Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:36 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shendetesi Nga ADEM HARXHI*
07 Mars 2013 - 11:22
Takimet e zakonshme,
si përfundojnë në seks
Disa nga ju i kuptojnë takimet si shoqëri midis dy të rinjve, që kanë interesa të përbashkëta dhe ku ka pak, ose aspak seks. Të tjerë i kuptojnë takimet si aventura, mundësisht, seksuale.

Takimi është diçka e papërcaktuar, me rregulla të pa qarta, veçanërisht, kur fjala është për etiketën seksuale. Takimet, zakonisht, përfshijnë flirtime, puthje, por edhe më shumë. Në qoftë se djali paguan për shpenzimet në takim, a nuk do të presë ai si shpërblim seksin?

Tek ne, ashtu si edhe në shumë vende të tjera të botës, kënaqësia seksuale është pjesërisht e djemve që e kërkojnë dhe pjesërisht e vajzave që e kontrollojnë. Por, duke u përpjekur ta vënë seksin nën kontroll, vajzat shpesh humbasin kënaqësinë prej tij.
****
Seks-edukatorja Dr. Carol Cassell thotë: “Femrat, që të justifikojnë seksin, duhet të ndjehen të rrëmbyera nga romanca dhe dashuria. Është një taktikë e përpunuar në mënyrë të pandërgjegjshme prej femrave, që të kenë atë që duan- një burrë, apo kënaqësinë seksuale- por pa paguar çmimin e qenies të lëshuara dhe të përdala seksualisht”.

Analiza e Cassell, vazhdon të ketë vlerë edhe sot, ndonëse, vajzat duken të jenë më liberale lidhur me seksin.
Lidhur me marrëdhëniet në takim, dëshiroj të theksoj:
Propaganda, kinemaja, TV, interneti dhe të tjera mjete të komunikimit masiv, gabimisht i detyrojnë vajzat ta besojnë idenë shkatërruese, se dramat dhe romancat e mëdha janë normale.

Vajzat dhe disa djem, gabimisht, e quajnë veten të vlefshme, vetëm kur janë të dashuruara nga një person i veçantë.
Kur ju përpiqeni të bëni dikë xheloz, ose kur arrini në përfundimin se nuk rroni dot pa atë person, ju jeni të sëmurë nga sëmundja e dashurisë (çrregullimi obsesiv-kompulsiv). Ju bëni mirë të kërkoni kënaqësinë dhe aventurën, jo sëmundjen në emër të dashurisë. Ka shumë djem e vajza përreth, që ju mund t’i dashuroni në mënyrë më të pjekur.

Mos mendoni se ka vetëm një person, që ju mund ta dashuroni vërtet, dhe se vetëm me të do të ndjeheni e lumtur. Është normale të jeni të afeksionuara, por jo të lidheni me dikë dhe të jeni, vazhdimisht, të shqetësuara, ku është ai?, çfarë po bën ai tani? dhe sa mendon ai për ju?.
Kur takimet i bëni që të tregoni përkushtimin reciprok për të ardhmen tuaj, ato mund të mos jenë gjithnjë mbrëmje të gëzuara. Në këto lloj marrëdhëniesh ka plot tensione të vogla.

Ndodh që njëri nga ju të dy me zor pret sa të vijë koha për seksin dhe tjetri është obsesiv, domethënë e ka zënë qymyri dhe dëshiron vetëm ta ketë shokun afër. Në këtë marrëdhënie gjithnjë do të ketë probleme dhe nuk ka ndryshime midis djemve dhe vajzave. Ka vajza që janë më lakmitare se djemtë dhe djem që janë më lakmitarë nga vajzat.

Takimet duhet të jenë kënaqësi. Ato duhet të bazohen në miqësinë, në bashkëkupunimin dhe kënaqësinë. Kur jeni të eksituar seksualisht ju jeni të mbushur plot me ndjenja pozitive, të shëndetshme dhe të përgjegjshme. Kjo u bën të jeni emocionalë dhe ta shprehni seksualitetin tuaj me mënyra, që nuk do t’u fusin në telashe.

Ju duhet të vlerësoni nevojat dhe të drejtat tuaja seksuale, duke patur parasysh përgjegjësinë që keni për të vlerësuar nevojat dhe të drejtat e të tjerëve.
Takimi do të jetë kënaqësi e madhe, vetëm kur ju të dy do të keni nevoja dhe dëshira të njëjta. Dialogu i hapur dhe mirëkuptimi midis jush, e bëjnë takimin një kënaqësi reciproke.

Takimet nuk duhen trajtuar si diçka shumë e madhe dhe të kërkoni të jeni bashkë kudo, në shkollë, në punë, me miqtë, me familjen dhe në çdo aktivitet tjetër.
Për ju është shumë e largët koha e prindërve tuaj, kur takimi kulmin e arrinte me një puthje (kur i thoshin natën e mirë njëri-tjetrit.) Ndërsa sot, edhe ata nga ju që kanë pak ose aspak eksperiencë, shpesh, i shtrijnë poshtë vajzat që duan seks.

Dopio standardi, vërtet ishte shumë i fortë kur prindërit tuaj ishin në gjimnaz, por, akoma ai vazhdon të jetë një pengesë për intimitetin dhe kënaqësinë tuaj reciproke.


Çfarë shohim në takimin e parë ?

Pesha e gjatësia
Sa jeni të gjatë dhe sa peshoni është gjëja e parë të cilën shumica e femrave e vërejnë, sepse kërkojnë një mashkull i cili tu përshtatet edhe fizikisht. Prandaj, kujdes me trupin dhe mos lejoni që të shtoni në peshë.

Atraktiviteti

Kryesisht meshkujt i dëgjojmë se si pranë vetes kërkojnë një femër atraktive, por edhe për femrat vlen e njëjta. Pos atraktivitetit ato dëshirojnë që mashkulli të ketë stil të mirë të flokëve, stil të veshjes dhe ta mbajë higjienën personale.

Humori
Femrat i tërheq buzëqeshja. Në takimin e parë mos jini i tërhequr apo tepër serioz. Tregoni se keni buzëqeshje të bukur dhe josheni. E, mos harroni se femrave ju pëlqejnë meshkujt që kanë sens humori.

Vetëbesimi
Meshkujt të cilët rrezatojnë vetëbesim janë shumë më tërheqës. Femrave ju nevojitet vetëm disa minuta për ta vlerësuar që në takimin e parë se sa vetëbesim keni në veten tuaj. Po ashtu, mbani mend se arroganca nuk është e ngjashme me vetëbesimin.

Komunikimi

Meshkujt në takimin e parë provojnë ta impresionojnë femrën. Mirëpo, ato nuk dëshirojnë të flisni për veten tuaj, por kanë dëshirë t’i lini që ato vetë të interesohen për gjërat. Pra, komunikimi le të jetë i dyfishtë dhe me këtë rast femrën shikojeni në sy


*ADEM HARXHI - Seksolog

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013
Redaksi Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

5 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173