Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 07:52 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
12 Shtator 2017 - 23:30 | përditesuar në 23:38
Zbutet Kammenos: Duam
raporte tė mira me Shqipėrinė
Deklarata e Ramės/Si e komentojnė mediat greke
Greqia ka zbutur qėndrimet ndaj Shqipėrisė, pas deklaratave konfrontuese tė muajve tė fundit. 

Nė njė konferencė shtypi nė Selanik, ministri grek i Mbrojtjes dhe njėkohėsisht kreu i partisė sė djathtė tė koalicionit qeveritar “Grekėt e pavarur”, Panos Kammenos, i pyetur nga gazetarėt i ėshtė referuar deklaratės sė kryeministrit shqiptar Edi Rama nė Parlament, qė cilėsoi Greqinė nė fjalimin e tij si njė vend fqinj, me tė cilin ka ende probleme tė pazgjidhura.

Me Shqipėrinė do tė donim tė kishim marrėdhėnie tė mira. Nuk kanė asnjė arsye, as tė na sfidojnė dhe as tė shkaktojnė probleme te minoriteti grek. Kanė edhe ata interes, si njė vend i NATO-s, tė pėrpiqen tė pėrmirėsojnė marrėdhėniet me Greqinė”, tha Panos Kammenos, ministėr i Mbrojtjes.

Pasi ka vlerėsuar kreun e diplomacisė greke, Nikos Kotzias, si njė nga ministrat e Jashtėm mė tė mirė tė Greqisė, Kammenos ka theksuar se fqinjėt e Greqisė duhet tė izolojnė zėrat dhe elementėt ekstremistė.

“Pėrsa i pėrket faktit nėse kemi frikė nė nivel mbrojtjeje, ju them se nuk ia kemi frikėn askujt. As atyre qė nuk kanė forcė ushtarake, dhe as atyre qė kanė. Tė gjithė ne duam qė fqinjėt tanė tė mos udhėhiqen nga ekstremistė, por nga udhėheqės moderatorė, tė cilėt tė mund tė krijojnė njė klimė sigurie dhe zhvillimi nė rajonin tonė”, tha Panos Kammenos.

Ministri grek i Mbrojtjes ėshtė pyetur edhe pėr 7 rekrutėt e ushtrisė greke, qė pozuan duke formuar me pėllėmbė shqiponjėn dykrenare.

“Ata qė krijuan atė sfidė morėn dėnimet e parashikuara, si nga unė, ashtu dhe nga shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm. Por, nga ana tjetėr, ai imazh qė u pasqyrua nuk ėshtė i vėrtetė”, tha Panos Kammenos.

Sipas ministrit, nė ushtrinė greke ka edhe shumė fėmijė tė emigrantėve shqiptarė, tė cilėt shėrbejnė me nder dhe janė shembull nė shėrbimin ushtarak, duke vėrtetuar se duan edhe atdheun e tyre Shqipėrinė, por edhe atdheun e dytė Greqinė, vendin ku ose janė lindur, ose janė rritur.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

7 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
emigranti po zkameno po zoti kameno kush nuk do komshi te mire te gjithe duam po kush po ja ben punet ne greqi shqiptaret qe nuk ivlerson vetem tani ne korinthi po punojn me mira shqiptar me letra me shume pa letra velin rrush se greket nuk punojn se nuk udele gjumi heret prandaj z p k duhet te dishe si shkojn puntoret shqiptar ne pun me agrotikote vjetra dh nuke intersohesh fare se qfar behet dhe po te aksidentohet nuk shkon pronari te pije ni kafe ne respekt te viktimes keto iniju prandaj shpresojm se dona vije d
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 22/10/2017, Viti VII - NR.250