Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:15 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike
12 Tetor 2017 - 18:10 | përditesuar në 22:35
U përjashtua nga Kuvendi, Noka:
Po i bëhet atentat demokracisë
Pas ndërprerjes së seancës dhe shtyrjes së punimeve të Kuvendit për nesër, deputeti i PD, Flamur Noka tha jashtë dyerve të Parlamentit se maxhoranca po i bën atentat demokracisë. “Ato që kam pasur komente për t’i bërë i kam bërë. Këtu është atentat ndaj demokracisë”, u shpreh për mediat Flamur Noka teksa linte Kuvendin. Ishte pikërisht përplasja e Flamur Nokës me Gramoz Ruçin, pasi ky i fundit s'i dha fjalën për procedurë, që solli edhe përplasjen në Kuvend. Noka kërkoi të flasë pas Ramës me pretendimin se ai kishte fyer ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pasi nuk u lejua që të flasë, Noka bllokoi foltoren e Kuvendit, duke larguar nga aty deputetin e LSI, Shezai Rrokaj. Ky veprim i deputetit demokrat bëri që kreu i Kuvendit, Ruçi ta përjashtojë atë nga seanca. Në këtë moment, deputetët e PD u ngritën nga karriget të revoltuar, duke përsëritur të njëjtën skenë si një javë më parë kur u ndëshkua Lulzim Basha. Për këtë arsye, Ruçi ndërpreu seancën dhe njoftoi mbledhjen e saj në orën 17:00. Me rifillimin e seancës përsëritet sërish e njëjta histori, Flamur Noka refuzon të dalë nga Kuvendi, ndërsa Gramoz Ruçi ndërpreu punimet duke njoftuar shtyrjen e seancës për nesër në orën 08:30.   

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
roni Mul bajraktari
avatar
Anonim
landi O Mul atentate vetem ju dini te beni dhe i beni shemtuara kurse ky quhet perjashtim nga parlamenti per 10dite e dallon ndryshimin o toc
avatar
Anonim
Plaku Ky e ka vendin tek 7 penxheret,as nuk ja vlen te intervistohet.....
avatar
Anonim
tani Po keta tani kan ren ne hunde lesh se deri dje tallnin bythen ne palament rrinin nga 1 ore duke folur se kishin lilin kr palamenti sot ka zot stani dilte sala mbante 2 ore foltoren e kur dilte ndonji socjaliste thoshte Xhozi ynxirreni jashte per zhelesh ate
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Shqipėria si Finlanda, modeli i ri i arsimit nga zv.ministrja Shahini
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Mediu: Pyetja ime pėr Bashėn pse opozita s'ėshtė nė sheshe?
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 24/11/2017, VITI VII- NR.278