Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:28 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sociale
12 Tetor 2017 - 16:56 | përditesuar në 17:18
Fier, pensionistët e shqetësuar, nuk
kanë vendet e duhura për argëtim
Pensionistet e Fierit ankohen se nuk kanë një vend se ku ta kalojnë ditën. Sipas tyre kjo është më problematike sidomos gjatë kohës me shi, pasi nuk kanë një strehë se ku të qëndrojnë.

Pensionistet gjithashtu thonë se paratë që marrin nuk i mjaftojnë për të blerë ilaçe dhe për të paguar detyrimet e muajit, kështu që e kanë të pamundur të rrijnë në kafe për të takuar miqt e tyre.

Dhjetra pensionist në qytetin e Fierit ankohen se pensionet qw marrin, janw shumw tw ulwta , dhe kjo nuk wshtw mjaftueshme jo vetwm pwr barnat e tyre por edhe pwr tw paguar detyrimet e tjera si drita ujë etj .

Ata mblidhen çdo ditë në vendin e quajtur ,,Shatervani, ne qender te qytetit ku kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre. Por , qendra që i është dedikuar atyre është akoma në rikonstruksion për këtë ata detyrohen që gjatë ditëve të ftohta dhe me shi të mbyllen në shtëpi.

Pensionistët shprehin shqetësimin për  mungesën e vendeve ku duhet t’u shërbejnë për të kaluar kohën, ata shprehen  të shqetësuar, pasi nuk ka asnjë përkujdesje as me pensione dhe as me vendet ku duhet të kalojnë kohën.

“Pensionet e pleqërisë së moshës së tretë duhet t’i kishte  rritur me kohë, që kur ka premtuar, ndërsa tani nuk i përmend njeri.  S’kanë ku të vejnë, nuk I qasin fatre në shtëpi, qesh….. na bëni pis këtu. Pensioni që marrë unë 160 mijë lekë nuk është i mjaftueshëm, gjysma shkon për ilaçe. Pensionista ka plotë, keëtu rrin dhe këtu e kalojnë kohën e lirë. Kur është shi nuk del këtu se ske ku të rrish, pastaj problem është banjot, pasi rri e prêt radhët si në mesjetë.Të këtë një vend për pensionistët ku të rrinë dhe  të kalojnë kohën, është e domosdoshme”- thonë pensionistët.

Duke pasur një moshë ku sëmundjet janë të shumta pensionistet thonë se nuk kanë as banjo për të kryer nevojat e tyre. Atyre shpesh u duhet të presin në radhë për të shkuar në një të till e cila është e pamjaftueshme me kushtet që ofron. Është premtuar nga që qendra që po ndërtohet nga bashkia do të ketë kushte optimale, por që punimet nuk kanë mbaruar dhe nuk dihet se kur do të mbarojn.

Redaksia online
N.M/Shqiptarja.com

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
'Qumėshti', kreu i AFI: Qytetarėt tė mos blejnė produkte nė rrugė
Orlando: 12 tė dėnuar nė Itali nuk arrestohen nė Shqipėri
Zef Brozi:Berisha pranoi se lejoi  drogėn,duhej tė ndiqej penalisht
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 17/12/2017, VITI VII- NR.298