Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 07:12 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi Nga Dr.Shk.Mjek.LUMINITA APETRI
02 Mars 2013 - 13:15
Aknet, trajtimi dhe
parandalimi i tyre
Dr.Shk.Mjek.Luminita APETRI, shpjegon gjithçka duhet të dini rreth trajtimit të akneve duke dhënë edhe këshilla të vlefshme.

Dr. Luminita, ju keni përdorni një metodë tuajën specifike që kombinon trajtime mjeksore dhe estetike për kurimin e akneve. Çfarë ju ka nxitur të përpunoni këtë protokoll tuajin?
Trajtimi mediko-estetik i akneve, është sipas mendimit dhe përvojës sime, mënyra më e drejtë për të trajtuar problemin e akneve. Komedonet dhe, sidomos, kistet në formën cistike të akneve janë stade të evoluimit të një materiali purulent. Në mjeksi ka një thënie të vjetër sa vetë mjeksia – aty ky ka pus duhet zbrazur. Një vatër purulente nuk mund të trajtohet me antibiotikë dhe me mjekime të tjera konservatore, por thjesht duhet zbrazur. Këtu e ka fillesën protokolli që unë përdor dhe që ka rezultuar i suksesshëm në pothuajse të gjithë klientët e qendrës sime të mjeksisë estetike.

Po antibiotikët dhe trajtimet e tjera medikamentoze sa vend kanë në protokoll?
Pothuajse aspak! Unë i besoj shumë më tepër parimeve të mjeksisë natyrale. Mjeksia bashkëkohore sot bën thirrje për kujdes në përdorimin e antibiotikëve. Ajo përballohet me një sfidë madhore – antibiotikët që nuk veprojnë më sepse mikrobet kanë krijuar rezistencë dhe nevojës për t’ju drejtuar antibiotikëve të gjeneratave gjithmonë e më të reja. Kjo do të thotë antibiotikë më të fortë, më të shtrenjtë dhe, shpesh, me efekte më të rënda anësore. Edhe në trajtimin e akneve protokollet klasike kërkojnë trajtime të zgjatura me antibiotikë. Ndonëse dozat janë të vogla, nga përvoja shpesh konstatohet rikthim në gjendjen fillestare ose pothuajse në gjendjen fillestare vetëm pak javë pas ndërprerjes së mjekimit. Dhe kjo nuk është diçka pozitive, sepse antibiotiku nuk mund të përdoret pafundësisht. Nga ana tjetër, një klasë tjetër preparatesh që janë shfaqur në qarkullim vitet e fundit, bëjnë thirrje për kujdes edhe më të madh. Këto janë derivatet e vitaminës A.

Edhe vitaminat janë të rrezikshme?
Nuk bëhet fjalë për vitaminën A në formën e saj natyrale, megjithëse duhet të rikujtoj se vitamina A është nga të paktat vitamina që shkakton dëmtime në organizëm kur merret në doza të ekzagjeruara. Në trajtimin e akneve ka gjetur vend përdorimi i izotretinoinës që është një derivat i vitaminës A. Efekti kryesor i izotretinoinës është të ndalojë prodhimin e yndyrës në lëkurë. Duke qenë se aknet shkaktohen pikërisht nga prodhimi i tepër i yndyrës, izotretinoin përdoret për trajtimin e akneve në format që i rezistojnë të gjithë trajtimeve të tjera.

Pse vetëm në format rezistente?
Sepse izotretinoin nuk është një preparat i padëmshëm për organizmin. Efekti më i tmerrshëm i tij është aftësia për të dëmtuar fetusin tek gratë shtatzana duke shkaktuar defekte të lindura tek fëmijët. Kur izotretinoin jepet në vajza dhe gra që kanë jetë seksuale aktive, rekomandohet përdorimi i të paktën dy metodave kontraceptive. Kjo sepse ka raporte shkencore që nga 30% deri 80% e grave që kanë përdorur izotretinoin gjatë shtatzanisë kanë lindur fëmijë me defekte.

Efekte të tjera anësore përfshijnë tharje të lëkurës dhe buzëve, rënie të flokëve, plasaritje të lëkurës, sensitivitet nga dielli, etj. Jo rrallë raportohen dhimbje koke, dhimbje mesi dhe dhimbje kyçesh. Megjithatë shqetësimi im kryesor është – një medikament që shkakton në një shkallë kaq të madhe dëme tek fetusi, a mund të jetë plotësisht i padëmshëm për organizmin? Dhe mbi të gjitha – a janë ndryshimet që ai shkakton në lëkurë të përhershme?

