Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 09:17 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Shendetesi
02 Gusht 2017 - 13:27
Disa këshilla të vlefshme mbi kutinë
familjare të ndihmës së shpejt
Gati për pushimet verore? Për pushime të qeta dhe të shëndetshme, për veten dhe familjen tuaj, SPITALI HYGEIA ju vjen në ndihmë me disa këshilla të vlefshme dhe mbi rëndësishmja me Kutinë familjare të Ndihmës së Shpejtë nga FARMA NET ALBANIA - Family First Aid Kit!

Përpara se të niseni me pushime, është thelbësore të keni me vete:

· Barnat me recetë si dhe ato për reaksionet alergjike.

Në rast se:

ü do të udhëtoni në zona ku mungon shërbimi mjekësor/farmacia, është e nevojshme që të paraqiteni më parë tek mjeku/farmacisti juaj për të marrë disa barna shtesë që mund t’ju nevojiten gjatë udhëtimit/pushimeve tuaja (psh antibiotik me spektër të gjerë veprimi për infeksione të ndryshme, kryesisht të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, fytit, veshit, infeksion gastrointestinal etj...).

ü fëmija juaj apo ndonjë anëtar tjetër i familjes përdor barna për ndonjë problem shëndetësor aktual/kronik

Këshillohet të shkruani me kujdes barnat (emrat e barnave dhe dozat e sakta) si dhe numrin e kontaktit të mjekut të familjes – ose referojuni numrin të kontaktit të shënuar në kuti. Një kopje të këtij informuesi, vendoseni në një vend të dukshëm brenda në kuti. Kini parasysh që këto barna jepen vetëm me recetë të mjekut dhe duhet të përdoren saktësisht siç ju këshillon mjeku.

· Paracetamol ose ibuprofen (në formë shurupi/pika nga goja për fëmijë nën 6 vjeç ose tabletë/kapsula për të rritur). Këto ndihmojnë edhe për të ulur temperaturën dhe për të lehtësuar dhimbjet e kokës, dhimbje trupi, tërheqje, dhimbje muskulare, infeksion veshi etj...Kini parasysh të keni një shiringë per matjen e dozës për format shurup.

· Antihistaminikë. Difenhidramina, cetirizina, loratadina ose antihistaminikë te tjerë qetësojnë alergjinë, rash (skuqje) në lëkurë, pickimet e insekteve, rinitet etj..(kini parasysh qe këto produkte kane efekte përgjumjeje)

· Pomadë/krem me përmbajtje oksid zinku ose dhe vazelinë e bardhë (për çdo lloj irritimi të lëkurës).

· Krem mbrojtës me spektër të gjerë si dhe balsam për buzët me faktor mbrojtës ndaj diellit SPF mbi 15.

· Garza sterile adezive – me përmasa të ndryshme për të mbuluar prerje, gërvishtje të përmasave/zonave të ndryshme.

· Dezinfektantë. Merrni një shishe të vogël me ujë të oksigjenuar, ose alkool, ose dezinfektant tjetër në treg dhe përdorini vetëm kur mjekoni një plagë, prerje, gërvishtje me shumë kujdes

(kini parasysh që dezinfektanti ka fuqi të dëmtojë indin e shëndoshë), prandaj për qëllime të tjera larja e shpeshtë e duarve – vetëm ujë dhe sapun – është mjeti parandalues më i sigurtë.

· Përndryshe, në rast se jeni në udhëtim peceta njëpërdorimshe/dezinfektant për duar janë të nevojshme.

· Pambuk, garza për të mjekuar plagët.

· Pomadë me përmbajtje antibiotiku (si psh. Bacitracin). Për të parandaluar infektimin e plagëve dhe për të përshpejtuar shërimin/mbylljen e plagëve.

· Hidrokortizon 0.1% krem, për të qetësuar urtikarien, apo pickimet nga insektet.

· Mbrojtës nga insektet (spray, krem, por jo më të fortë se 30 % DEET, për fëmijë dhe të rritur). Kujdes! Këto nuk duhen përdorur për foshnja më të vogla se 2 muaj). Shikoni për opsione të tjera mbrojtëse të ambjentit ku qëndroni – llamba ndriçuese që largojnë insektet etj...

· Gërshërë, pinceta që ju ndihmojnë për menaxhimin e plagëve të ndryshme, heqje objektesh të vogla në plagë etj...

· Termometër. Nëse keni foshnjë, kini parasysh të keni termometër të përshtatshëm për këtë moshë.

· Paketa me xhel ftohës që ju ndihmojnë për qetësimin e lëkurës/indeve lokale për çdo përplasje, plagë, irritim lëkure etj...

· Antiacide, produkte OTC – ranitidinë ose alginat natriumi/karbonat natriumi për çrregullime të tretjes, gastrite etj...

· Produkte OTC për menaxhimin e diarresë dhe shqetësimeve të tjera të lidhura me traktin tretës – paketa me elektrolite, kripëra për parandalimin e dehidrimit; diosmectite për frenimin e diarresë; përzierje probiotikësh, fermente laktobacile për rregullimin e florës normale bakteriale etj..

· Produkte OTC për lehtësimin e shqetësimeve prej inflamacionit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes - dhimbje fyti, hundë të bllokuara etj...

· Meqenëse një problem aktual në plazhet tona apo pika të ndryshme turistike janë pickime nga gjarpërinjtë, akrep apo insekte të tjera, ju këshillojmë dhe një pajisje që parandalon shpërndarjen e helmit në trup – është një pompë me mekanizëm të thjeshtë, e cila thith dhe largon helmin nga vendi i pickimit. Paketa përmban një zhgut që kufizon qarkullimin e gjakut që lidhet mbi zonën e pickimit, një garzë njëpërdorimshe me amoniak dhe pompa me veti thithëse, e lehtë për tu aplikuar nga kushdo.

· Duke pasur parasysh që shpesh ne abuzojmë me orët e qëndrimit në diell apo në det, përdorimi i kremrave me faktor mbrojtës është i pamjaftueshëm dhe shpesh përfundojmë me djegie të shkallëve të lehta. Për të lehtësuar simptomat tepër të sikletshme, ju këshillojmë garzat specifike me përmbajtje hidroxheli për djegie të ndryshme – të cilat sigurojnë një ambjent të përshtatshëm për rigjenerimin e lëkurës-indeve të dëmtuara.

Pra, për ju prindër apo familjarë, që po përgatiteni për pushimet tuaja, kujdesuni që në valixhet tuaja të rezevoni një vend edhe për Kutinë e Ndihmës së Shpejtë.

Kutinë e Ndihmës së Shpejtë e gjeni, me çmim preferencial në të gjithë rrjetin e farmacive “Farma Net Albania”, ose duke telefonuar në numrat: 04 2248899; Cel: 0694023787

9 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Zef Brozi:Berisha pranoi se lejoi  drogėn,duhej tė ndiqej penalisht
Balla: Llalla ikėn nė 7 dhjetor Kryeprokurori i ri i pėrkohshėm
Studiuesi Belushi-Ramës: Krijo dikasterin ministerial për arbëreshët
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 10/12/2017, VITI VII- NR.292