Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:25 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Shendetesi
09 Nentor 2017 - 20:30
Shqiptarët, me konsumin më
të madh të ilaçeve në Europë
Rreth 75.4 për qind të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor, familjet shqiptare i shpenzojnë duke blerë ilaçe. Pjesa e mbetur shkon për shërbime mjekësore. Ndërkohë, raporti përmbyset në vendet e tjera të Europës, ku shpenzimet për ilaçe zënë vetëm 7-15 për qind të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor.

Shifrat për konsumin e lartë të barnave në Shqipëri vjen jo thjesht për shkak të rekomandimit të mjekut, por edhe sepse shumë barna mund blihen në farmaci pa recetën e mjekut. Kjo e bën popullsinë shqiptare të ketë një nivel shumë të lartë shpenzimesh për medikamente. Tendenca e konsumimit të ilaçeve po vjen në rritje edhe pse popullsia po shkon drejt tkurrjes. Në 8 muajt e parë të këtij viti, u importuan plot 3 374 tonë produkte farmaceutike ose 15.9 miliardë lekë.

Në krahasim me vitin e kaluar, importi i ilaçeve është rritur me 7%, që do të thotë se shqiptarët kanë konsumuar më shumë ilaçe për këtë vit. Faktorët që ndikojnë në rritjen e konsumit janë: plakja e popullsisë, rezistenca ndaj ilaçeve për shkak të përdorimit të tepërt dhe rritja e sëmundshmërisë. Farmacistët e pranojnë se imuniteti ndaj ilaçeve është në rritje. Përdorimi i shpeshtë rrit rezistencën, për pasojë i sëmuri ka nevojë të konsumojë më shumë medikamente. Edhe ushqimet e pakontrolluara, apo dhe jeta sedentare kanë ndikuar në uljen e reagimit të trupit ndaj virozave.

Instituti i Shëndetit Publik ka gjetur nëpërmjet një anketimi se antibiotikët merren në 24 për qind të rasteve pa recete mjekësore. Marrja në këtë mënyrë e antibiotikëve nga përdoruesit i ka bërë shumë prej tyre rezistentë ndaj veprimit të tyre. Në veçanti, 73% e individëve gabimisht konsideruan se dhimbjet e fytit mund të trajtohen me antibiotikë. Për më tepër, 69% e pjesëmarrësve deklaruan se ftohjet e zakonshme dhe gripi duhet të trajtohen me antibiotikë.

Gjithashtu, 41% dhe 34% të individët konsiderojnë të përshtatshme përdorimin e antibiotikëve për dhimbje të përgjithshme të trupit dhe të kokës./monitor/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Al Kjo ashte rrezultati i politikes shqiptate.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Mediu: Pyetja ime pėr Bashėn pse opozita s'ėshtė nė sheshe?
Hyrja e Shqipėrisė nė BE mund tė shpėtojė Italinė nga dominimi gjerman
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/11/2017, VITI VII -NR.277