Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 14:29 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi
15 Gusht 2017 - 04:58
Kujdes nga myku dhe lagështira
në shtëpi, rrezikoni të sëmureni
Qëndrimi në ambjentet në të cilat ka prani lagështie dhe myku mund të ndikojnë në shëndetin tuaj.
 
Disa nga simptomat janë ethet, gripi, lodhja, disfunksioni respirator, gjakrrjedhja e herëpashershme nga hundët, marramendja, dhembja e kokës, vjellja, diarreja, madje edhe dëmtimi i mëlçisë.
 
Nga lagështia në banesë janë shumë të ndjeshëm personat të cilët ndaj kushteve të pavolitshme klimatike reagojnë me ndryshim humori, këputje dhe me probleme të tjera fizike.
 
Gjithashtu të ndjeshëm janë edhe personat e moshuar dhe personat e sëmurë nga sëmundjet e zemrës, të enëve të gjakut, të organeve të frymëmarrjes, tuberkulozit, reumatizmit dhe astmës.
 
Është vërtetuar që banesat që kanë lagështi ndikojnë keq edhe në psiqikën e njerëzve që jetojnë në to.
 
Fëmijët janë edhe më të ndjeshëm ndaj lagështisë, të cilët rrezikojnë të bëhen rakitikë dhe të sëmuren nga astma bronkiale, alergjitë e ndryshme dhe sëmundjet e lëkurës.
 
Si të parandalohet shfaqja e mykut
 
Kur është fjala për mykun gjëja e parq që duhet të bëni  është që të eliminoni lagështinë, prandaj është me rëndësi që muret të thahen mirë, dhe më pas mund të filloni pastrimin e tyre.
 
Gjithashtu duhet të përdorni mjetet të cilat zvogëlojnë lagështinë e ajrit dhe aparatet e klimës posaçërisht për kushtet e nxehta dhe të lagështa.
 
Ajrosja e përditshme e banesës ka rëndësi të madhe.
 
Banja është burim i madh i lagështisë dhe vend ku kërpudhat shfaqen, pasi të bëni dush, banjën duhet ajrosur mirë dhe duhet të largoni peshqirët e lagur.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

14 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan tė hynim nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 19/09/2017, Viti VII - NR.221