Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 15:56 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Sociale
09 Shtator 2017 - 13:31 | përditesuar në 13:49
​Tiranë, mbetjet në Kasallë, prej
2 vitesh bashkia nuk i menaxhon
Djegia e mbetjeve shkaktoi vatra zjarri
Mungesa e shërbimit të pastrimit nga Bashkia Tiranë në fshatin Kasallë të njesisë Zallherr ka krijuar prej 2 vitesh probleme me ndotjen e mjedisit.
 
Nga ana tjetër mungesa e koshave për mbeturinat ka bërë që banorët e fshatit të krijojnë vetë disa pika sporadike për hedhjen e tyre e më pas t’i djegin.
 
Banorët  shprehen për Report TV se shërbimi i pastrimit u reduktua mbasi njesia e tyre kaloi nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, teksa apelojnë që kjo mungesë të zgjidhet sa më shpejt.
 
“Këtu mbushen kanalet me mbeturina edhe fshati lart mund te jenë mbush rrugicat me mbeturina, nuk kemi një makinë mbeturinash, nuk kemi asnjë akses. I djegin natën, bëhet tym i madh, erë e keqe, ka shumë ndotje. Të vihet ndonjë mjet, të vihen kazanët në pikat që duhen dhe të pastrohen”, shprehen të irrituar banorët e zonës së Zallherrit.
 
Kjo situatë e krijuar nga djegia e mbetjeve prej vetë banorëve, javët e shkuara shkaktoi vatra e zjarri. 
  
“Sipër fshatit nga mbledhja dhe grumbullimi i mbeturinave të shumta ra zjarr dhe ka marrë gjithë ullishtja që ne punojmë dhe menaxhojmë dhe është dashur shumë kohë për ta shuar dhe shkaku kryesor është zjarri që ka rënë në pikën ku hedhin fshatarët mbeturinat në atë zonë”,
shprehen banorët.
  
Fshati Kasallë i Njesisë Zallherr, me rreth 4000 banorë, ka mungesë të shërbimit të pastrimit që me ndarjen e re territoriale.
 
Në lidhje me këtë shqetësim të ngritur nga banorët e fshatit Kasallë Report Tv kërkoi informacion nga Bashkia e Tiranës, por nuk ka ende një reagim zyrtar.



Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

15 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 22/10/2017, Viti VII - NR.250