Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 06:30 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi
07 Gusht 2017 - 01:15
Rreziku që vjen nga nishanet
gjatë muajve të nxehtë të verës
Nishanet janë disa shenja në lëkurë osë të dala mbi lëkurë, që shpesh rrezikojnë të kthehen në sëmundje kancerogjene të rrezikshme.
 
Dermatologët këshillojnë, se nëse vërejmë ndryshime në formën, madhësinë, ngjyrën e nishanit duhet t’i drejtohemi menjëherë mjekut për një konsultë të specializuar.
  
Nishanet mund të bëhen të rrezikshëm për shëndetin atherë kur afër tij zhvillohet melanoma, kanceri i lëkurës.
 
Ndër shkaktarët kryesorë të shfaqjes së melanomës është ekspozimi i shumtë në rrezet ultraviolet të diellit.

Prandaj gjatë ditëve me diell dhe temperatura të larta,  duhet treguar kujdes i madh për mbrojtjen e lëkurës në mënyrë që ajo të mbetet e shëndetshme.
 
Këshillla nga deramtologët
 
Përdorni kremra me faktor mbrojtës nga 30-50 SPF në të gjithë lëkurën që ekspozohet në diell, rivendosen kremin mbrojtës çdo 2 orë nëse jeni në plazh, pas notit dhe nëse djersiteni shumë.
 
Vishni veshje mbrojtëse, mbani size me xhama të errët dhe kapele me strehë të madhe.
 
Mbroni fëmijët nga ekspozimi në diell duke i lënë të luajnë në hije duke përdorur rroba mbrojtëse dhe duke aplikuar kremra mbrojtës.
 
Tregohuni të kujdesshëm afër rërës, ujit, madje dhe borës në dimër sepse ato reflektojnë rrezatimin diellor dhe rrisin shanset e djegies së lëkurës.
 
Merrni vitaminën D duke përdorur një dietë të shëndetshme, mjaftojnë 10-15 minuta në ditë rrezatim që trupin juaj të plotësojë nevojat për Vitaminën D.
 
Shmangni sa më shumë solarin artificial, pasi është tepër I dëmshëm për shkak të rrezeve që përdor.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

6 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
​Balliu:Komisionerėt e PD u shitėn jemi tė hapur pėr bashkėpunim 
Ekskluzive/ Fleckenstein rrėzon raportin e teknikėve tė PD-sė
Intervista/17 vjeēarja shqiptare hap shoqatė bamirėsie online
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/08/2017, Viti VII - NR.197