Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 12:06 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi NGA MATILDA ZAIMI
20 Nentor 2013 - 14:55
Anila Godo: Si duhet të hanë fëmijët për të penguar aneminë
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli", pediatrja e mirenjohur hematologe, prof. Anila Godo, shpjegon se si shfaqet dhe si mund të trajtohet anemia në mungesë të hekurit te fëmijët.

Anemia në mungesë të hekurit tek fëmijët lidhet me mënyrën e ushqyerjes së fëmijës. Anila Godo thotë se " marrja e ushqimit të pakët tek fëmijët ose kur ushqimi nuk përthithet mirë tek ata mund të kenë humbje të hekurit".

Prindërit dhe këshillat e mjekëve të konsultorëve duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për kujdesjen e ushqyerjes së fëmijëve pasi kjo anemi lidhet me mënyrën e të ushqyerit. Godo thotë se "një pjesë e madhe e anemive vjen për gabime në ushqyerje. Kjo i duhet thënë dhe prindërve edhe mjekëve të konsultorëve", shton ajo.ushqyerja e femijes

Mjekët e kosultorëve duhet të bëjnë një punë shumë të mirë në mënyrë që të merret i gjithë informacioni i duhur i prindërve për fëmijët e tyre. Pediatria Godo thotë "unë rri shumë kohë në një vizitë me një fëmijë sepse i jap dhe prindërve të gjitha këshillat e domosdoshme që duhet të kenë për të ndaluar këtë sëmundje. Mjekët konsultor duhet t`a bëjnë një punë të tillë".

Përsa i përket shifrave të kësaj sëmundje nga një raportim i Organizatës Botërore të Shëndetit në vitin 2005, 50 për qind të fëmijëve e vuajnë këtë sëmundje.
Anila kujton një studim që është bërë në rrethin e Lezhës "është marrë një shifër prej 30 për qind e fëmijëve me aneminë e mungesit të hekurit në këtë rreth", thotë ajo.
 
Për sa i përket këshillave, ndalimit dhe trajtimit të mëtejshëm të kësaj sëmundje tek fëmijët Anila Godo jep këto shkaqe:

Lindja para kohe e foshnjeve
Anemia nuk është e lindur. Lindja para kohe e fëmijëve mund të shkaktojë tek organizmi i fëmijëve depo të varfra të hekurit dhe fëmija ka prirje për t`u bërë anemik.

Mënyra e të ushqyerit
Edhe nga prindër që ekzagjerojnë në ushqime por edhe nga prindër që për arsye të ndryshme neglizhojnë në dhënien e ushqimit jo të përshtatshëm ekziston prirja që fëmija të bëhet anemik me mungesë hekuri.

Quhet gabim i ushqyerjes i një foshnje që është 2 vjeç dhe vazhdon të konsumojë gjirin e nënës. Fëmija nuk merr vlerat e ushqimit në vitin e dytë të tij me gji.
Fëmijët duhet t`i marrin ushqimet e duhura në bazë të rritjes së tyre.

Qumështi i lopës nuk furnizon tek fëmijët atë sasi hekuri që duam dhe ndihen disa efekte negative që nuk lidhin sasinë e hekurit dhe të ushqimeve të tjera.
Formulat farmaceutike të qumshtit janë shumë të mira për foshnjet sepse ato kanë vlerat e sakta të ushqyerjes sipas rritjes së fëmijëve.

Pas vitit të parë fëmijët mund ta marrin qumështin e lopës por jo më parë. Pas vitit të parë një fëmijë fillon dhe me ushqimet e ngurta ndaj mund të marrë dhe qumështin e lopës.

Ushqimi me të verdhën e vezës
E verdha e vezës duhet të përdoret tek fëmijët që pas muajit të gjashtë të fëmijës. Kjo është periudha e duhur kur fëmija duhet të marrë vlerat e të verdhës së vezës.
 
Ushqimet në momentin e duhur
Nuk duhet kursesi që ushqimet që hanë të rriturit t`i hanë dhe fëmijët pasi ushqimi mund të absorvohet tek fëmija dhe ai nuk merr asgjë.
Fëmijës mund t`i shijoj lëngu i fasules por ai fëmijë nuk i merr vlerat ushqimore.

Kjo mungesë hekuri që çon anemi mund të sjellë dhe lambien. Efektet janë dalja shpesh e fëmijës jashtë.

Në qoftë se fëmija është dy vjeç duhet të dalë dy herë në ditë. Më shumë quhet e shpeshtë dhe mund të jetë shkak lambia. Shpesh herë iu kalon pa u vënë re. Sidomos në adoleshencë lambiet janë më të presupozuara për të qenë në organizëm.

Një nga shkaqet e mungesës së hekurit është dhe një rritje e shpejtë që krijojnë një dizekulibër të metabolizmit. Kërkesa është më e madhe se marrja e ushqimit.

Shenjat e anemisë nga humbja e hekurit janë:
Fëmijët nuk kanë oreksin e duhur
Fëmija lodhet shpejt
Herë pas here është i irritueshëm
I pavendeshëm
Fëmija nuk ka humorin e duhur
Fëmija ka zbehje jo vetëm në lëkurë por edhe në mullzat e gishtave, në veshë etj. Redaksia Online(m.z/shqiptarja.com)

12 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Rilind djali im edhe 9 muaj dhe eshte anemik shum esht i zbeht dhe del shum shpesh per nevoj ndodh 7 her brenda dites i kam perdor shurupa te ndryshem kunder anemis por eshte e kot nuj di qfar te bej me shum me ndihmoni
avatar
Anonim
hatixhe bi vajza ime eshte 12 vjece dhe eshte anemike cfare te bej?
avatar
Anonim
Irda Pershendetje Doktorresh Anila Godo Doja te pyesja nese femija lind me anemi te lindur ose te trashiguar te lutem me kthe prgj faleminderit
avatar
Anonim
Marsi Vrijoni Pershendetje.Femija im eshte 7 vjece ju lutem cfare me sugjeroni qe te pije.Nga rezultati i analizave HGB e ka 7.5 dhe ferritinemia eshte 14 ju lutem cfare me sugjeroni .Ju faleminderit.
avatar
Anonim
ueda Djali im e ka hemoglobinen 9,7 ju lutem m thoni esht shum anemik ??
avatar
Anonim
[email protected] vajza ime eshte19 muajshe dhe eshte anemike dhe nuk me ha asgje ska oreks fare cfar mund ti bej qe tja sheroj anemine te lutem se jam shume ne hall me respekt dorina mitiu jetoj dhe vete ne shtepi dhe nuk ja di shum anen e femijes po pati mundesi me shkruaj ne adresen time ne face book [email protected] te lutem shume me respektin me te madh dorina mitiu
avatar
Anonim
paola vajza ime eshte 7 vjeqe nuk ka fare oreks per te ngrene, gjithmone i jap me zor sepse nuk me kerkon. Si me keshilloni ju lutem.
avatar
Anonim
mirela me mesoje shume kjo keshille ,por dua te di me shume se me cfar mund te kurohet anemia
avatar
Anonim
Tani Kjo eshte doktoresha me e mire. Respekte
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 27/07/2017, Viti VII - NR.175