Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:00 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sociale
13 Shtator 2017 - 17:19 | përditesuar në 19:26
​Fier, 350 nxënës në protestë
prej 3 ditësh se nuk kanë karrike
Rreth 350 nxënës të shkollës së mesme “Perikli Ikonomi” në Fier kanë protestuar këtë mëngjes para godinës së drejtorisë arsimore.

Shkak për protestën është bërë mungesa e bankave dhe karrikeve në klasat ku ata zhvillojnë mësimin.

Nxënësit pasi kanë parë një indiferencë nga ana e stafit pedagogjik të shkollës i janë drejtuara Drejtorisë Arsimore në Fier.
 
“Jemi nga shkolla“Perikli Ikonomi”, vitin e kaluar e bëmë mësimin në një shkollë 9-vjeçare  pasi shkolla jonë po rikonstruktohej, por kur shkuam këtë vit shkolla ishte pa banka pa karike, mësimi bëhet në mënyrë skandaloze, ulemi mbi banka. Nuk e di se çfar po ndodh në shkollë, por nuk ka kushtet e përshtatshme për të mësuar”, shprehen nxënësit.
 
Në pamje duket qartë se nxënësit ndjekin mësimin të ulur mbi banka. Një përfaqësi e nëxënesve janë pritur në një takim nga drejtuesi i arsimit Fier, Shkëlqim Allkaj, i cili ka premtuar per se shpejti pajisjen me banka te nxenesve te kesaj shkolle.
 
“Dua tju themë që baza materiale brenda tre-katër ditëve do të jetë në shkollë, ministria ka bërë gati dhe po bëhen procedurat”, ka thënë Allkaj.
 
Në lidhje me problematikën e mungesës së bazës materiale është shprehur edhe bashkia e Fierit, ku sipas zëdhënëses Irma Hoxha,  shumë shpejtë shkolla e re do të pajiset me banka dhe karrige.
 
““Perikli Ikonomi” është përfshirë në një rikonstruktim të plotë, dhe si pasojë dhe baza materiale do të jetë e gjitha e re. Nga  Ministria e Arsimit na kanë konfirmuar se baza materiale do të jetë në shkollë brenda pak ditësh.”

 
Shkolla ” Perikli Ikonomi” është rikonstruksion totalisht dhe vonesat për pajisjen me bazën materiale janë bërë nga Ministria e Arsimit.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

1 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Edi Rama: Ligji i Luftės nga Greqia do t'i mbetet historisė
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 21/01/2018, VITI VIII- NR.15