve të PD dhe të PS.

Emrat e kandidatëve për çdo qark janë ata të publikuar deri tani në media, kështu listat nuk mund të jenë të plota. Sistemi parashikon vetëm një votë në ditë për çdo qark dhe është ndërtuar në mënyrë të tillë për të reduktuar deri në minimum rrezikun e manipulimit online.

Rezultati i votimeve mund të përdoret dhe të orjentojë Liderët e dy partive më të mëdha shqiptare se si të plotësojnë dhe të vendosin për të plotësuar listat. Eshtë hera e parë që në Shqipëri bëhet një sondazh i tillë, duke u dhënë votuesve të drejtën për të zgjedhur kandidatët që preferojnë. Mbetet të shihet nëse Partitë do të respektojnë sugjerime e zgjedhësve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
maloku shum vota ka marr nard noka per nje gomist qe ka qene
avatar
Anonim
Juristi REDAKSISE! Sondazhi nuk pasqyron aspak realitetin. Une nuk dua te votoj kandidatet e PD-se, por edhe te PS-se. Doja te votoja ata te A.Kuq e Zi. Nga e keqja se nuk jepet kjo mundesi votova te Ps. Rregullojeni kete sondazh ju lutem!
avatar
Anonim
PS Qofte larg te na perfaqesoje Edmond Leka si deputet.Ai eshte pa diplome ,e ka te blere te Kristali.Vetem nqs eshte burri i kusherires se Edi Rames I cili plasi per ta ngritur ne pozite ,por harron se po bie edhe vete ne nivelin e ketij te paafti
avatar
Anonim
emigranti Nje gje s'kuptoj menyren e votimit te deputetit I. GJoni per rritjen e pershpejtuar, (ndoshta nderhyrjen e hakerave redaksia e gazetes nuk e ka menduar) gje qe ia ka zbehur seriozitetin sondazhin,se te tjerat une i konsideroj normale.Dhe dihet qe thirja e Berishes per te mos votuar administrata eshte degjuar nga ushtaret e tij.
avatar
Anonim
Gjelosh Uk Peraj Sali Berisha ka me ju kthye me kambe perpjete sondazhin. Sa te kete Ndrea Prendin e Agim Llupon ai ka me ju kall krejt. Mbrapavija ka me pas Isuf Kuliqaj. Shef finance pa e diskute Ilir Meten. Jeniēere Ponin, Ristanin e Nokajt me shumice.
avatar
Anonim
cakalli O Gjelosh Uk Peraj marre me vete berishen tand se ta kena fal me gjith zhele dhe qoje ate ne Dukagjin apo ne Tropoje a prej ka je ti . Por na se lajm ma me qeveris kete Shqipni se vetem per male bajn ata njerez qe ka berish komunisti me vete dhe pran tij Me rrespekt Jam Shkodran dembabadem
avatar
Anonim
I pavaruri Anila, qe je e \"pavarur\", kjo duket nga qendrimet e tua, si ne shtyp dhe ne studio. Per here te pare shoh qe ne nje sondazh, nje kampion mund ta shpreh qendrimin e tij c\'do 24 ore. Nga ky i ashtuquajtur \"sondazh\": kandidatet e PS krahasuar me te PD jane 91 me 11 ( Per PD, ne Durres e Elbasan nga 1, ne Shkoder 2, ne Durres 3 dhe 4 ne Tirane). Bukur. PS edhe e vetme siguron rreth120 deputet. C\'i duhen aleatet.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 27/07/2017, Viti VII - NR.175