Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:26 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi
05 Gusht 2013 - 08:21
Shkencëtarët: Pini pije të
nxehta për t'u freskuar
Mit urban apo fakt shkencor: është e vërtetë që nëse pi lëngje të ngrohta në verë freskohesh? Shkencëtarët thonë se të djersish është mënyra me e mirë për të qëndruar i freskët.

Nëse ju jeni një prej atyre miliona vetëve që preferojnë një gotë me lëng të ftohtë në vend të një filxhani çaji në një ditë të nxehtë vere lexoni me kujdes: shkencëtarët thonë se një pije e nxhetë do t'u freskojë më shumë se një pije e ftohtë. Por si funksionon kjo? Sipas profesor Peter McNaughton, neuroshkencëtar pranë Universitetit të Kembrixhit, konsumimi i pijeve të ngrohta rrit temperaturën e trupit, i cili më pas fillon të djersijë. Nervat që ndodhen në gojë përgjigjen menjëherë ndaj pijeve të ngrohta duke stimuluar prodhimin e djersës.

E më pas djersa freskon trupin dalëngadalë. Uji avullon shumë shpejt nga lëkura dhe kur  avullon uji atëhere trupi freskohet. Por ka diçka. "Djersa do të fillojë, ose do të shtohet, vetëm në rast se trupi është i nxehtë," - thotë Dr Christopher Gordon, ekspert në termo rregullimin e trupit të njeriut në Universitetin e Sidneit. "Gjatë kohës që njerëzit pijnë pijet e ngrohta ata do të ndjejnë akoma më shumë nxhetësi, por freskinë do ta ndiejnë më pas."

Djersitja është vitale për funksionimin e trupit të njeriut, "sepse nëse ju nuk djersisni kur temperaturat janë të larta, temperatura e brendshme e trupti do të rritet dhe më pas mund të shkaktohen dëmtime në tru ose ka raste që shkonjnë deri në vdekje," thotë McNaughton.

Ushiqmet pikante

McNaughton thotë se konsumimi i pijeve të ngrohta nuk është mënyra e vetme për të qendruar të freskët. "Hani një vakt shumë të nxehtë, ose ushqimet pikante, sepse ato do të shkaktojnë djersë të menjëhershme," shpjegon ai.  Sipas Dr Gordon, kjo mund të jetë arsyeja se pse shumë njerëz që jetojnë në vende me klimë të nxhetë si në Azi, Indi apo Amerikën e Jugut, konsumojnë shumë ushqime pikante dhe jo pije freskuese.

Ndërsa ne që jetojmë në një pjesë më të freskët të planetit preferojmë pijet e ftohta në një ditë të nxhetë verë. Duke pirë shumë lëngje të tilla dhe ushqime shumë të ftohta mund të çojë në ngushtimin e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë do të kemi më shumë vape e nuk do të freskohemi.

"Pijet e ftohta të freskojnë vetëm për momentin, sepse masa e një pije të ftohtë është shumë e vogël në krahasim me trupin e njeriut, prandaj efekti i pijeve freskuese është shumë i shkurtër."

Këshilla për ditë të nxheta

Ndërkohë që temepraturat e nxheta kanë përfshirë të gjithë Europën Profesor McNaughton jep disa këshilla të tjera si të qëndroni të freskët. Të mbështillni rreth qafës një peshqir të lagur: "Kjo është tamam si djersitja, sepse uji në peshqir do të avullojë dhe shkakton të njëjtin efekst si djersitja."

Mbajtja e këmbëve në ujë të ftohtë dhe qëndimi para ventilatorit:"Një dush i ftohtë ka efekt të menjëhershëm. Por edhe nëse i mbani këmbët në ujë të ftohtë është shumë mirë sepse gjaku që kalon aty do të ftohet dhe më pas do të shpërndahet në të gjithë trupin duke e freskuar atë. Qëndrimi para një ventilatori është gjithashtu efektiv, por djersa do të avullojë më shpejt e ju do të freskoheni më shpjet, prandaj ndonjëherë rrezikoni të ftoheni."

McNaughton thotë se mëynra më e mirë për të qendruar të freskët gjatë muajve të verës është vendosja e një peshqiri të ftohtë rreth kokës ose të shkohet të notohet në një pishinë sepse uji atje është më i ulët se temperatura e trupit dhe kur të dilni nga uji avullimi i ujit do të jetë më i madh."

Dhe mbi të gjitha konsumoni shumë lëngje, sepse  duke pirë "do t'i jepni material trupit për të prodhuar djersë, e në këtë mënyrë ulet edhe temperatura e trupit."

Marrë nga Deutsche Welle
(v.gj/shqiptarja.com)

21 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172