Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 06:30 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Sociale Nga Kristi Gongo
10 Gusht 2017 - 08:35 | përditesuar në 08:41
“E lindur pėr tė vuajtur” Pak kohė
dhe njė dhomė pėr nėnė Dranen!
Ora 13:06. Njė grua nė moshė  mundohej tė lidhte flokėt e thinjura, e ulur pėrtokė nė njė mbulesė tė ronitur buzė rrugės pėrballė Katedrales Ortodokse nė Tiranė, teksa ngrinte me vėshtirėsi dorėn e djathtė tė sėmurė pėr tė vėnė shaminė e bardhė mbi kokė. Mė pas dora e saj e djathtė rrinte e varur, me aq forcė sa pėr ta mbajtur hapur dhe pėr tė lypur qindarka.

Kjo ėshtė Drane Alushi, 67 vjeē me njė histori plot vuajtje qė nė lindje. Nėnė Dranja ėshtė jetime, rritur nė Shtėpinė e Fėmijės nė Tiranė. Gjithmonė ka ndjerė njė boshllėk nė zemėr qė e shpjegon si mungesėn e tė ėmės, qė nuk e ka njohur kurrė. Nė moshėn 15 vjeēare u martua me idenė se do tė krijonte familje dhe do tė ishte mė mirė se nė shtėpinė e Fėmijės. “Isha shumė e bukur atėherė dhe ndaj kisha shumė kėrkesa”, tha ajo pėr Shqiptarja.com. Me tė lindi  dy fėmijė, njė djalė dhe njė vajzė.

Vdekja e djalit
Pas varfėrisė nė familje, problemeve dhe dhunės qė i shoqi ushtronte ndaj saj, u detyrua tė ndahej. Pas disa muajsh u martua sėrish. Burri i dytė e pranoi nėnė Dranen bashkė me dy fėmijėt e saj nė dhomėn e tij tė vetme nė qytetin e Fierit. Nė atė kohė u punėsua nė qytetin e Fierit pėr pastrimin e rrugėve dhe mendonte se gjėrat po merrnin rrjedhėn e duhur. Por kėtu nuk mbaruan vuajtjet e 67 vjeēares. 

“Isha e sėmurė, jam akoma. Nuk blej dot ilaēet tė shėrohem. Nuk kishim lekė. Kam probleme me nervat. Djali qė tė mė shėronte u nis emigrant nė Greqi…dhe nuk u kthye mė. Ma vranė djalin”, tregon e moshuara e pėrlotur.  Drane Alushi, nuk pati pushtetin e duhur as mundėsitė qė tė zbulonte vrasėsit e djalit tė saj. Ai ishte i martuar dhe kishte tre fėmijė. “ Edhe fėmijėt e djalit mė mbetėn jetim!”, thotė nėna duke pėshpėritur  aq sa tė drithėron mishin.

Drane Alushi nė mes tė katėr rrugėve
Prej 8 vjetėsh, pas vdekjes sė djalit, ajo ėshtė detyruar tė dalė tė lypė qė tė ushqejė fėmijėt e tij. 3 vjet mė vonė nėnė Dranja pėsoi fatkeqėsinė tjetėr: i vdiq edhe burri. Pasi ai u nda nga jeta, nėnė Dranja i liroi shtėpinė e tė shoqit vajzės sė martuar me 2 fėmijė, me kushtin qė tė mbante edhe tre fėmijėt e vėllait. Qė nga ajo ditė Drane Alushi jeton nė mes tė katėr rrugėve. “Nuk ka vend nė shtėpi pėr mua. Ja fle poshtė kioskės aty nė qendėr.

Vetėm tė dielave shkoj nė shtėpinė nė Fier, qė ēoj lekė pėr ushqimin e fėmijėve” tregon Dranja. Gjithmonė me tė njėjtat rroba, njė bluzė qė i ka dalė ngjyra, dhe njė fund tė hollė tė gjatė deri nė fund tė kėmbėve, Drane Alushi pret nė tė njėjtin vend, nė 10 metrat rrugė,qė njė ditė mund tė ketė njė shtėpi ku tė jetojė. “Njė shtėpi ku tė fusė kokėn dua. A mundet ta bėjė kaq qeveria? Dua t’i rris vetė fėmijėt e djalit. Nėse shteti mė ndihmon, unė nuk dal mė tė lyp. Nuk i bėhem mė barrė askujt”, ėshtė kjo lutja e gruas nė moshė qė ka gjithė jetėn me lot nė sy.

