Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:10 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Shendetesi
09 Nentor 2017 - 17:17
Si t’i bëjmë fëmijët të hanë ushqim
të shëndetshëm? Ja disa zgjidhje
Për t’i bërë fëmijët të hanë ushqim të shëndetshëm, është një sfidë më vete. Por kur ka probleme ka padiskutim edhe zgjidhje. Mjaftojnë strategjitë e duhura nëse jemi të vendosur të arrijmë të zgjojmë interesimin e fëmijëve në ushqime të shëndetshme pa nevojën për t’i bezdisur.

Mbani frigoriferin dhe raftet e mbushura me ushqime të shëndetshme

Një nga mënyrat më të duhura për t’i shtyrë fëmijët ta bëjnë zakon ushqimin e shëndetshëm është të limitoni ushqimet e procesuara në frigorifer. Në vend qe të mbushni kuzhinën me çipsa ose ushqime te tjera reduktojini ato.

Lejoni fëmijët të shijojnë mënyrën e përgatitjes së ushqimit

Një metodë tjetër për ta ndezur dëshirën e fëmijëve për t’u interesuar në ushqim të shëndetshëm është t’i përfshishë edhe ata në përgatitjen  e ushqimit. Jepuni atyre detyra që u përshtaten moshës se tyre: duart e vogla mund të grimcojnë sallatën e gjelbër ose të përziejnë përbërësit përshembull.

Mos i bezdisni ata me zakonet e ngrënies

Bëjeni ngrënien e ushqimit të shëndetshëm një eksperiencë të dashur për ta, që fëmija ta zhvilloj si një rutinë. Nëse fëmija juaj po  bën një përzgjedhje të pashëndetshme, gjithmonë propozojini një alternativë tjetër të shëndetshme. Kur bëjnë zgjedhjen  e duhur, lavdërojini.

Bëjini ata të hanë me orar

Fëmijët kur janë të uritur, hanë çfarëdo dhe gjithçka qe ju kap dora. Frenoni këto dëshira duke i ushqyer me orarë.

Le t’i shijojnë ndonjëherë edhe ëmbëlsirat

Ndalimi i ëmbëlsirave dhe sheqerërave mund të shkaktojë dëshirë edhe më të madhe tek fëmijët. Nëse fëmijët po hanë ushqim që ndihmon trupat dhe trurin e tyre të rriten, ju mund të lejoni që ata të hanë edhe ëmbëlsira. 

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

0 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Mediu: Pyetja ime pėr Bashėn pse opozita s'ėshtė nė sheshe?
Hyrja e Shqipėrisė nė BE mund tė shpėtojė Italinė nga dominimi gjerman
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/11/2017, VITI VII -NR.277