Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 07:16 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi
08 Gusht 2017 - 03:50
Produkte natyrale me të cilat
mund të trajtoni djegiet në lëkurë
Shpesh ndodh që digjemi duke kryer aktivitetet e përditshme në shtëpi dhe ndihma e parë është ajo që lehtëson dhimbjet dhe është gjysma e punës.
 
Kur kemi diegie të vogla ne kemi në dorë që në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë të ndihmojmë në lehtësimin e dhimbjeve.
 
Më poshtë do tju listojmë disa produkte me të cilat mund të trajtoni djegie të shkallës së parë.
 
Aloe vera
Aloe vera është shumë e njohur për përdorimet e saj në fushën e kozmetikës, por jo më pak i rëndësishëm mbetet roli i saj në kurimin e djegieve sipërfaqësore dhe atyre të shkallës së dytë.

Pasi e keni mbajtur plagën për pak minuta në ujë të ftohtë, lëreni të thahet në mënyrë natyrale dhe lyeni me xhelin e përftuar nga aloe vera.
 
Patatet
Patatet kanë veti qetësuese dhe anti-inflamatore.

Qëroni një patate, grijeni në rende dhe me të mbuloni plagën.

Këtë masë mbajeni derisa dhimbja të qetësohet.
 
Mjalti
Mjalti është i njohur për vlerat e tij ushqyese, hidratuese dhe rigjeneruese.

Vendosni pak mjaltë mbi vendin e djegur dhe lëreni që të veprojë për disa minuta.

Më pas mund ta fashoni ose thjesht mbuloni me një garzë
 
Vaj ulliri dhe vaj i arrës së koksit
Kombinimi i këtyre dy vajrave ndihmon që plagët e shkaktuara nga djegia të shërohen më shpejt dhe eliminon shenjat.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

7 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
​Balliu:Komisionerėt e PD u shitėn jemi tė hapur pėr bashkėpunim 
Ekskluzive/ Fleckenstein rrėzon raportin e teknikėve tė PD-sė
Intervista/17 vjeēarja shqiptare hap shoqatė bamirėsie online
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/08/2017, Viti VII - NR.198