Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 09:36 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Shendetesi
06 Gusht 2017 - 19:19
Tenisi, noti, aerobia - tre sportet
më të mira për shëndetin
As vrapi, as futbolli, por tenisi, noti dhe aerobia parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme.

Sipas hulumtimeve ndërkombëtare të bëra në Universitetin e Sidneit, tenisi, noti dhe aerobia janë tre sportet më të mira për shëndetin. Ndërsa futbolli dhe vrapimi janë më pak të dobishme dhe nuk e parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme.

Sipas studimit të botuar në revistën britanike British Journal of Sports Medicine, grupi studimor i drejtuar nga profesor Emmanuel Stamatakis, kishte analizuar të dhënat e më shumë se 80,300 vetëve me moshë mesatare 52 vjeç.

Personat pjesëmarrës në studim ishin vëzhguar për nëntë vjet. Gjatë kësaj periudhe nga grupi i vëzhguar vdiqën për arsye të ndryshme 8,790 vetë.

Tenisi redukton shkaqet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës

Studimi tregoi se rreziku i vdekjes nga shkaqe që lidhen me shëndetin qe zvogëluar me 47 për qind në grupin e personave që merreshin me tenis, apo badminton dhe se sidomos tenisi i redukton shanset e vdekjes nga një sëmundje kardiake me 56 për qind.

Personat që merren me not mund të kenë një rënie prej 28 për qind të rrezikut për të vdekur nga shkaqe që lidhen me shëndetin.

Një gjë e ngjashme u konstatua edhe tek personat që merren me aerobi dhe gjimnastikë, sepse sipas studimit në këtë grup testuesish u vu re një rënie prej 46 për qind.DW


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

9 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Zef Brozi:Berisha pranoi se lejoi  drogėn,duhej tė ndiqej penalisht
Balla: Llalla ikėn nė 7 dhjetor Kryeprokurori i ri i pėrkohshėm
Studiuesi Belushi-Ramës: Krijo dikasterin ministerial për arbëreshët
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 10/12/2017, VITI VII- NR.292