Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:47 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi Nga Mirald Gina
19 Prill 2012 - 13:52
Lemza, si ta ndalni dhe kur të shqetësoheni
TIRANE - Lemza shkaktohet nga një tkurrje e pavullnetshme e diafragmës, muskuli që ndan hapësirën e kraharorit nga ajo e barkut. Diafragma luan një rol të rëndësishëm në frymëmarrje. Çdo tkurrje e saj pasohet nga një mbyllje e papritur e kordave vokale, të cilat prodhojnë tingullin karakteristik gjatë lemzës. Shpesh lemza fillon pa ndonjë shkak të dukshëm dhe zakonisht zhduket pas disa minutash. Lemza është e shpeshtë dhe një dukuri normale te të porsalindurit dhe foshnjat.

Lemzat mund të shkaktohen nga ngrënia e vakteve të rënda, nga pijet alkoolike ose nga emocionet e papritura. Në disa raste, lemza mund të jetë shenjë e një sëmundjeje. Për pjesën më të madhe të njerëzve, një episod lemze zgjat vetëm pak minuta. Rrallëherë, lemza mund të vazhdojë për ditë, javë apo muaj të tërë. Kjo mund të vijë nga kequshqyerja apo sëmundje të ndryshme.

SIMPTOMAT
Tingulli karakteristik i lemzës është shenja e vetme. Ndonjëherë, simptoma e vetme është një ndjesi e lehtë shtrëngimi në gjoks, bark apo fyt, e cila i paraprin tingullit.

Kur duhet shkuar te mjeku?
Lini një takim te mjeku nëse lemza zgjat më tepër se 48 orë, ose nëse është aq e fortë sa shkakton probleme me të ngrënit, gjumin apo frymëmarrjen.

A ka ndonjë funksion lemza te njerëzit?
E vërteta është që nuk jemi të sigurt për këtë. Për aq sa dimë, lemza nuk ka asnjë funksion në trupin tonë. Disa shkencëtarë mendojnë se është vetëm një lloj keqfunksionimi i nervave që kontrollojnë muskujt e frymëmarrjes dhe glotisin. Megjithatë, mundet që lemza të mos ketë qenë kaq e padobishme për paraar¬dhësit tanë me katër këmbë. Mendohet se lemza është zhvilluar si mekanizëm për t’i ndihmuar ata për të gëlltitur ushqimin që iu ngecte në fyt. Ndërkohë që ne kemi luksin e forcës së rëndesës, e cila na ndihmon për të çuar ushqimin poshtë, kafshët me katër këmbë duhet ta kalojnë ushqimin horizontalisht për ta dërguar nga goja në stomak. Kjo mund të shpjegojë pse lemza është aq e shpeshtë të qentë, të cilët njihen për padurimin e tyre në konsumimin e ushqimit.
Në rastet e lemzës që zgjat dhe nuk i përgjigjet manovrave të treguara në tabelë, këshillohen disa mjekime, më shpesh klorpromazina (antispastik), metoklopramidi dhe baklofeni (miorelaksant). Nëse as këto nuk e ndërpresin lemzën, mund të tentohet anestezia e nervit frenik përmes një injeksioni. Në rastet e lemzës që zgjat për muaj të tërë, një mënyrë është edhe stimulimi i nervit vag, i cili përdoret edhe për trajtimin e epilepsisë. Ndërhyrja bëhet përmes implementimit në toraks në rrugë kirurgjikale të një dispozitivi me bateri, i cili stimulon me shkarkesa të vogla elektrike nervin vag, duke provokuar ndërprerjen e lemzës.

Rekordi botëror për lemzën që ka zgjatur më shumë është 68 vjet. Fatkeqi ishte Charles Osbourne (nga SHBA), i cili pati lemzë të pandërprerë nga viti 1922 deri në vitin 1990. Praktikisht, gjatë gjithë jetës!
SI TA NDALIM
Edhe pse nuk ka një mënyrë të sigurt për të ndaluar lemzën, nëse lemza zgjat më tepër se disa minuta, manovrat e mëposhtme mund t’iu ndihmojnë.
Merrni frymë në një qeskë letre
Bëni gargarë me ujë të ftohtë
Merrni frymë thellë dhe mbajeni për 20 sekonda
Pini ujë të ftohtë me gllënjka të vogla
Hani një lugë sheqer
Kapeni gjuhën me një napë me gishtin e madh dhe atë tregues dhe tërhiqeni jashtë
Mbani një copë akull për rreth 1 minutë pranë mollës së Adamitokuar ndërprerjen e lemzës.
(mg/im/shqiptarja.com)

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Vasil likomani Psh kam disa dite qe me ze lemza ne gjume naten kur fle
avatar
Anonim
artoni pershendetje si mundem ta ndali lemzen afer tri dit oh dukeme ngacmuar nuk konsumoj as raki eas cigare
avatar
Anonim
Faslli Ha hudher e pi raki
avatar
Anonim
Esma Flm shume per keshillat. Pas gjysem ore qe spo e ndalja lemzen ne asnje menyre, keshilla juaj me procesin e frymemarrjes funksionoi shume mire. Flm
avatar
Anonim
Anisa A mund qe lemza te shkaktoj rrezik per jete?
avatar
Anonim
shabani qfar rreziku veq pije do limon edhe tkalon
avatar
Anonim
Driton shehu A asht e mundshme kur te permen dikush te nguc lemza
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171