Sepse yndyra që në rastin e akneve është “e padëshirueshme”, është përgjegjëse për ruajtjen e hidratimit dhe shëndetit të lëkurës gjatë gjithë jetës. Ndonëse lexoj vazhdimisht literaturë shkencore, këtyre pyetjeve ende nuk i kam gjetur një përgjigje përfundimtare. Rrjedhimisht, në qendrën time të estetikës mjeksore, ne aplikojmë vetëm trajtime që janë shumë pranë natyrës, teknika mikrokirugjikale, produkte dhe tretësira të thjeshta – vitamina, serume, antioksidantë në forma natyrale, pra diçka që prodhon rezultat pa dëmtuar dhe pa ekspozuar organizmin ndaj substancave që kanë potencial dëmtues.

Në fillim të intervistës premtuat të flisni për parandalimin e akneve. Çfarë u rekomandoni lexuesve tanë?
Nuk është gjithmonë e mundur të parandalohet shfaqja e akneve, të cilat mbeten një problem në thelb shumë faktorial dhe me origjinë shpesh të panjohur. Në shfaqjen e tyre ndikojnë hormonet, tipi i lëkurës, ka mendime se edhe dieta ka rol, gjenetika, etj. Gjithsesi ka disa rregulla të thjeshta. Së pari, t’i rezistohet tundimit për të zbrazur (ose shtrydhur) komedonet dhe, aq më tepër kistet. Infektimi dhe përkeqësimi në këto raste është i paevitueshëm. Madje edhe mikrokirurgjia e kryer nga një person pa përvojë ka pothuajse gjithmonë të njëjtin rezultat.

Së dyti, aknet nuk lidhen me papastërtinë. Personat e prekur nga aknet kanë tendencë të lajnë fytyrën ose pjesët e prekur shpesh, madje edhe në formë kompulsive. Kjo është e dëmshme sepse prish barrierat e lëkurës. Një lëkurë me akne nuk është e pistë; ajo thjesht ka nevojë për produkte të caktuara mjeksore ose kozmetike dhe pastruesi i zakonshëm mund të bëjë efektin e kundërt. Së treti, unë rekomandoj ndryshime në dietën dhe mënyrën e ushqyerjes së pacientëve me akne dhe kjo varet së tepërmi nga veçoritë e tyre individuale.


Çfarë janë aknet?
Aknet janë sëmundje e mirëfilltë e lëkurës dhe si e tillë duhet kuruar. Ato mund të shfaqen në moshën e pubertetit, por nuk janë të pakta rastet e shfaqjes së tyre edhe në moshat adulte, herë-herë edhe tek gratë në fillim të menopauses

Si formohen
Gjatë adoleshencës fluksi i hormoneve arrin deri në superprodhim dhe në rastet më të shpeshta mosbalancimi i tyre është njëri nga shkaqet. Zonat yndyrore akumulohen në folikul (shtrati i qimes).

Yndyrnat
Yndyra krijon një substancë që quhet ‘sebo’ i cili shtohet në lëkurën e fytyrës duke dalë nga folikuli në sipërfaqe të lëkurës. Në zonën e folikulës ku ndodhet qelbi zhvillohen bakterie, të cilat çlirojnë kimikate që stimulojnë inflamim dhe hapjen e folikulës. Qelbi dhe bakteret shkaktojnë skuqjen e lëkurës

Shkaktarët
Jo gjithmonë aknet kanë shkaktare gjendjen psikologjike, ja dhe disa shkaktarë konkretë të akneve:

Produktet kozmetike
Kremrat apo fondatinat me shumë yndyrë provokojnë një irritim të lëkurës që më pas çon në krijimin e puçrrave dhe të pikave të zeza. Vepro kështu: Hiq dorë nga trukimi për rreth dy javë dhe trajtoje lëkurën me peroksid benzoli. Pastaj zgjidh produkte kozmetike oil free (pa vaj).

Ilaçet
Terapitë me kortizon apo me ilaçet kundër depresionit mund që të ndikojnë tek lëkurat e ndjeshme. Të njëjtat probleme shkaktojnë dhe terapitë për zëvendësimin e hormoneve apo ato që shndërrohen në testosterone në organizmin femëror

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti, në Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

7 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Shqiptarja Kjo eshte nje moldave qe genjen gjithe diten dhe per te bere ca leke vetem mashtron. Edhe ato diplomat qe pretendon se i ka mare te gjitha fallco. Shko hap nje klinike ne Moldavi kur je kaq e zonja. Mos bini pre e ketyre mashtrusve qe per leke bejne gjithcka.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170