Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 08:28 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sociale
08 Tetor 2017 - 16:55 | përditesuar në 17:02
Cikli i dytë i studimeve, shtyhen
afatet e regjistrimit në universitet
Studentët që akoma nuk e kanë ndarë mëndjen për t’u regjistruar në ciklin e dytë të studimeve, tashmë kanë akoma kohë  në dispozicion.

Pas fakultetit të Ekonomikut, edhe fakultetet e tjera  të Universiteti të Tiranës, Univeërsiteti i Politeknikut, Universiteti i Mjekësisë, por dhe disa universitete private kanë shtyrë afatin e regjistrimit të  studimeve për ciklin e dytë të studimeve në programet master shkencor dhe profesional.
 
Në kuadër të autonomisë universitare, liri veprimi që ia njeh ligji i arsimit të lartë, universitetet i kanë dhënë studentëve më shumë kohë në dispozicion edhe për transferimet e këtij cikli. Sipas drejtuesve të fakulteteteve, kjo shtyrje vlen vetëm për studimet e nivelit master brenda të njëjtit program studimi, ose në një program të ngjashëm.
 
Të drejtën për të riaplikuar në përputhje me mesataren dhe rezultatet e vitit të parë të studimit e kanë edhe studentët e rretheve, të cilët për arsye të ndryshme duan t’i ndjekin studimet në Tiranë.
 
Me kërkesë të dekanateve, senatet kanë miratuar shtyrjen e aplikimeve për ciklin e dytë të studimeve pa afat, deri në plotësimin e kuotave. Me hyrjen në fuqi të ligjit të arsimit të lartë, universitetet gjithashtu i kanë përcaktuar vetë kuotat e pranimeve.
 
Formula që kanë zgjedhur është jo më kuota fikse, por kuota që përcaktohen sipas vendeve që lirohen nga studentët. Sipas të dhënave nga fakultetet, Ekonomiku parashikon përmbushjen e 250 kuotave, nisur nga aplikimet për çregjistrim të studentëve. Politekniku 150, Mjekësia 80, Drejtësia 70, Shkencat Sociale 100.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

8 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
'45 minuta', ngėrēi pėr Plotfuqinė Milo:Rama-Meta tė takohen si burra
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/02/2018, VITI VIII- NR.41