Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 13:21 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Shendetesi
11 Shtator 2017 - 22:58 | përditesuar në 23:13
​Disa këshilla si të përmirësoni
tretjen në mënyrë natyrale
Në rastet kur keni probleme me tretjen ka shumë probleme të tjera që do tju bezdisin dhe shqetësojnë më pas.
 
Fryrje të barkut, shtim në peshë, por në se është kronike ajo shkakton edhe sëmundje të ndryshme.
 
Për të shmangur problemen me tretjen po ju sjellim dhjetë këshilla të dobishme dhe praktike se si të përmirësoni tretjen përmes metodave natyrale.

Konsumoni ushqime natyrale dhe organike
Për të pasur një tretje të mirë, është të konsumoni ushqime natyrale, jo të paketuara apo të konservuara.
 
Konsumoni ushqime pa gluten
Gluteni është shpesh shkaktar i ngadalësimit të procesit të tretjes dhe i krijimit të ndjesisë së fryrjes. Mundohuni të shmangni glutenin nga menyja juaj për të testuar nëse mund të jetë ai shkaktari kryesor i problemeve tuaja me tretjen.
 
Konsumoni produkte të pasura me glutaminë
Glutamina është shumë e rëndësishme për një tretje sa më të mirë. Produkte të pasura me glutaminë janë spinaqi, vezët, peshku, bulmeti, mishi etj. Edhe lëngjet e freskëta të frutave ju furnizojnë mjaftueshëm me glutaminë.
 
Konsumoni sa më shumë ujë dhe lëngje
Dehidratimi është shkaktar për një tretje të keqe, prandaj duhet të konsumoni sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta gjatë ditës.
 
Hani ngadalë dhe përtypeni mirë ushqimin
Nëse ju hani shpejt dhe nuk e përtypni siç duhet ushqimin, atëherë puna e sistemit tuaj të tretjes vështirësohet pasi duhet të kryejë edhe copëtimin e mirë të ushqimit, që mund ta bënin dhëmbët tuaj. Prandaj këshillohet të hani ngadalë e të përtypni sa më mirë duke ndihmuar kështu organizmin tuaj për një tretje më të mirë.
 
Konsumoni supa të lehta
Supa e gatuar me perime të freskëta në shtëpi është shumë e mirë për sistemin tuaj tretës. Mos e teproni me kripën, yndyrën dhe salcat dhe përgatisni supa sa më të lehta. Rekomandohet që një supë të tillë mund ta konsumoni çdo ditë.
 
Mos e teproni me dietat
Dietat e caktuara pak kalorike apo që kanë për qëllim humbjen sa më të shpejtë në peshë, shpesh kthehen në shkaktar kryesor të çrregullimeve tuaja me tretjen. Prandaj mos e teproni me to, por mundohuni të keni një sistem të shëndetshëm ushqyerje në mënyrë të vazhdueshme.
 
Shtoni në menynë tuaj ushqime të fermentuara
Ushqimet e fermentuara përmbajnë baktere që janë shumë të rëndësishme për sistemin tuaj të tretjes. Jogurti dhe ushqime të tjera të fermentuara duhet të jene pjesë e menysë suaj thuajse çdo ditë, por në mënyrë të moderuar.
 
Kontrolloni stresin dhe gjumin
Stresi shpesh është shkaktar i çrregullimeve të sistemit të tretjes. Mundohuni që ta vazhdoni të hani sa më shëndetshëm edhe në periudhat e stresuara dhe të bëni një gjumë sa më të mirë, e të flini të paktën 7 orë në ditë.
 
Konsumoni uthull organike molle
Uthulla e mollës ndikon për një tretje sa më të mirë. Konsumojeni atë në sallatat tuaja ose shtoni një lugë gjelle uthull molle në një gotë ujë dhe pijeni. Por sigurohuni që uthulla e mollës të jetë organike dhe natyrale.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

13 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Shqipėria si Finlanda, modeli i ri i arsimit nga zv.ministrja Shahini
Tre oficerėt, Vasili: Operacioni pėr arrestimin u dekonspirua nga policia
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 25/11/2017, VITI VII- NR.279