Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 14:56 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Sociale nga rashela shehu
13 Shtator 2017 - 16:46 | përditesuar në 16:58
​Produktet fast food të ekspozuara
ndaj pluhurit dhe papastërtive
Fast - food-et mbeten një zgjedhje e shumë të rinjve që, në mungesë të kohës apo të tjera  alternativave, i konsumojnë ato vazhdimisht.
 
Po shqetësim mbeten kushtet higjeno sanitare të ushqimeve të shpejta.
 
Nisur nga një vendim i Autoritetit Kombëtar Të Ushqimit datë 11.09.2017 “Për monitorimin e operatorëve të biznesit ushqimor fast food që ushtrojnë aktivitetin pranë institucioneve arsimore”, Report Tv bëri një vëzhgim në disa shkolla të kryeqytetit si: Sami Frashëri, Misto Mame, Shkolla Teknike Ekonomike dhe Asim Vokshi.

Pjesa më e madhe e bizneseve ushqimore ndodhen buzë rrugës, duke bërë që produktet që ju ofrohen nxënësve të jenë të ekspozuara ndaj pluhurit.
 
Produktet e pambrojtura ndaj papastërtive rrotull rrezikojnë të kthehen në burim bakteriesh që më pas krijojnë pasoja për nxënësit që i konsumojnë vazhdimisht.
 
Ndërkohë që AKU do të monitorojë të gjitha parametrat e bizneseve ushqimore që ushtrojnë aktivitetin pranë shkollave për të garantuar sigurinë e tyre.
 
Të gjitha ato biznese që nuk respektojnë standartet e sigurisë do të ndërmerren paralajmërime, gjoba e deri në mbyllje të aktivitetit të tyre.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

15 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan tė hynim nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 19/09/2017, Viti VII - NR.221