Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 09:06 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Shendetesi
09 Gusht 2017 - 22:30
Antraksi prek pesë persona në
Shqipëri, alarmi i specialistëve
Sëmundja e antraksit duket se është përhapur në vendin tonë.

Infektimi i 4 banorëve në Përmet dhe Gjirokastër si dhe një tjetër i dyshuar në Elbasan, ka alarmuar autoritetet shëndetësore.

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik janë në kontakt të vazhdueshëm me specialistët e tyre në terren me qëllim mbajtjen në kontroll të situatës.

“Janë katër raste të shtuar në spital, 3 nga Përmeti dhe 1 nga Gjirokastra, të cilat janë klinikisht me antraks, por nuk janë vërtetuar ende në mënyrë laboratorike”, shprehet Silva Bino.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP, Silva Bino thotë se kjo situatë është krijuar për shkak të mos vaksinimit në kohë të kafshëve në këto zona.

Antraksi përhapet nga kafsha tek njeriu dhe të gjithë këta të prekur kanë ardhur si pasojë e mosvaksinimit të kafshëve, apo problemeve me vaksinimin. Tani ka filluar, por do të ishte mirë të bëhej paraprakisht”, shton Bino.

Ndonëse tanimë janë angazhuar të gjitha strukturat për marrjen e masave, Bino ka një apel për banorët e zonës si dhe për shërbimin veterinar.

“I bëj thirrje banorëve që të mos konsumojnë mish nga kafshë të dyshuara se janë prekur dhe shërbimi veterinar të marrë masat për groposjen e kafshëve”, apelon Silva Bino.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

9 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
adamo 311 Sa mund te te vereje nuk eshte Anthrax por Morgellons ( per mjeket ende i panjohur ) i shkaktuar nga kombinimi HAARP dhe "smart dust" . Si duket zonja ne fjale "paguhet" nga NGO-te ( p.sh. US AID ) dhe bene apel per vaksinimin e kafsheve. Fijet e mykut ne fjale (morgellons) jane shume termo-rezistues, shkrirja ca. 740°C, djegja ca. 1400°C. The Aim = Transhumanismus
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Zef Brozi:Berisha pranoi se lejoi  drogėn,duhej tė ndiqej penalisht
Balla: Llalla ikėn nė 7 dhjetor Kryeprokurori i ri i pėrkohshėm
Studiuesi Belushi-Ramës: Krijo dikasterin ministerial për arbëreshët
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 10/12/2017, VITI VII- NR.292