Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:26 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
SKEDAT
15 Gusht 2013 - 12:51
Pregatiten peticione për në
zyrën e Edi Ramës në Vlorë 
VLORE- Në një kontakt me 50 qytetarë vlonjatë gjatë ditës së djeshme, të gjithë besojnë se kryeministri i ardhshëm Edi Rama dhe deputeti i qarkut të tyre, do ta çojë në vend fjalën që dha se, “do të pastrohet bregdeti dhe ambjentet publike do t’ju kthehen qytetarëve të reabilituara”.

Shumë prej tyre kujtojnë punën e tij për pastrimin e Tiranës, të tjerë  thonë se puna e tij si kryeministër do të nisë nga Vlora, jo pse është deputet i Vlorës, porse ky qytet ishte lënë në harresë për 8 vjet nga qeveria Berisha dhe se zhvillimi i turizmit është një përparësi e qeverisë së re.

Ende pa filluar nga puna zyra e z. Rama në Vlorë, madje nuk është përzgjedhur ende stafi, megjithë 300 kërkesat që i kanë shkuar në adresën e tij, qytetarët në bazë blloqesh dhe lagjesh ka bërë gati peticionet të firmosura nga banorët për problematikat që kanë, që janë ngritur, por kanë shkuar në vesh të shurdhër.

Një ndër peticionet, ku kanë firmosur edhe shumë banorë të djathtë është ai për ndërtimin e rrugës që çon 15 mijë banorët e lagjes “Pavarësia” tek qëndra shëndetësore, 120  metra rrugë, në kurriz të stadiumit “Flamurtari”.

Qytetarët thonë se besojnë tek ndryshimi, tek fjala e dhënë nga Edi Rama kryeministër, porse aid he qeveria e tij do të vihen në provë që në muajtë e parë të qeverisjes. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

21 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172