Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 18:35 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi
07 Nentor 2012 - 16:25
Shenjat e alergjisë që krijon nikeli në lëkurë
MILANO – Alergjia më e përhapur në vendet e industrializuara është ajo e kontaktit në lëkurë me metalin e nikelit. Ajo prek rreth 10 % të popullsisë dhe specifikisht 25 % të grave. Kur lëkura krijon kontakt me ndonjë nga këto substanca nikeli , ajo irritohet dhe fillon të reagojë ndaj tyre.

Nikeli nuk përthithet lehtë nga sistemi imunitar dhe menjëherë krijon reaksion lokal si psh egzema lokale, skuqje, kruarje. Në këto raste flasim për alergji sistematike ndaj nikelit.

Nëse keni kruarje apo reksion ndaj një palë vathësh që kanë përmbajtje nikeli duhet medoemos të hiqen nga kontakti me lëkurën.

E rëndësishme është gjithashtu që për një farë kohe të eleminohen edhe ushqimet të cilat kanë përmbajtje nikeli si psh perime të ndryshme të ruajtura ose të gatuara në enë prej nikeli.

Në rast se vërtetojmë se kemi alergji sistematike ndaj nikelit, arma më e mirë është parandalimi, pra shmangia e kontaktit me objekte që përmbajnë metal si psh kopsa, ora, bizhuteri të ndryshme.

Në rast se zbuloni që keni alergji sistematike ndaj metaleve dhe doni ta shëroni atë, atëherë është e domosdoshme të niset një trajtim që duhet të zgjasë rreth një vit. Ai konsiston në administrimin e dozave të vogla të nikelit 3 herë në javë dhe pas 3-4 muajsh fillojmë ngrënien e atyre ushqimeve që përmabjnë doza të vogla nikeli si kafe, mollë, karrotë, patate, verë e kuqe. Pastaj nëse shohim që nuk kemi ndonjë problem marrim ushqime me doza më të mëdha të përmbajtjes së nikelit si lajthi, arra, gjalp, kakao etj.

(ad.ti/shqiptarja.com)

18 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171