Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sociale
06 Tetor 2017 - 15:46 | përditesuar në 15:59
​Dy fshatra në Peqin kanë puset e
naftës të porta, s’përfitojnë asgjë
Dy fshatra në Peqin nxirrnin naftë që në vitin 1935 nga italianët. Nxjerrja vazhdoi edhe gjatë periudhës së komunizmit. Banorët e Pekishtit dhe Rasës thonë se e vetmja gjë që i lidh me puset në derën e shtëpisë është era e keqe. E megjithatë me naftën janë mësuar por përfitimet janë zero. Dikur merrnin gazin, por që tashmë ikën në natyrë. Shyqyri Çullhaj është një prej kryefamiljarëve që jeton me pusin e naftës pranë në Pekisht.

Ai thotë se ka shumë vite që nxirret naftë dhe kur ishte shtet ne të paktën mund të përfitonim gazin që lëshohet nga nxjerrja e naftës. Ky ishte përfitimi ynë i vetëm, por edhe disa të punësuar në fshat. “Këtu ka shumë vite që nxirret naftë ka dy vite që është privatizuar. Ne nuk kemi asnjë lloj përfitimi veç erës së naftë. Dikur merrnin gazin në vend që të ikte në ajër.”, thonë Shyqyri Çullhaj.

Banorët thonë, pas privatizimit nuk dimë se kush e merr naftën dhe kush është në punë, dinë vetëm që nuk ka të punësuar asnjë banor të fshati. Isuf Çullhaj thotë se sikur të hapeshin kërkime të reja do të hapeshin kantjere dhe do të kishte më shumë të punësuar. “Nuk kemi asnjë lloj përfitimi. Nuk e dimë kush e ka privatizuar. Të hapet ndonjë zonë e re që të nxirret naftë, më tepër për gazin se nafta është monopol.”, thonë Isuf Çullhaj. Për fat të keq ky është një fshat pensionistësh pasi të gjithë kanë emigruar.



Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com


 

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
redi Fshataret kane te drejten e transparences se kush e privatizoi zonen naftembahtese dhe perse perfitimi i banoreve eshte zero . Gjiknuri duhet te pergjigjet si dhe qindra raste te tjera privatizimesh ku mje zot e di se cfar ndodh me pasurite publike . Transparenca eshte qeverisja e vertete me qytetaret
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Shqipėria si Finlanda, modeli i ri i arsimit nga zv.ministrja Shahini
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Mediu: Pyetja ime pėr Bashėn pse opozita s'ėshtė nė sheshe?
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 24/11/2017, VITI VII- NR.278