Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:45 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike
12 Tetor 2017 - 20:28 | përditesuar në 20:42
Tubimi i biznesit për TVSH, Jorida
Tabaku: Si në kohën e PKSH
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sulmuar protestën e sotme të mbajtur kundër informalitetit.

Protestën e sotme e ka krahasuar me ato që zhvilloheshin në kohën e komunizmit, që bënin organizatat e Partisë Komuniste Shqiptare.

Ajo ka komentuar në lidhje me përfshirjen e biznesit në skemën e TVSH-së ku shprehet se një vendim i tillë është një veprim i pa studiuar mirë, pasi janë qindra familje që mbajnë anëtarët e saj me këtë veprimtari.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ajo shprehet “Që të kuptohemi, Partia Demokratike është kategorikisht kundër informalitetit por ne problemin nuk e shohim tek biznesi siç qeveria dhe shoqatat e qeverisë e shohin. Për ne informaliteti në ekonomi lindi dhe erdhi si rezultat i rritjes së taksave, represionit policor, korrupsionit e ndryshimit të shpeshtë të ligjeve që vështirësojnë rregullat tatimore”-shkruan ajo

Postimi i plotë në Facebook i Jorida Tabakut:

Sot qeveria bëka protesta për vendosjen e TVSH tek biznesi i vogël!

Dikur Fronti Demokratik dërgonte ankesa në Komitetin Qendror se beteja kundër kulakëve nuk qe në nivelin e duhur, sot shoqatat qeveritare të bizneseve angazhohen gjoja në protesta edukative për të shtyrë qeverinë në vendosjen e masave anti-informalitet. Një vijë e hollë ndan hipokrizinë e djeshme me atë të sotmen.

Që të kuptohemi, Partia Demokratike është kategorikisht kundër informalitetit por ne problemin nuk e shohim tek biznesi siç qeveria dhe shoqatat e qeverisë e shohin. Për ne informaliteti në ekonomi lindi dhe erdhi si rezultat i rritjes së taksave, represionit policor, korrupsionit e ndryshimit të shpeshtë të ligjeve që vështirësojnë rregullat tatimore.

Të gjithë këto faktorë mbyllën bizneset, ulën konsumin, larguan investitorët dhe prodhuan besimin më të ulët të bizneseve në rajon. Ndryshe nga ne dhe shumica mendon qeveria socialiste e cila ka gjithë këto ditë që përpiqet të na bindë që taksat e larta dhe shtrëngimi tek bizneset e vogla do të prodhojë parajsën ekonomike që ajo propagandon.

Duan t’i vendosin TVSH-në biznesit të vogël, një kioske që mban me jetë dhe me para një familje apo më saktësisht 100 mijë bizneseve të vogla që ofrojnë produkte dhe shërbime që sot për sot janë përjashtuar nga TVSH.

Në kundërshtim me çdo vend të rajonit, qeveria dëshiron të ulë pragun e TVSH-së në 0 lekë për biznesin e vogël që prodhon 0.5% të ardhurat e PBB-së. Duan t’i heqin bukën e gojës 40% të punësuarve në vend vetëm e vetëm për të kënaqur një sektor të caktuar të bizneseve.

Ne nuk jemi dakord! Kjo nuk është një masë formalizuese dhe as nuk do të prodhojë më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit, në të kundërt do të rrisë më shumë shpenzimet administrative për Drejtorinë e Tatimeve.

Gjithashtu do të rëndojë edhe xhepat e qytetarëve të cilët do të duhet të paguajnë më shtrenjtë për produktet e tyre që do të blejnë. Por, mbi të gjitha, kjo taksë deformon tregun dhe nuk lejon incentivën e lirë të qytetarëve.

Beteja e qeverisë Rama ka qenë përherë e drejtuar jo ndaj informaliteti por ndaj biznesit të vogël. Beteja e tij ka qenë e fokusuar në interesa të ngushtë personalë që janë fshehur përherë nga gjoja kauzat e drejta, pretendimi se kjo masë do të rrisë mbledhjen e të ardhurave është gënjeshtra e radhës e një staliniste me petkun e liberalit i cili në katër vite i rriti taksat me 1.5 mld USD për shqiptarët dhe mblodhi të ardhura njësoj sa qeverisja e taksës së sheshtë, 26% e PBB. Duke qenë niveli më i ulët i mbledhjes së taksave në rajon edhe sipas FMN-së.

Asnjë vend nuk ka mundur ta formalizojë ekonominë me dhunë e me dajak! Biznesi i vogël duhet konsideruar si bashkëpunëtor dhe jo si armik, si punëdhënës dhe jo si ilegali i radhës që duhet zhdukur.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Geze Jorida Tabaku nuk la prone pa ua vjedhur kushrinjve. Nuk ka shume moral ne keto deklarata te pamoralshme te saj. Zgjidh problemet qe u ke shkaktuar farefisit duke u fshehur pas Lulkes pastaj eja jep leksione, te cilat ike veresie dhe jo te tuat.
avatar
Anonim
Andi (jo Bushati) Eh moj Joride, ti je prototipi qe futet ne polituke vetem per te rregulluar pybet e familjes me probat, mundėsisht te vjedhesh edhe ndonje gje
avatar
Anonim
Populli Po ku kegoje te permendesh PKSH ti moj.....shif ate gjirizin tend( pd) qe zhytet per dite e me shume atije kueriton te jete me sali halene ne krye.
avatar
Anonim
Plaku Kjo Tabakja hiqet dhe si e zgjuar,pagimi i TVSH _se eshte nje lloje si faturat e energjise dhe kudo ne Europe qe jetojme kjo paguhet dhe shteti e rimburson per ato qe shesin dhe ne fund e paguan konsumatori. Ku eshte problemi ketu....pse krijoni tymnajė...ose pranojeni qe jeni injorante dhe te pa gedhendshem. Fiksojeni ne koke se nuk ka patur dhe nuk mund te kete shtete te se drejtes pa taksa. Kete populli e ka kuptuar me kohe,gdhenduni o qorra me sy.....😛😛😛😛😛
avatar
Anonim
Ben tironci ME SIGURI KASKANI KA NGATERUAR ADRESE QE DIHET BOTERISHT TRASHIGIMTARI I SHOKUT ENVER ESHTE ED RAMA ME PARTINE E TIJ PS QE ESHTE DIREKT PASARDHSJA E PARTISE PUNES VAZHDIMI LEGJITIM I PKSH ME PIONJERET E ENVERIT GRAMOZ RRUCIN DHE FATMIR XHAFAJN
avatar
Anonim
Kaskanini Pjelle e shejtanit je dhe ti se babait tend jane bere duart me kallo duke duartrokitur P K dhe ENVERIN sot na dilni gjith te shpelare ,Jane te rralle mos me thon fare ata burra qe dilnin kundra ,se bente bytha ,tak ,tak.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Shqipėria si Finlanda, modeli i ri i arsimit nga zv.ministrja Shahini
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Mediu: Pyetja ime pėr Bashėn pse opozita s'ėshtė nė sheshe?
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 24/11/2017, VITI VII- NR.278