Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:19 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
SKEDAT
02 Nentor 2013 - 05:32
Pallati u ndërtua në një zonë
ku nuk ishte destinacion ndërtimi
TIRANE- Në funksion të krijimit të një ideje vlerësuese më të plotë, inspektorët e INUK gjatë vitit 2011 janë njohur dhe me parashikimet në përmbajtje të planit të përgjithshëm urbanistik për zhvillimin e zonës qëndrore të qytetit të Vlorës, miratuar ky me vendimin nr.5 të datës 28 gusht 2002 të KRRTRSH si dhe me studimin pjesor të zonës, miratuar nga KRRT e bashkisë Vlorë, ku është parashikuar ngritja e këtij objekti. Në përfundim të shqyrtimit të kujdesshëm analitik dhe krahasues të këtyre dokumentave të rëndësishme, është konstatuar se studimi pjesor si dhe lejet derivuese të ndërtimit për objektin në fjalë, të miratuara nga KRRT e bashkisë Vlorë, lejojnë ndërtimin në një teritor, i cili në planin rregullues të përgjithshëm urbanistik për zhvillimin e zonës qëndrore të qytetit të Vlorës, të miratuar nga KRRT dhe KRRTRSH, nuk klasifikohet si zonë e destinuar për ndërtim.

Konkretisht në materialet grafike që ilustrojnë këtë plan rregullues, në mënyrë të qartë territory në fjalë paraqitet grafikisht në hartën dhe legjendën përkatëse, si një zonë e lirë nga ndartimet. Po kështu në rregulloren teknike shoqëruese të këtij plani ku përcaktohen parimet e përgjithshme ligjore teknike si dhe detajimet e nevojshme ku përfshihen kondicionet urbane dhe përshkrime të tjera të rëndësishme më karakter teknik.Punimet për hedhjen në det të inerteve, jo vetëm që mbështet konstastimin e INUK se një pjesë e sipërfaqes ndërtimore të këtij objekti sipas lejeve të ndërtuara,bie pikërisht në shtratin e detit. Në këto kushte, sipas INUK çështja duhet të hetohet me imtësi me qëllim nxjerjen para drejtësisë të përgjegjësve të këtyre shkeljeve që i hapën rrugë ndërtimit të pallatit.
 
Shkrimi u publikua sot (2.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

3 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
ladi Saliu sa erdhi ne pushtet prishi mbikalimin e zogut te zi duke nxjer lloj lloj justifikimesh . Atje cdo gje ishte me leje dhe dokumentacion te rregullt. gjith ai kaos ne qarkullim qe ekziston sot do te evitohej. u dogjen miliona dollar vetem per nje kredo politike dhe te gjitha me vendime te kkrt se republikes u hodhen poshte. Po e njejta gje per qendren e Tiranes ku nga nje qender e miratuar nga urbanist europian dhe me te miret e vendit e prishi. Tani te flas per pallatin e Bashes.
avatar
Anonim
ciu eeeee morem vesh qe keta kane bere cfare iu ka dashur kokrra e qefit kur ishin ne pushtet dhe kishin per borxh qe tia shisnin vendin ofruesit me te pare qe jepte shuma te aresyeshme per keta plehra, kurse vete mund te benin cfare tiu kishte qefi se i dukej vetja mbret e shkuar mbretit. ju cfare do beni ndaj ketyre shkelesve te ligjit dhe prishesve te shqiperise. kete po presim. paudhesite e ketyre te pd i dime mire. juve cfare do beniiiiiiiiiiiiiiiii heeeeee
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Reforma nė Akademi, Gjinushi pėr Report Tv: Unė, rol katalizatori
Duma: PD po konsultohet pėr kandidatėt pėr kryebashkiakė
Gazidede, zbulohet lidhja sekrete me Sigurimin qė 1991
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/02/2018, VITI VIII- NR.45