Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:46 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi Nga PROF. DR. ALKETA KOROSHI
01 Mars 2013 - 09:56
Prostata, problemi
madhor i meshkujve
Prostata është problemi i madh i të moshuarve. Prof. dok Alketa Koroshi shpjegon se çfarë është kjo sëmundja nga se shkaktohet dhe cilat janë shenjat e shqetësimet që sjell sëmundja. Gjithashtu ai shpjegon me detaje se si duhet të diagnostikohet dhe trajtohet sëmundja.

Prostata është një gjendër e vogël sa një arrë që vendoset mu përballë pjesës së fundit të zorrës së trashë, poshtë fshikës së urinës. Prostata rrethon kanalin e urinës që quhet uretra ku kalon urina që derdhet jashtë. Një nga funksionet kryesore të prostatës është të lëshojë një lëng që përzihet me spermën kur kalon në kanalin urinar dhe i jep asaj energji dhe e bën që të ambjentohet më mirë në kanalin vaginal.

Kalimi i moshës
Me kalimin e moshës ndodh rritja e volumit të gjendrës së prostatës dmth ndodh ajo që quhet në mjekësi hiperplazia beninjë e prostatës. Kjo është mjaft e shpeshtë. Në moshën 40-50 vjeç 25 % e burrave kanë zmadhim të gjendrës së prostatës e në moshën 70-80 vjeç,80% e burrave e kanë këtë problem. Në Shqipëri mbi 100 mijë të moshuar kanë shenja që lidhen me zmadhimin e prostatës. Shumica e këtyre njerëzve fillojnë e ankohen për simptoma të çrregullimeve urinare.

Këto simptoma janë vështirësi në urinim, vonesë në fillimin e urinimit, urinim i ndërprerë, curril i dobët i urinës, mbas urinimit një ndjenjë sikur nuk është zbrazur fshikëza e ujit, e curril i shpërndarë. Përveç kësaj pacienti ka urinim të shpeshtë, urinim natën, mos mbajtjte të urinës e dhimbje në fund të barkut. Kur situata rëndohet nevojitet vendosja e një kateteri në fshikën e ujit.

Ndërhyrja kirurgjikale
Shumë herë gjendja bëhet e tillë e padurueshme sa që nevojitet heqja kirurgjikale e gjendrës së prostates. Në vendin tonë afërsisht bëhen 1000 operacione në vit brenda e jashtë shtetit për heqjen e gjendrës së prostatës.

Shkaktarët
Por lind pyetja se përse rritet gjendra e prostatës në të moshuarit. Kjo ka lidhje me sasinë e hormoneve mashkullore, testosteron e metabolitit të tij dihidrotestosteron. Por është parë që edhe hormone femërore si estradiol e të tjera citokina si dhe markues inflamatore kanë rëndësinë e tyre. Është parë gjithashtu se rreziku i rritjes së prostatës shtohet në personat e shëndoshë, në diabetikët, në ata që pinë alkool dhe në ata që bëjnë jetë sedentare. Duhet patur parasysh që ka disa arsye që pse rëndohen shenjat e protatës, psh. marrja e shumtë e lëngjeve, pirja e shumtë e kafesë, përdorimi i diuretikeve( shkarkuesve) për sëmundjen e hipertensionit arterial.

Testi i PSA
Ky test ka të bëjë me matjen në gjak të një proteine që prodhohet nga gjendra e prostates. Sa më i lartë të jetë niveli i PSA aq me shumë ka të ngjarë që të jemi para një kanceri të prostates. Por jo gjithmonë PSA rritet si pasojë e kancerit. Pra ka dhe raste kur PSA është e lartë nga arsye të tjera si infeksione të prostatës, infeksione urinare etj. Si rregull rekomandohet të bëhet PSA në moshën mbi 50 vjeç një herë në vit. Veç kësaj si rregull mirë është të bëhet analiza e urinës që mund të zbulojë një infeksion të rrugëve urinare ose të zbulojë praninë e gjakut në urinë.

Mjekimi i hipertrofise beninje të prostatës
Në mjekesi ekzistojnë 4 grupe medikamentesh qe janë efikase: alfa bllokuesit, frenuesit e 5 alfa rediktazës, ilaçet antimuskarinike, e frenuesit e fosfodiesterazes 5. Këto barna lirojnë kontraksionet e muskulaturës së lëmuar të prostatës dhe qafës së fshikës së ujit dhe lehtësojnë kalimin e urinës. Efekti i këtyre barnave fillon të duket afërsisht një javë pasi ka filluar mjekimi. Duhet kujdes se mund të japin ulje të tensionit dhe marrje mendsh. Frenuesit e 5 alfa reduktazes veprojnë duke bllokuar kthimin e testosteronit në metabolitin e vet aktiv dihidrotestosteron, kësisoj rrudhosin prostatën e pakësojnë volumin e saj. Midis këtyre barnave më i njohuri është finasteridi (proscar). Po ashtu përdoret dhe dutasteridi (avodard).

