Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:09 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi Nga TAULANT MUKA
19 Mars 2012 - 10:57
Mishrat e dhëmbëve
kujdes higjenën
Tre në katër persona kanë shenja paralajmëruese të sëmundjes periodontale. 75 % e popullsisë ka shenja të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, por shumica e tyre nuk janë në dijeni. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve fillon në hapësirën midis dhëmbëve. Pastrimi i rregullt me furçë nuk mund të arrijë këto zona kritike. Shumica e individëve nuk e përdorin fillin dentar rregullisht. Edhe dhëmbët më të shëndetshëm mund të shfaqin shenja të kësaj sëmundjeje. Vetëm dentisti mund ta identifikojë përmes një ekzaminimi të thjeshtë.

Pse është e rëndësishme që të kemi mishra të shëndetshëm ?
Sëmundja e mishrave të dhëmbëve, e quajtur ndryshe paradontoza, ndikon në ënjtjen dhe ndryshimin e përmasave të mishrave duke i acaruar këta të fundit. Ata mund të gjakosen me lehtësi. Identifikimi i hershëm është çelësi i suksesit të trajtimit. Ekzaminimi rutinë të paktën 1 herë në vit do të përcaktojë dhe shkallën e gjendjes së sëmundjes. Nëse ju diagnostikoheni me këtë sëmundje, trajtimi do jetë specifik për ju, në varësi të shkallës se infeksionit. Pastrimi rutinë nuk përbën në vetvete trajtim specifik të sëmundjes.

Cilat janë masat që duhet të marrë pacienti ndaj kësaj sëmundjeje?
Pllaka bakteriale sulmon mishrat e dhëmbëve, dhëmbët, duke ndikuar negativisht në estetikë dhe në punimet konservative që kryhen nga mjeku stomatolog. Takimet e rregullta me mjekun tuaj, larja e dhëmbëve pas çdo ngrënieje dhe përdorimi i rregullt i fillit dentar do t’i ruajë dhëmbët e tu të shëndetshëm.

Nga ndryshon gingiviti nga paradontoza?
Gingiviti është një infeksion bakterial i mishrave të dhëmbëve që është i rikthyeshëm, ndërsa sëmundja periodontale është një sëmundje që prek mishrat (gingivat ) dhe kockën . Infeksioni përhapet nga mishrat në drejtim të kockës duke shkaktuar dëmtime të përhershme. Ka disa faza të kësaj sëmundje që nëse identifikohen në kohë mund të kontrollohen.
Cilat janë këto faza ?
Në varësi të shenjave dhe simptomave i ndajmë në:
1.Gjendje normale
Mishrat kanë ngjyrë rozë
Nuk ka gjakosje
Dhëmbët kanë raport të ngush të me mishrat e dhëmbëve
2.Gingiviti
Mishrat e dhëmbëve gjakosen lehtësisht gjatë përdorimit të furçës ose kur ekzaminohen me sondë nga ana e dentistit .
Mishrat janë të ënjtura, të ndjeshme në prekje
Pacienti mund të ketë erë të keqe dhe shije jo te mirë në gojë
Mishrat midis dhëmbëve mund të marrin ngjyrë të kuqe të errët
3. Zhvillimi sëmundjes në fazë të hershme
Mishrat e dhëmbëve fillojnë të tërhiqen gradualisht nga dhëmbët
Gjakosje, inflamacion, ënjtje që është e dukshme
Erë dhe shije e keqe e gojës
Xhepat arrijne 3-4 mm midis dhëmbëve dhe mishrave në një ose në disa zona në gojë.
4. Zhvillimi i sëmundjes në fazën e moderuar
Mund të keni abcese ose mishrat e dhëmbëve paraqiten shumë të acaruara
Dhëmbi duket më i gjatë ose mishrat janë në dukje të tërhequra nga dhëmbi
Mund të keni një lëvizje ose krijimin e hapësirave midis dhëmbëve frontale
Erë e keqe nga goja
Në grafi evidentohet humbje horizontale dhe vertikale e kockës
Thellësia e xhepave midis dhëmbëve dhe mishrave varion nga 4-6mm thellësi
5.Zhvillimi i sëmundjes në fazën e avancuar
Dhëmbët fillojnë të lëvizin
Erë e keqe e vazhdueshme nga goja
Mund te keni ekspozim të rrënjeve duke e bërë të ndjeshëm dhëmbin nga të ftohtit ose të nxehtit
Në grafi evidentohet humbje horizontale dhe angulare e kockës
Thellësia e xhepave midis dhëmbëve dhe mishrave arrin 6 mm thellësi
Cila është lidhja midis sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe zemrës?
Studimet kanë treguar një rritje të incidencës për sëmundje të zemrës 2 herë më shumë tek personat me sëmundje periodontale. Kjo sepse shumica e mikroorganizmave që ndodhen në pllakën bakteriale mund të kalojnë në qarkullimin e përgjithshëm të gjakut duke qenë se kjo pllakë përbën burimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. Studimet e fundit tregojnë një raport të ngushtë të sëmundjes peridontale me atë të zemrës ashtu, siç është lidhja e sëmundjeve të zemrës me kolesterolin, peshën trupore ose duhanin.
Cila është incidenca e sëmundjes periodontale?
Kjo sëmundje përparon në mënyrë të heshtur, zakonisht pa dhimbje. Mund të përparojë gradualisht ose me shpejtësi. Më shumë se gjysma e njerëzve mbi moshën 18
vjeç shfaqin faza të hershme të kësaj sëmundjeje. Pas moshës 35 vjeç, 3 nga 4 persona janë të prekur në një nga stadet e sëmundjes. Sëmundja është një infeksion që shkatërron
mishrat ( gingivat) e cila rrethon dhëmbët dhe kockën që mban dhëmbin në vendin e saj.
Cilat janë shenjat kryesore të shqetësimeve të mishrave të dhëmbëve?
Gjakosje të mishrave sa here që ju lani dhëmbët
Skuqje, gjakosje dhe ënjtje
Midis dhëmbëve dhe mishrave mund të dalë qelb nëse ushtrohet presion mbi to. Dhëmbët e përhershëm fillojnë të lëvizin ose fillojnë të krijojnë hapësira ndërmjet tyre.
Ndryshime në stabilitetin e protezës mbi të cilët mbështetet proteza mbi dhëmbët e prekur nga paradontoza
Era e keqe e vazhdueshme e gojës.
Cili është roli i mjekut në parandalimin ose ngadalësimin e sëmundjes ?
Stafi mjekësor dentar mund tju ndihmojë ta kuptoni më mire rëndësinë e kësaj sëmundjeje dhe sesi ju mund ta parandaloni. nëpërmjet kontrollit dhe monitorimit të gjëndjes së mishrave të dhëmbëve tuaj gjatë takimeve në studion dentare. Ekzaminimet mund të tregojnë shenja të infeksionit siç janë gjakosja ose xhepat e thellë që krijohen në hapësirat midis dhëmbit dhe mishit që e rrethon atë. Dentisti juaj mund të propozojë një plan trajtimi që mund të parandalojë dëmtimin e mëtejshëm të mishrave dhe kockës dhe më pas të planifikojë një regjim shtëpiak për nevojat specifike të çdo pacienti.

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172