Teksa qėndroja kėmbėkryq me nėnė Dranen, dhe shikoja lehtėsinė qė ndjente teksa tregonte historinė plot tė papritura dhe fatkeqėsish tė jetės sė saj, mendoja ndėrkohė se sa e nevojshme ėshtė mbi tė gjitha tė komunikuarit, tė ndarit gjėrat me tjetrin, qoftė edhe me njė tė panjohur. Ndaj, njė lutje dua ta bėj dhe unė pėr tė, dhe pėr tė gjitha qeniet qė kanė pranuar tė ulin kokėn dhe tė dorėzohen duke u varur nga qindarkat e kalimtarėve, njerėzit qė kanė gati njė jetė qė pėrballen me dhimbjen, ajo qė kanė nevojė ėshtė edhe njė pėrshėndetje. Pak kohė dhe njė dhomė pėr nėnė Dranen! 

Drane Alushi
Drane Alushi duke lypur

dy.b/shqiptarja.com

7 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Uje uje Eddie me bere Te qaje, Te "vrase" me fjale dhe Te Mos fale, Te marre "Hak" me bisht nder shale , Te ngre dolli dhe per nje ngjale, Te futem Brenda Nga kam dale ...nuk ka shtet por VETEM fjale TI Ske djale dhe kur ke djale. ...
avatar
Anonim
Silva Z. Kryebashkiak reago dhe streho urgjent znj. Drane ose jep doreheqjen ne emer te moralit njerezor nqs ju karakterizon!!!
avatar
Anonim
Nene shteti mban me ushqim e me strehim te burgosurit si spaska nje vend si "burgu" por jo si ai per ti strehuar ket njerez duhet decentralizim ne pushtetin vendor per struktura te reja qe kujdesen per njerezit meqe jemi shtet laik e karitasi nuk funksionon
avatar
Anonim
BICIKLETA Zoti e ndihmofte💒tashti po kujtohem dhe po mesoj historine e kesaj nane,po kujtoj edhe vendin se ku rrin,sepse sa here kaloj dhe e gjej aty i leja ndonje lek hekuri pa ja dit historine,kisha krijuar idene si nane e braktisur e nxjerre jashte nga femijet.Flm shqiptarja.com.
avatar
Anonim
A Po kjo eshte qeveri e poshter.bejne parqe dhe gjthe ato lokale.zoti EDI RAMA qe thote votoni per mua se une do bej per shqiperin.pse keshtu behet per shqiperi.duke bere per vete jete lluksi.po per te varferit qe nuk kan ku te fusin koken dhe te hane nje kafshate buke,cfare do behet me keto njerz.gjith ato pallat qe nuk jane ne shitje,pse nuk i coni ato njerez qe nuk kan shtepi por i lini ne rruge si qen.efhe qeni jeton me mire se sa njerzit.por jeni te gjithe hajdute.
avatar
Anonim
Eddie 0, si nuk kam njė grusht tė fortė t'i bij mu nė zemėr malit qė s'bėzanė, ta dij dhe ai se ē'domethanė i dobėt - n'agoni tė pėrdihet si vigan i vramė.
avatar
Anonim
Eddie Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė zė trishtimi kur shef ftyra tė zbeta edhe sy t’jeshilta qė t'shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin tė tan jetėn e vet derisa tė vdesin.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
​Balliu:Komisionerėt e PD u shitėn jemi tė hapur pėr bashkėpunim 
Ekskluzive/ Fleckenstein rrėzon raportin e teknikėve tė PD-sė
Intervista/17 vjeēarja shqiptare hap shoqatė bamirėsie online
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/08/2017, Viti VII - NR.198