Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:24 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Shendetesi
07 Shtator 2017 - 14:10 | përditesuar në 14:14
Vijon eksodi i bluzave të bardha
pritet largimi i 140 mjekëve
Një fushatë rekrutimi për 49 infermierë dhe 1 mjek infeksionist  është njoftuar, nga Qendra Spitalore dhe Universitare “Nënë Tereza”, duke nxjerrë në pah nevojat e shërbimit shëndetësor për të mbushur vendet e mbetura vakante.
 
Emigrimi  i bluzave të bardha drejt vendeve të BE-së, vijon të mbetet i lartë.
 
Kjo  konfirmohet për Report TV nga Presidenti i Urdhërit të Mjekut, Fatmir Brahimaj.
 
E për pasojë nevoja për mjekë dhe specialistë është emergjente.
 
“Pak a shumë me të njëjtat ritme si vitet e kaluara, viti i kaluar u mbyll me 145 mjekë të larguar dhe deri tani për këtë vit kanë marrë certefikatën për sjellje të mirë 125 mjeke”, shprehet Presidenti i Urdhërit të Mjekut, Fatmir Brahimaj.
 
Brahimaj shpjegon shkaqet e emigrimit të mjekëve shqiptarë.
 
“Si gjithë të tjerët shkojnë për një jetë më të mirë, kjo është përgjigjja e parë që na japin. Me shpresën që në vendin ku do të shkojnë do të gjejnë vlerësim më të mirë moral dhe material, do të gjejnë mundësi të rritjes në karrierën profesionale, kushte dhe teknologji për të bërë mjeksi bashkëkohore, po ashtu mendojnë se janë më të mbrojtur”,
përfundon Brahimaj
 
QSUT thotë se kjo fushatë punësimesh ndërmerret në kuadër të reformës së re spitalore të QSUT, që prej disa muajsh, drejtohet nga Enkelejd Joti.
 
Por presidenti i urdhërit të mjekut thotë se nevoja për të rekrutuar personel nga fenomeni i emigrimit të mjekëve është në të gjithë vendin.

fatmir  brahimaj urdheri mjekut
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Aleko Ky popull duket se ka penallti ne koke.mendja e tyre eshte vec largimi, jo per arsye se nuk jetojne dote ne shqiperi por per nje formule e shpikur shqipetare :"Per nje jete me te mire".Ska asnje president apo klrueminister ne bote qe ti frenoje ata..Eshte thjesht nje psikoze e rrezikshme qe po nuk u frenua rrezikon sigurine kombetare..Nje popull totalisht I papergjegjshem qe po I ben varrin vetes se tij..
avatar
Anonim
drejtesi eshte faj i politikes se ketij shteti te qelbur dhe e qeveritareve te korruptuar!
avatar
Anonim
anonim ju infermjeret ne azil te pleqve po ju cojne qe ti hiqni pampersat dhe ti lani bythen pleqve Ska numra atje
avatar
Anonim
landi Largohuni dhe mos e ktheni koken mbrapa se ky vend nuk ka me shpresa te behet Te gjithe duan te largohen nga kjo katrahure
avatar
Anonim
Al Falimetum si ven. Nerzite si i duhen shqipnis kan ik dhe po ikun kjo ashte mrekudhi e politikes trathtare e popullit shqiptare.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Hyrja e Shqipėrisė nė BE mund tė shpėtojė Italinė nga dominimi gjerman
Braēe: Koncesionet pėr firmat offshore tė ndalohen me ligj
Meta: Sensibilizim ndėrkombėtar pėr  lėvizjen e lirė tė qytetarėve tė Kosovės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 22/11/2017, Viti VII - NR.276