Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 15:35 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi
15 Janar 2013 - 16:34
Coca-Cola fushatë sensibilizimi
kundër obezitetit
SHBA - Obeziteti është një nga shqetësimet kryesore për amerikanët, të cilët janë duke u përpjekur, që të gjejnë një zgjidhje të ndryshme. Kompania gjigande e Coca-Colës ka nisur një fushatë sensibilizimi kundër obezitetit.

Në mënyrë që të parandalohet ky fenomen, i cili po përhapet me shpejtësi, kompania gjigande e Coca-Colës ka nisur një fushatë sensibilizimi kundër obezitetit.

Reklama ka si qëllim, që konsumatorët të përdorin pije me kalori të ulta dhe të përkujdesen për ushqimet që përmbajnë më pak kalori.

Ndërkohë Në qytetin e New York është duke u përgatitur një dekret për të ndaluar pijet me përmbajtje të lartë sheqeri, në restorante, kinema dhe stadiume.

Për reklamën, kompania u shpreh se videoja ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në përdorimin e pijeve me nivel të ulët sheqeri.

Kjo nuk është hera e parë që kompania e Coca Colës përdor manifestime apo spote për të sensiblizuar këtë fenomen të rrezikshëm.

Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregohet se Shtetet e Bashkuara zënë vendet e para në botë ku obeziteti është problem.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

15 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173