Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 07:16 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi
10 Gusht 2017 - 15:46
Pёr rigjenerimin e lёkurёs ka vetёm
njё zgjidhje në Spitalin Hygeia
Dr.Nicolas Tsakoniatis, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë Plastike & Rikonstruktive në Spitalin Hygeia Tiranë, informon mbi avantazhet që teknologjia inovatore e Lazerit me veprim të kombinuar sjell në fushën e trajtimeve estetike dhe jo vetëm.

Unë e dua shumë teknologjinë dhe më pëlqejnë të gjithë llojet e makinerive dhe aparaturave. Çfarëdo lloj gjëje që fluturon, lundron, lëviz ose na e bën jetën më të mirë dhe të, më intereson shumë. Nga ana tjetër, unë jam mjek kirurg dhe jam mësuar të shoh dhe të prek rezultate të menjëhershme gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Falë revolucionit të bioteknologjisë, mjekësia ka bërë hapa të mëdha vit pas viti dhe miliona jetë janë shpëtuar falë saj.

Gjatë 20 viteve të fundit, në fushën e kirurgjisë kozmetike janë promovuar qindra "aparatura dhe pajisje bukurie" për trajtime nga më të ndryshmet duke filluar që nga përtëritja/rigjenerimi i fytyrës, trajtimi i rrudhave dhe celulitit, heqja e dhjamit e me rradhë një sërë trajtimesh të tjera. Por sa efektive janë në realitet këto aparatura? Cila është përqindja mes marketing-ut që ju bëhet dhe rezultateve të mira që ato gjenerojnë?

Kur kam blerë aparaturën time të parË CO2 lazer, unë nuk mund të imagjinoja se çfarë instrumenti magjik ishte. Diversiteti i aplikacioneve, lehtësia në përdorim dhe rezultatet e shkëlqyera kozmetike, më bën mua (një kirurg plastik i vështirë) të kem një kënaqësi të madhe për ta përdorur atë gjithmonë edhe më shumë në praktikën e përditshme.

Duke e përdorur atë si një bisturi ose për heqjen e çdo lloj lezioni të lëkurës, hiperkeratozat, pikat e errëta si nishanët dhe lythat, lazeri CO2 u bë zgjedhja e parë në zyrën time për sa i përket kirurgjisë me lazer. Lazeri CO2 është si një makinë garash. Varet nga shoferi sesa mirë dhe sa i zoti është për ta zotëruar atë. Dhe mos harroni se, për një kirurg plastik, një rezultat i menjëhershëm dhe i dukshëm ka një rëndësi shumë të madhe.

Më pas, vit pas viti, teknologjia e lazerit u përmirësua dhe ide të reja u shfaqën bazuar gjithmonë në aparaturën fillestare. Pra, ideja innovative e rradhës ishte; Pse të mos e përdorim lazerin CO2 edhe për qëllime estetike? Dhe fillimet ishin në aplikimin e këtij Lazeri për tërheqjen e lëkurës, heqja e rrudhave dhe strijave pa kirurgji.

Në këtë mënyrë lindi teknologjia e pjesshme.

Kjo teknologji ofron një ripërtëritje dhe në të njëjtën kohë një tërheqje të lëkurës së fytyrës si dhe heqjen e njollave të errëta me një kohë minimale shërimi(rekuperimi). Lazeri me veprim të kombinuar CO2/Radiofrekuencë që disponon Spitalit Hygeia Tiranë mund të ofrojë trajtim të personalizuar për çdo person në përputhje me nevojat personale të gjithësecilit. Ripërtëritja, apo tërheqja e lëkurës së fytyrës, ose të dyja së bashku mund të arrihen në përputhje me nevojat personale të çdo pacienti.

Rezultatet mund të jenë nga rigjenerim i lëkurës deri te efekt i vërtetë tërheqje(lifting) në bazë të intensitetit të trajtimit, moshës, cilësisë së lëkurës dhe kujdesit paraprak që i është bërë lëkurës. Ky trajtim aplikohet me anestezi mi palikuar në formë kremi dhe praktikisht personi ka ndjen fare dhimbje.

Kështu që ne bashkë do të shihemi në Shtator sepse ky trajtim nuk rekomandohet të kryhet në Verë!

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

7 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
​Balliu:Komisionerėt e PD u shitėn jemi tė hapur pėr bashkėpunim 
Ekskluzive/ Fleckenstein rrėzon raportin e teknikėve tė PD-sė
Intervista/17 vjeēarja shqiptare hap shoqatė bamirėsie online
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/08/2017, Viti VII - NR.198