Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:17 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi
11 Gusht 2017 - 02:57
​Mjeku amerikan: 6 mënyra se
si të parandaloni hemorroidet
Kjo temë nuk është argëtuese për diskutim por hemorroidet janë diçka shumë e zakonshme në jetën e githësecilit, por edhe shqetësuese në të njëjtën kohë.
 
Sipas gastroenterologut amerikan Steven Kussin, të gjithë kanë hemorroide por ato shndërrohen në  problem të vërtetë kur bëhen të dhimbshme dhe shkaktojnë kruarje e gjakosje.
 
Sipas Kussin ka gjashtë mënyra shumë të thjeshta për të parandaluar acarimi e hemorroideve.
 
Konsumoni fibra
Hemorroidet kanë tendencën të shfaqen tek njerëzit që kanë parregullsi në kryerjen e nevojave personale.
 
Një mënyrë fare e thjeshtë dhe efektive për të parandaluar një gjë të tillë është marrja e fibrave nga fasulet, drithërat, mollët, bananet etj.
 
Pini ujë
Edhe konsumimi i sasive të mëdha të ujit është një tjetër metodë për të pasur një rutinë të rregullt të kryerjes së nevojave personale.

Duhet të konsumoni 6 deri ne 8 gota ujë në ditë.
 
Bëni stërvitje
Hemorroidet dhe ushtrimet fizike në fakt kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje duke qenë se stërvitja ndihmon në punën e rregullt të zorrëve ndërsa ngritja e peshave edhe mund t’i shkaktojë hemorroidet.
 
Por një aktivitet i rregullt fizik shmang qëndrimin e gjatë ulur dhe ushtrimin e presionit në enët e gjakut pranë rektumit.
 
Kujdes me ilaçet shkarkuese
Shkarkuesit e duhur janë ata që punojnë me të gjithë trupin tuaj dhe jo ata që thjesht simulojnë apo stimulojnë aktivitetin normal fiziologjik.
 
Mos e shtyni të shkuarit në tualet
Nëse ndieni nevojën të kryeni nevojat personale, mos e shtyni, kjo është një nga gjërat e domosdoshme që duhet të bëni për të shmangur hemorroidet.
 
Mos u sforconi
Ushtrimi i presionit në rektum është një nga shkaqet kryesore të hemorroideve.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Ai burri O vjeshta,pjerdh pjerdh,se lirohesh
avatar
Anonim
Lendita Deshta te ju shkruaj per hemoroidet shum jam ne hall kemi dhimbje kemi edhe gjakderdhje nuk mundem te dal per nevoj qfar me preferoni te bej
avatar
Anonim
vjeshta Dmth, mos me pjerdh 😂😂 Do tė fryhemi si ballona
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244