Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
SKEDAT Nga LEDI SHAMKU SHKRELI
04 Maj 2012 - 20:12
Kërkojeni te Sali Berisha!
Për informim të shqiptarëve, të cilët me të drejtë kanë mbetur pa fjalë nga kjo faqe e zezë me të cilën i zhgënjeu qeveria: Këshilltari i Kryeministrit, Bardhyl Musai, nuk është vetëm përfituesi kryesor i Altertekstit, jo! Nuk është vetëm përfituesi me pahir i parave të mësuesve në këtë vend, pasi "ofron" trainime të detyrueshme kualifikuese për mësuesit (në bashkepunim me Myqerem Tafajn, i cili e thau me dashje Institutin publik të trajnimeve), jo!

BARDHYL MUSAI (pra SALI BERISHA) ËSHTË SHKAKTARI KRYESOR PËR SUNDIMIN E FRIKSHËM TË SHKOLLIMIT TË LARTE NË KAOS, INJORANCË DHE ZHVATJE TË PACIPË.
E them këtë me bindje, pasi kjo batërdi, ku dje plasi peshku me diplomën e "troftës", vjen e gjitha si rezulat i një procesi akreditimi universitetesh krejtësisht të piste e grabitqar. Ndaj edhe universiteti shtetëror i Tiranës dhe 2 universitete të tjera jo-publike, refuzuan t'i nënshtrohen këtij organi përdhosës. Dhe tani, po rendis këtu përbërjen e Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë, sic paraqitet në faqen e tij zyrtare.
"Këshilli i Akreditimit aktualisht ka këtë përbërje:
Prof.Dr Bardhyl Musai
Prof.As.Dr Anila Hoda
Znj. Edlira Late
Prof.Dr Shyqyri Llaci
Prof.Dr Vladimir Nika
Prof.Dr Gëzim Hadaj
Prof.As.Dr Ilir Bozgo
Prof.As.Dr Emil Lamani
Qamil Dika
Me urdhër Nr 29, datë 19.02.2009 të Kryeministrit, Z. Sali Berisha, Z.Bardhyl Musai, emërohet Kryetar i Këshillit të Akreditimit".
Siç shihet qarte, me urdher te Sali Berishes, serish Bardhyl Musai, keshilltari i Kryeministrit per Arsimin, kryeson edhe ketu sulmin e korrupsionit te felliqur mbi arsimin. Korrupsion qe e ka shpene arsimin ne Shqiperi ne ditet me te zeza te vetat.
Mesuam se prokuroria don te nise hetimet mbi ngjarjen e bujshme te diplomave te shitura. Shume mire do beje, por diçka dua ta them shkurt e troç: Njeriu qe prokuroria duhet te hetoje menjehere per skandalin e paçavures se Renzo Bossit eshte nje dhe vetem nje: SALI BERISHA.

(aq/shqiptarja.com)

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
studenti Po ti shikosh se kush eshte ne komision,te vete mendja tek partia punes qe i beri me shkolle,u hoqi morrat dhe i veshi me stilin e Parisit dhe u mesoi te pijne veren bordo. Vladimir Nika qe perfitoi si dhender tek partia punes.po ashtu dhe debil lamani qe stazhin e partise e beri me shum devoteshmeri, keta ishin qe rrefhonin berishen, e berisha ua shperblente me komisione burrave te grave qe punuan per te.
avatar
Anonim
anonim Ne shqiptaret kemi nje veti ,kur dikush ecen ne jete mė shpejt se ne atėhere nuk lemė gjė pa thėne pėr tė .Zoteria ne fjale qe ėshte i pergaditur nuk duhet vėnė nė diskutim,por qė mund tė bėjė pak biznes pėr tė jetuar dhe pėr tu siguruar mirqėnie familjes sė tij kjo ėshtė normale pėr gjdo njeri.Ēdo hap i tij tregon per aftesite e tij .
avatar
Anonim
Themi Bardhyl Musai nuk ka as idenė mė tė vogėl mbi pedagogjinė: Kopjon dhe pėrkthen libra pedagogjikė pa bibliografi dhe mė e keqja as vetė nuk e di se ēfarė shkruan nė ato libra qė kushdo qė do t'i lexonte jashtė dhe brenda shtetit me kujdes do tė konstatonte qė ky njeri ėshtė pėr nė burg ose ēmendinė, sepse degjeneron dhe disinformon breza tė tėrė mėsuesish!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169