Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:09 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi NGA SONILA ISAKU
26 Mars 2014 - 06:43
Astrit Beci: Kontratat e reja shėndetėsore
mė shumė siguri pėr pacientėt
TIRANE- Kontratat e reja qė do tė lidhen mė institucionet shėndetėsore qofshin ato publike apo private do tė sjellin do tė jenė tė mirėpėrcaktuara, nė mėnyrė qė tė sjellin mė shumė siguri pėr pacientėt, ndėrkohė qė auditimi ndaj tyre do tė jetė edhe mė i rreptė. Bėhet fjalė pėr 5 paketat shėndetėsore tė cilave po u llogariten kostot, ndėrkohė qė paralelisht me to pritet tė ndodhin edhe njė investimesh nė shėndetėsi. Kėtė fakt e pohon drejtori i Fondit tė Sigurimit dhe Kujdesi Shėndetėsor, dr. Astrit Beci nė njė intervistė tė dhėnė pėr “Shqiptarja.com”. Sipas tij, dy paketat e para u realizuan me sukses, duke nxjerrė pėr herė tė parė edhe kostot e dializės dhe transplantit tė veshkave.
 
Vetėm 10 ditė mė parė ėshtė bėrė prezantimi i dy paketave tė reja, dhe ajo qė ka qenė mė e rėndėsishme ėshtė bėrja publike e kostos sė dializės dhe transplantit tė veshkave. A ėshtė kjo njė formė e favorshme pėr kontraktimin e sektorit privat?
Qė nė fillim, dėshiroj tė theksoj se, nė qasjen e re tė Qeverisė, shėrbimi privat shėndetėsor ėshtė komplementar me shėrbimin publik. Ne e konsiderojmė sektorin privat si partner, nė funksion tė njė shėrbimi mė tė mirė pėr pacientėt. Por, kontraktimi i shėrbimit privat, do tė shoqėrohet me forcim tė strukturave publike, pasi nė kėtė mėnyrė, ne do tė nxisim njė konkurrencė reale nė treg, nė funksion tė pėrmirėsimit tė kujdesit shėndetėsor pėr popullatėn. Nėpėrmjet ofrimit tė shėrbimit me kontrata tė mirėpėrcaktuara, ne do tė sjellim mė shumė siguri pėr pacientėt. Gjithashtu po marrim masa dhe pėr auditimin e kėtyre paketave.

Hartimi i paketave shėndetėsore, cila ishte risia qė ato sollėn? Kėtu kam parasysh dy paketat e pėrfunduara.
Nė pėrputhje me qasjen e re tė Qeverisė dhe me mbėshtetjen e Ministrisė sė Shėndetėsisė, ne si Fond, kemi sjellė inovacion nė shėrbimin shėndetėsor, duke hartuar dhe matur pėr herė tė parė kostot e 2 paketave  tė shėrbimit, atė tė dializės dhe transplantit tė veshkave. Tashmė kemi tė pėrcaktuara saktė kostot reale tė kėtyre shėrbimeve. Pas konsultimeve tė gjera dhe njė pune voluminoze, kemi pėrllogaritur kostot e drejtpėrdrejta dhe ato indirekte, duke marrė parasysh analizat e nevojshme, koston e interventit, etj, dhe duke u bazuar edhe nė protokollet e praktikes klinike

Shėrbimi i dializės, do tė vijojė tė mundėsohet nė shėrbimin publik, nė QSUT, Shkodėr, Elbasan dhe Gjirokastėr, por ne, nė bashkėpunim me Ministrinė e Shėndetėsisė, po shikojmė mundėsinė e hapjes sė qendrave tė reja, si psh nė Korēė dhe Vlorė, pėr ta dėrguar shėrbimin sa mė afėr pacientėve. Gjithashtu, ne si Fond, do tė kontraktojmė dhe shėrbimin privat, pasi kapacitetet publike nuk mund ta pėrballojnė fluksin e madh pėr shėrbimin e dializės.

Ne kemi pacientė qė sot e bėjnė dializėn nė Maqedoni apo Greqi, ndėrkohė qė me hapjen e qendrave tė reja dhe me mundėsimin e kėtij shėrbimi edhe nė sektorin privat, mendojmė tė arrijmė sa mė afėr pacientėve dhe nevojave tė tyre.
Sigurisht qė ky shėrbim ka kosto tė lartė dhe numri i pacientėve ėshtė gjithnjė nė rritje. Por duke mundėsuar edhe transplantin e veshkave, nga pėrllogaritjet qė kemi bėrė, kostot nė vitin e dytė dhe nė vitet pasardhėse, bien ndjeshėm. Njėherėsh, pėrmirėsojmė cilėsinė e jetės pėr pacientėt qė vuajnė nga insuficienca renale.

