Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 17:11 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike
11 Janar 2018 - 16:38 | përditesuar në 16:43
Zgjerimi, Presidenti i KE: Vendet
e Ballkanit tė vijojnė me reformat 
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker nė njė intervistė pėr  Deutsche Ėelle flet pėr rolin e Bullgarisė si presidente e radhės sė BE dhe perspektivėn e Ballkanit Perėndimor.

Zoti Juncker, a jeni tė bindur se Bullgaria do ta kryejė si duhet detyrėn e kryesueses sė radhės sė BE, pėr gjashtė muajt e ardhshėm?
Bullgaria ėshtė e pėrgatitur jashtėzakonisht mirė, sepse Bullgaria ka krijuar madje edhe njė ministri tė posaēme pėr presidencėn e radhės sė BE. Ministrja Lilyana Pavlova ėshtė sikur edhe kryeministri Boiko Borissov jashtėzakonisht mirė e pėrgatitur. Sė bashku me Mariya Gabriel, e cila nė Komisionin tim ėshtė duke bėrė njė punė jashtėzakonisht tė mirė, Bullgaria do tė shėnojė pėrparime tė mėdha pėr Evropėn, jam i bindur pėr kėtė. Bullgaria ėshtė pėrcaktuar nė tėrėsi pėr agjendėn evropiane dhe ka vėnė nė qendėr temat qė janė tė rėndėsishme pėr evropianėt: migracionin, digjitalizimin, njė lloj unioni pėr mbrojtje dhe perspektivė evropiane tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor.

Pėrveē kėsaj me shkronjėn "B" fillon jo vetėm emri i Bullgarisė, por edhe fjala bullgare "budeshte", qė do tė thotė "ardhmėria". Presidenca bullgare do tė drejtojė debatin e rėndėsishėm pėr tė ardhmen e Evropės, e viti 2018 do tė jetė vendimtar pėr shumė ēėshtje tė Bashkimit Evroipian, prej forcimit tė ekonomisė dhe politikės monetare tė BE, sistemit tė ardhshėm tė migrimit e deri tek buxheti i BE. Bullgaria do tė luajė nė kėtė drejtim njė rol tė rėndėsishėm ndėrmjetėsimi pėr tė gjetur konsensusin e tė gjitha vendeve anėtare.

Mediat evropiane kanė kritikuar pjesėrisht shumė ashpėr Bullgarinė. Por mė sė shumti flitet pėr vendin mė tė varfėr dhe mė tė korruptuar nė BE. A i meriton Bullgaria kėto kritika?

 Kur dėgjoj pėr klishe tė kėtilla, atėherė do tė doja qė sė pari tė shikojmė faktet. E ato duken mė ndryshe - jo vetėm nga koha e marrjes sė presidencės bullgare. Unė e njoh Bullgarinė shumė mirė, sepse unė kam qenė kryeministėr i Luksemburgut nė kohėn kur Bullgaria ėshtė anėtarėsuar nė BE. Asokohe Luksemburgu ka qenė kryesues i radhės i BE. Prej atėherė, Bullgaria ka bėrė shumė, ndėr tjerash edhe nė ekonomi. Ekonomia e kėtij vendi vitin e kaluar ėshtė rritur pėr 3,9%. Punėsimi po zhvillohet pozitivisht ndėrsa buxheti ėshtė nėn kontroll shumė tė mirė. Borxhet e shtetit janė nėn 30% tė prodhimit bruto, qė nė krahasim me vendet e tjera anėtare tė BE, ėshtė shumė pak.

Bullgaria ėshtė po ashtu njė ndėr vendet mė pro-evropaine. Ndaj pritjet janė shumė pozitive, jo vetėm pėr kohėn e presidencės sė radhės, por edhe pėr luftimin e korrupsionit. Kėtu jemi duke punuar sė bashku me Bullgarinė nė tė ashtuquajturin mekanizėm bashkėpunimi pėr rishikimin e hapave qė po bėhen nė luftėn kudėr korrupsionit.

Sofja e ka vėnė si prioritet afrimin e Ballkanit Perėndimor me BE. Si e shihni ju perspektivėn e anėtarėsimit tė vendeve tė Ballkanit nė BE?Bullgaria ka bėrė mirė kur e ka vėnė Ballkanin Perėndimor si njė prej pikėrėndesave tė presidencės. Vendet e Ballkanit Perėndimor meritojnė qė tė kenė njė perspektivė pėr anėtarėsim nė BE. Kjo nuk do tė ndodhė gjatė kohės sa jam unė president i Komisionit Evropian, por tani duhet tė vihen piketat, ndėrsa kėto vende duhet tė bėjnė reformat e duhura dhe ate sa mė parė. Qeveria bullgare ka bėrė disa hapa tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim, sepse samiti i vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė Sofje me 17 maj do tė jetė njė prej zhvillimeve mė tė rėndėsishme. Bullgaria ėshtė shumė e pėrshtatshme pėr tė ndėrtuar ura drejt Ballkanit Perėndimor, sepse e njeh kėtė rajon, e njeh kulturėn, gjuhėt dhe ka pasur edhe vet njė proces tė suksesshėm tė anėtarėsimit nė BE.

A do tė ketė Bullgaria gjatė kėsaj presidence njė rol tė rėndėsishėm edhe nė komunikimin e BE me Ankaranė?
Bullgaria mund tė luajė kėtu njė rol tė rėndėsishėm pėr thellimin e kėtyre raporteve. Ne jemi tė interesuar qė tė kemi njė partneritet tė ngushtė me Turqinė. Njėkohėsisht Turqia, e cila dukej se ėshtė larguar, duket se sėrish dėshiron tė afrohet me Evropėn. Bullgaria si fqinje e Turqisė, mund tė angazhohet pėr thellimin e raporteve me Turqinė, intensifikimin e dialogut dhe mund tė shėrbejė si njė lloj pėrkthyesi nė kėto raporte. Gjithmonė ėshtė mė mirė tė bisedohet mes vete dhe jo tė flitet pėr njėri-tjetrin.

d.b/shqiptarja.com

17 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Rama mesazh Bashės: S'ka pakt pėr mbylljen e dosjeve
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/01/2018, VITI VIII- NR.16