Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 18:35 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi
08 Mars 2013 - 05:40
Sindroma e deficitit të testosteronit
Kirurgu urolog Niko Nushi flet për sindromën e deficitit të testosteronit në një intervistë për Suplementin Shëndeti të Gazetës Shqiptarja.com.

Doktor, çfarë është sindroma e mungesës së testosteronit?
Sindroma e deficitit të testosteronit apo siç njihet T.D.S është një sindromë klinike e biokimike që rezulton në uljen domethënëse të cilësisë së jetës së një mashkulli dhe prek funksionin e sistemeve të shumë organeve të trupit. T.D.S karakterizohet nga ulja e testosteronit dhe e hormoneve të tjera dhe shoqërohet me ndryshime në indeksin e masës trupore, obezitet, osteoporozë, gjumë dhe çrregullime të humorit.

Si ndikon ky sindromë në obezitet?

Obeziteti mendohet të jetë i pari ndryshim që ndodh me shfaqjen e deficitit të testosteronit, mbasi adipocitet (qeliza) sekretojnë leptinën që rezulton në një rënie të testosteroinit. Sindromi metabolik (HTA+Hiperlipidemia+D.M TIP II) ndërthuren me T.D.S.

Po ashtu obeziteti dhe rritja e testosteronit që ai sjell shoqërohet me një risk të lartë për kancer të prostatës te meshkujt me testosteron më pak se 200 mg/dl (6.9 nmol/l) kanë 2 herë më të shtuar riskun për vdekje, 3 herë më të shtuar riskun për vdekje nga kanceri dhe dy herë më shumë riskun e vdekjes nga probleme kardiovaskulare, për një periudhë 17 vjet në krahasim me atë me nivel testosteroni 410-509 mg/dl (14.2-17.7 mol/l).

Është e vërtetë që injektimi i testosteronit për ta çuar atë në vlerë normale, mund të ndikojë në shfaqjen e kancerit të prostatës?
Studime të shumta të kryera në botë, kanë tregur se nuk ka patur progresion të kancerit të prostatës nga administrimi i testosteronit, madje u vu re lehtësim i dhimbjes së kockave në këta pacientë.

Po ashtu u bënë studime dhe u pa se administrimi i testosteronit nuk shton riskun për kancer të prostatës, u pa se testosteroni ulet tek meshkujt me plakjen dhe incidenca e kancerit të prostatës shtohet dukshëm, meshkujt me kancer të prostatës më agreseve kishin nivele serike të testosteronit të ulëta, pra kjo nuk e mbështet teorinë se testosteroni sjell kancer të prostatës.

Shumica e preparateve të testosteronit i.m, transdermal, oral, janë efektive dhe nëse përdoren si duhet sidoqoftë duhet të preferohen ato që bëhen efekt afat shkurtër (transdermal, oral, bukal) në krahasim me ato afatgjatë.

Para fillimit të testsosteronit duhet bërë P.S.A dhe D.R.E ekotransrektale duhet bërë vetëm nëse P.S.A dhe D.R.E rezultojnë të alternuara.

Çfarë duhet të bëhet në shfaqen probleme me deficitin e testosteronit?

Së pari rekomandohen të bëhen analiza e gjakut, që bën të mundur përcaktimin e nivelit të testosteronit. Vlera ndërmjet 12 dhe 15 n.mol/l, konsiderohen normale. Ndërsa vlerat nën 12 n.mol/l duhet trajtuar nëse janë prezente simptomat tipike të mungesës së testosteronit.

Veç analizave të gjakut duhen bërë: urinë komplet, uroculturë, P.S.A.-testosteroni, spermograma, analizat e mëlçisë, lipidograma, echo e prostatës dhe testeve. Kjo bëhet për të parë nivelet e tyre dhe korrigjuar nivelet e testosteronit.

Si bëhet trajtimi i këtyre rasteve?
Meshkujt që kanë probleme të tilla rekomandohet të trajtohen me injeksioni depo çdo 3 muaj (Nebido), që është mënyra më moderne e trajtimi të këtij problemi. Avantazhi i tij është fakti që niveli i testosteronit në gjak, mbetet në nivele normale për rreth 12 javë.

Në këtë mënyrë janë të mjaftueshme vetëm 4 injeksione në vit. Përgjatë 3 mujorit pas injeksionit mashkulli fiton me tepër konfidencë, pavarësi dhe një cilësi më të mirë jetese sesa me injeksionet tradicionale të testosteronit, të cilat janë efektive vetëm për 2-3 javë.

Çfarë duhet bërë, për të pasur sukses?

Niveli i testsosteronit te burrat duhet monitoruar çdo 3 muaj, gjatë vitit të parë të përdorimit dhe më pas çdo vit.

ÇFARË ËSHTË TESTOSTERONI

Testosteroni është hormon seksual mashkullor, që ndikon në zhvillimin e një mashkulli gjatë pubertetit. Ky është një hormon mjaft i nevojshëm për shëndetin dhe cilësinë e jetës së tij. Ky hormoni ndikon në zhvillimin e qimeve në mjekër dhe trup, zhvillimin e fizikut dhe libidon (dëshirës seksuale).

Rritja e hormonit ndikon në shtimin e oksigjenit në tru, përmes të cilit përmirësohet fuqia e përqendrimit, memoria dhe humori. Në këtë mënyrë mungesa e këtij hormoni, ndikon në shfaqjen e problemeve fizike dhe psikike të një burri. Po ashtu testosteroni rregullon fuqinë muskulore dhe masën dhjamore.

Shkrimi u botua sot Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

18 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
alba me sa di une kirurgu urolog me kete emer nuk jeton me, keshtu qe kontrolloni se kur eshte marre kjo interviste ,,ose nderroni emrin ne fjale.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171