Këto barna e zvogëlojnë deri 25% volumin e prostatës dhe ky efekt arrihet pas 2-6 muaj nga fillimi mjekimit. Këto ilaçe pakësojnë dhe rrezikun e kancerit të prostatës. Duhet patur parasysh se këto medikamente pakësojnë forcën mashkullore dhe erektilitetin dhe japin gjinekomasti. Kur simptomat nuk përmirësohen mirë me një medikament mund të kombinohen dy preparate të grupeve të ndyshme për të qetësuar gjendjen klinike.

Barnat antimuskarinike frenojnë kontraktimin e muskulatures së fshikës së urinës dhe lehtësojnë simptomat. Ndër to më pak efekte anësore kanë darifenacin dhe solifenacin, sepse janë shumë selektive për fshikën e ujit dhe nuk veprojnë në organe të tjera. Efekti i tyre ndodh pas dy javëve nga fillimi mjekimit. Mund të japin tharje gojë e të syve dhe kapsllëk.

Grupi tjetër i barnave për prostate janë frenuesit e fosfodiesterazës 5. Këto lirojnë muskulaturën e fshikës e prostatës dhe nuk lejojnë hipertrofine e prostatës. Ndër to ilaçi më i përdorur është tadalafil. Përveç këtyre përdoren ilaçe me bazë bimore si psh permixon por kanë pak efekte të rëndësishme për përmirësimin e shenjave të prostatës. Në raste të rënda kur nuk bëjnë më efekt mjekimet me barna bëhet heqja kirurgjikale e gjendrës së prostatës.

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

5 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
xuxi kam pasur akt seksual me te dashuren.. mirpo kam perdor kondom por eshte qkyer gjat aktit nuk ekam ndie dhe frigohem se mos e kam.lan shtatzan... mirpo mbas aktit ano ka urinuar dhe nuk duket gjat 24 orve ndonje shej diqka.. a mundeni mem ndihmu
avatar
Anonim
Lorenc. O katunar...nuk o emisioni ju pysni mjeku pergjigjet se lot nom. O thjesht lajm o milet.
avatar
Anonim
shpetim barlika jam me diabet. urinoj gjate nates mbi 4 here. kam bere eko.te dr kastriot bino me ka thene qe permasat e prostates tuaj jan 3.5mm.ti vetem problem me prostaten nuk ke. glicemin e mbaj shum nen kontroll. cfare mund te jete........................................
avatar
Anonim
[email protected] urinoj ghdo 3 ore pote pij 1 aulin nuk kam problkem me urinimin a mund ta perdori apo ka pasoja.
avatar
Anonim
arjan jeten sedentare mund te ma spjegoje dikush ?
avatar
Anonim
ADI Jete sedentare do te thote te jesh pasiv dhe te mos besh levizje apo ushtrime fizike qe jan kryesore jo vetem ne permirsimin e prostates por dhe per shum te tjera
avatar
Anonim
tomor labi Po nje ilac shume i perdorur ne Amerike dhe ne Kine qe quhet Saw Palmetto nga bime t ndryshme dhe qe perdorej me shume sukses nga indianet e Amerikes, c mendim keni. Falem
avatar
Anonim
dr. Myftar Barbullushi z Tomor! saw palmetto eshte nje medikament me baze bimore kryesisht nga India qe po perdoret keto kohet e fundit ne Ameriken e Veriut. Nga te dhenat per personat qe e perdorin, rezulton se ka ndikim duke ulur volumin e prostates ndikim i cili verehet dhe tek personat e shendoshe. Rekomandohet nje pilule ne dite nga muaji shtator deri ne fund te muajit prill. Gjithashtu konstatohet dhe nje rritje e aktivitetit seksual dhe nje ereksion i penisit duke ndikuar ne kohezgjatjen e aktit seksual.
avatar
Anonim
tomor labi Pse nuk pergjigjet doktoresha .Si duket ka lexuar libra te vjeter, shikoni dhe botimet e prodhimet e reja ju lutem.
avatar
Anonim
kujtim pershndetj doktor a muj me pyt per prostata kam perdor tablt per prosta po psa e kam pas 2-24 po mas nji viti me ka dal 3/40 59 vjeqar po mas dy ditive e kam persrit 1/67 po sedi ciils anliz me besue si munde per dy dit me ra psa
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172