Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:09 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
SKEDAT
08 Mars 2013 - 07:35
Gjyqtari i pasur, ja të ardhurat
e deklaruara në 2011 në ILDKP
TIRANE - Njeriu që legalizoi përmbysjen e zgjedhjeve në Tiranë rezulton se gjatë vitit 2011 ka patur pesë burime të ardhurash, nga të cilat janë shtuar të paratë e familjes Ndreca. Në këtë mënyrë, vetëm nga të ardhurat dhe shpërblimet, gjyqtari Ndreca ka shtuar mbi 50 milionë lekë, përfshirë këtu dhe të ardhurat nga dy djemtë e tij.

Pasuria e tij është shtuar me 11 milionë lekë të vjetra nga të ardhurat e bashkëshortes dhe rreth nëntë milion lekë të vjetra nga të ardhurat e dy djemve. Po gjatë vitit të shkuar, djali i gjyqtarit dhe vendimmarrësit në Kolegjin Zgjedhor për vitin 2011 ka shlyer edhe një detyrim për apartamentin prej 15 milionë lekësh.

Ndërkohë që njëri prej djemve të gjyqtarit Ndreca ka qenë edhe për katër muaj specialist në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nga ku ka përfituar një shumë rreth dy milion lekë. "Shtesë në kursimet, të ardhura nga paga dhe shpërblimet: 1.700.000 lekë, pakësim në kursimet familjare (shlyerje kësti për apartament): 1.500.000 lekë, të ardhura nga paga dhe shpërblimet neto: 1.206.000 lekë", thuhet në deklaratën e pasurisë së Tom Ndrecës.

Ndërkohë që deklarohen edhe të ardhurat nga bashkëshortja që kapin vlerën nga paga dhe shpërblimet plot 1.196.967 lekë. "Erion Ndreca: Paga neto: 760.368 lekë. Erinol Ndreca: Katër muaji si specialist në KQZ: 200.000 lekë, detyrim për apartamentin 3.500.000 lekë: shlyer 1.500.000 lekë", kanë deklaruar dy djemtë e gjyqtarit Ndreca.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171