Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:00 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Shendetesi
31 Gusht 2017 - 22:12
SHBA, zbulim i pazakontë për
trajtimin e kancerit në gjak
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë miratuan një zbulim të pazakontë, që hap një epokë të re në trajtimin e kancerit.
 
Fjala është për një teknologji që forcon dhe shndërron qelizat e gjakut të pacientëve në një “ushtri vrasëse” e cila lufton leuçeminë tek fëmijët.
 
Administrata e ushqimit dhe barnave tha se miratimi i terapisë së parë të gjeneve që futet me sukses në tregun amerikan, është historik.
 
Kompania farmaceutike “Novartis” vendosi çmimin prej 475.000 dollarësh për një infuzion të vetëm të të ashtuquajturave “qelizat CAR-T”, por njoftoi se nuk do të ketë pagesë për ata pacientë të cilët nuk kanë përmirësim brenda një muaji.
 
Zbulimi i ri shihet si një mënyrë krejtësisht e ndryshme nga ilaçet e imunoterapisë. Ai shfrytëzon sistemin imunitar për trajtimin e shumëllojshmërie të kancereve, duke ndihmuar qelizat natyrore T të identifikojnë tumorin dhe ta luftojnë atë./VOA
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

1 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
arcade bastardhet pasurohen me fatkeqesit e njeriut
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Edi Rama: Ligji i Luftės nga Greqia do t'i mbetet historisė
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 21/01/2018, VITI VIII- NR.15