Aktualisht janė duke u diskutuar tė tjera paketa shėndetėsore, cilat janė ato?
Puna e zhvilluar nga Fondi me mjekėt ekspertė tė QSUT-sė, ka qenė njė punė intensive dhe mjaft rezultateve. Kostot e dy paketave tė para u pėrllogaritėn sipas kritereve mjekėsore, ekonomike dhe sociale. Qė do tė thotė se, nė hartimin e kėtyre paketave, u vlerėsua shkalla e ofrimit tė shėrbimit nė ndihmė tė pėrmirėsimit tė cilėsisė sė jetės, tė shmangies sė pėrkeqėsimit tė mėtejshėm tė shėndetit dhe tė rritjes sė jetėgjatėsisė. Mund tė konsiderohet pa dyshim qė ka patur progres, pasi, rezultatet u arritėn nė njė kohė rekord dhe pėr kėtė do doja tė falėnderoja stafin e Fondit dhe mjekėt e grupeve tė punės sė paketave.

Por puna jonė nuk do tė ndalet kėtu. Ne po vijojmė me matjen e kostove tė 3 paketave tė tjera, mė konkretisht paketėn e kardiologjisė invasive, transplantin e heparit (mėlēisė) si dhe paketėn e implantit koklear pėr fėmijėt me problem dėgjimi. Bėhet fjalė pėr shėrbime me ndjeshmėri tė lartė sociale, qė tregon pėr angazhimin e Qeverisė pėr pėrmirėsimin e kujdesit shėndetėsor pėr popullatėn.  Dy paketat e shėrbimit, dializa dhe transplanti i veshkave, do tė kalojnė sė shpejti pėr miratim nga Kėshilli I Ministrave dhe mė pas do tė ofrohet shėrbimi bazuar nė kontrata tė mirėpėrcaktuara, sipas standardeve klinike tė miratuara pėr kėto shėrbime.

Njė spital privat qė tė marrė tė drejtėn e ofrimit tė kėtyre paketave dhe shėrbimeve, ēfarė kushtesh duhet tė plotėsojė?
Kontraktimi i shėrbimit me sektorin privat do tė kalojė nė njė filtėr rigoroz si pėrsa i takon procesit tė parė tė lidhjes sė kontratės ashtu edhe pėr auditimin e shėrbimit, nė mėnyrė qė tė ofrohet siguri pėr pacientėt.
Nė kėtė sens, do tė ketė progres sa i takon procesit tė kontraktimit tė shėrbimit privat. Nė kontratat mes Fondit dhe ofruesve tė kėtyre shėrbimeve, do tė konsiderohen standardet klinike dhe performanca e shėrbimit do tė matet duke u krahasuar me standardet e miratuara pėr kėtė shėrbim. Dhėnia e shėrbimit tė hemodializės, do tė mbėshtetet nė udhėrrėfyesit mė tė mirė tė praktikės klinike. qė sot pėrdoren nė Bashkimin Evropian.

Sa i takon qendrave ku do tė kryhet dializa, ato do tė raportojnė nė mėnyrė periodike dhe do tė ketė kontrolle tė vazhdueshme pėr mėnyrėn e dhėnies sė kėtij shėrbimi. Do tė garantohet qė pacientėt ta marrin shėrbimin 3 herė nė javė, sipas praktikave mė tė mira botėrore. Nė kontrata, do tė pėrcaktohen elementė si mirėmbajtja e aparaturave, qė lidhet drejtpėrdrejt me cilėsinė e shėrbimit. Pėr shembull spitalet qė do tė kontraktohen, do tė duhet qė pas 40 mijė orė pune, tė ndėrrojnė aparaturat”.

Finalizimi i paketave tė shėrbimeve, sjell inovacion, pasi, krijon kushtet e nevojshme pėr tė kaluar gradualisht nga forma e buxhetimit historik tė spitaleve, nė atė real dhe sipas nevojave. Me financimin e kėtyre paketave, do tė kemi transparencė nė administrimin e fondeve si dhe krijojmė njė treg konkurrence mes sistemit publik e privat, nė funksion tė pėrmirėsimit tė kujdesit shėndetėsor pėr popullatėn.

Shkrimi u publikua sot (26.03.2014) nė gazetėn Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Nora Me Djana Ristanin Drejtoreshe ta qash buxhetin e qendrave shendetesore, gjysmat i kalon per llogari te vet! hap syte se po gabon dr astriti. Gruaja ne fjale eshte merimange e zeze.
avatar
Anonim
LUSHNJARI Me Albert Sanxhakun n Drejtor te Pergjithshem te Fondit nuk te besojme . E beri spitalin Lushnje vater korrupsioni dhe kuplalaje .
avatar
Anonim
ANDA APO ME DREJTORESHEN DIANA TE VLORES QE NGA DEMOKRATE U KONVERTUA E LSI, DHE E KA BERE ISKSH VLORE LESH ARAPI
avatar
Anonim
labi Po po me Drejtoren Ekonomike Diana Ristani do arrish objektivat hahahaahaaa.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172